Klosi ironizon opozitën: E vetmja gjë që keni arritur është se nga një parti u bëtë katër! Ne punojmë për votën, ju për sherret

17 Shkurt 2025, 11:34Politika TEMA
Klosi ironizon opozitën: E vetmja gjë që keni arritur

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, në seancën në Kuvend ironizoi opozitën, duke i thënë se këto 4 vite e vetmja gjë që kanë arritur është se nga një parti u bënë katër.

“Ne fitojmë se kemi shumë njerëz që punojmë, jemi të organizuar në çdo cep të Shqipërisë, në Greqisë, Italisë etj. Ne punojmë për votën, ndërsa ju për sherret.

E vetmja gjë që keni bërë në këto 4 vjet, jeni zënë me njëri tjetrin. E vetmja gjë që mund të krenoheni është se nga një parti u bëtë 4”, tha Klosi.

Klosi duke iu përgjigjur kreut të Grupit të PD-së Gazment Bardhit, tha se propozimi i tyre që diaspora të votojë edhe me dokumente të huaja, nuk mund të miratohet sepse vërtetësia e dokumentit nuk mund të verifikohet.

“Ti nuk i di hilet koleg, se nuk je pjesë e kupolës që vendos listat. Ti di çfarë thuhet dhe nuk e di çfarë mendohet. Unë nuk thashë dokument, por ajo që prodhohet me celular. Kërko në Google, i nderuar koleg, kjo foto që ta jep interneti, që mund të manipulohet në çdo moment. Kjo foto e ardhur nga Belgjike, nuk verifikohet dot”, tha Klosi.

Lini një Përgjigje