Kryeministri Edi Rama është i bindur se më 11 maj do të marrë mandatin e katërt qeverisës, me më shumë vota se asnjëherë tjetër më parë.
Ndërsa një komentuesi i shkruante në facebook se i kishte të gjithë bashkëpunëtorët në burg, Rama iu përgjigj: “Në 3 mandate kam pasur 60 ministra. Deri tani 2 ministra të mandatit të parë janë dënuar, një tjetër është në paraburgim dhe një tjetër, ish-zv.kryeministri, ka marrë arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë”.
Reagimi i plotë:
Le t’i marrim pak me radhë i dashur Fredi, e para populli besimin e tregon me votë dhe ma ka dhënë besimin 9 herë, dhe do ma japë dhe për të 10 herë.
Sepse ky popull nuk mendon se duhet të jap dorëheqje që i hapa rrugën goditjeve ne nivele të larta që nuk kishte ndodhur kurrë, deri kur me PS udhëhoqëm reformën në drejtësi.
Dolën të gjithë hajdutë thua ti, por jo nuk janë kështu. Në tre mandate kam pasur 60 ministra dhe deri tani 2 ministra të mandatit të parë janë dënuar, një tjetër është në paraburgim, por jo i dënuar, dhe një tjetër ka marrë arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë.
Nga njëra anë këto janë është pasqyrë e vullnetit të hekur politik të mos cënojë drejtësinë të bëjë punën e vet, nga ana tjetër hajdut quhet dikush që dënohet me prova dhje jo dikush që linçohet pa prova. E njëjta logjikë vlen dhe për nja 250 kryetar bashkie dhe deputetë gjatë këtyre viteve, disa të dënuar, por të thuash të dolën të gjithë hajdutë është thjeshtë t’i bashkohesh korit të blegërimava të kopesë politiko-mediatike.
Tani të vijmë te përgjegjësia, edhe në një familje le pastaj në një organizatë, parti, në një shtet të tërë, përgjegjësia ligjore është individuale, ndërsa përgjegjësi morale mbajnë për sesi reagojnë. Para se të bëhej reforma në drejtësi, ishte marrja në mbrojtje dhe pengim të hetimeve dhe linçim të njerëzve të drejtësisë. Ata që duan ta kthejnë përmbys reformën në drejtësi janë ende përballë nesh me përbetimin publik se në 11 maj do ta shkrijnë fare SPAK po u dhatë votën. Natyrisht nuk kanë për të marrë votën dhe SPAK nuk kanë çfarë t’i bëjnë fare.
Ne nuk bëjmë avokatinë e asnjë individi për rastin e tij konkret, por ka ardhur koha që të ngremë zërin për standardin demokratike të proceseve. Pavarësia e drejtësisë u arrit, për herë të parë në histori, ndërsa drejtësia europiane që duam për Shqipërinë 2030, është drejtësia ku pavarësia nuk mund të kthehet në shkelm ndaj standardit demokratike.
Pavarësi, profesionalizëm dhe garanci kushtetuese dhe ligjore për këdo që hetohet, por kurrsesi të poshtërohet në Pazar, të merret peng pa gjyq dhe të tërhiqet zvarrë ne kanalet e llumit mediat me nxitje dhe ushqim nga brenda burimeve të drejtësisë.
Me pak fjalë per Kete tytēn megallomam euforik, nuk ka njē emergjencē tē korrupsionit ? Çdo gjē nē rregull ? Operazioni doli me sukses, pacienti vdiq.
..dhe kur mendoje se Rama do ndryshonte nje dite..LOL
"HAJDUTË. TË TË GJITHË SHQIPËRISË, BASHKOHUNI"! Banda e Sali Berishës, një çetë bashibozukësh, duan t'na rrëmbejnë pushtetin dhe t'na tregojnë se dinë të vjedhin më mirë se ne. Rilindas, jini vigjilentë! Nderi që na bëri "Erjoni Ynë" duke u treguar me vepra se brekët e Ajolës janë ku e ku më të shtrenjta se ato të Arminës, na jep të drejtën e Zotit që të arrijmë një fitore plebishitare në 11 Maj, për të bërë realitet ëndrrën e Rilindasve tanë, për t'i parë brekët e Ajolës të valëviten në Bruksel, krahas flamujve të vendeve të bashkësisë europiane. Rroftë PS!
O njeri i pa afte nuk ta ka fajin komentues injorant por Nesti Angoni qe krijoje perceptionin qe PS eshte parti e korruptuar dhe je fajtore qe ke lejuar Nesti Angonin. O njeri i pa afte o kryeminister i pa afte kur Nesti Angoni thote grua e Véliaj shpenzon 860 mije euro bizhuteri a e kuptone reaksionin ne baze , puntori thote une punoje dhe mare xxxxxxx lek ndersa zonja harxhon xxxxx lek Nesti Angoni percolli ne opinion PS eshte korruptuar tani ne frazen e dyte ata jane hajdut duke désinforme , çfare ke bere a ke sherbime informative a ke minister drejtesie, nuk ka asgje qe te justifikone. Deklaron Paloka me ze e figure qe Nesti Angoni na telefonoi nje ore para ndalimit te Véliaj , ju sot ne oret e para te mengjezit duhet te ishit ne prokurori e jo te lejonin Berrishen te tregone peralla. Je fajtore dhe vec teje nuk ka tjeter fjalor
Sa te kesh hajvane si muli,mziu dhe kriminel salen do fitosh,por mos prisni te dal ndonje shqiptar i ndershem
Nga 60 Minista qe ka Rama dhe vetem tre i jan kapur ne vjedhje ! Me kujtove Vajin e nje Vajtimori,per nje te vdekur, i cili ishte vrar duke kryer marredhenie me nje Grua ! --Pa nigjo mir o i Biri i t`mirit- -E m´nigjo mir o Nipi i Gjek Tahirit- -Qe ke qit pushk ne der T´vezirit-- E sot po m`thon te kan vra mas P.dhit - -Nigjoni mir o Popull n`kam -- Qe keni ardh prej kater an- - Se pasha i din e pasha Imam- - E pasha njat Zot qe na kadhan --Se ket pun e pun e kena ba te tan- Po patem rrisk e s´na kan zan -- . Pra i "dashur Kryeminister " qe justifikofesh vetem me tre ministra HAJDUTA po te them : Pasha njat Zot qe na ka dhan- njat pun (te hajdutit) ta kan ba, te tan (Ministra me ju ne Krye si Ali Baba).
Ky kryetari i ri i Bashkise, shoku Rama, po na tregon se jane hajdut te mire e vjedhin pak. Shyqyr qe i kemi. Per 700 mije euro, me pak se shpenzimet online te Arjoles, u be 21 janari. Sa per standartet, per te cilet keta kujtohen kur u intereson, ti kerkojne llogari vetes. 12 vjet ne mazhorance dhe na ngelen me propaganden se akoma drejtesia eshte e Saliut. Nje dite na sulmon Spak-un kryeministri yne, e diten tjeter gjoja e mbron. Loje e ndyre qe ka per qellim largimin e vemendjes nga vjedhja e shperdorimi i parave publike. Ik, gjej ndonje peme tjeter e var ndonje te kopese tende.