Deputeti i PS Pandeli Majko, në fjalën e tij në Kuvend ku po diskutohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ka deklaruar se propozimet e opozitës në lidhje me votën e diasporës janë një aventurë e rrezikshme.
“Mua kjo më mban shumë erë, dhe më mban një erë që s’dua ti vë emrin. Do jetë një arsye që votimi për emigrantët të bllokohet do jetë e papërgjegjshme që ky propozim të shkojnë në komisionin rregullator të KQZ.
Cfarë do të ndodhë me shpenzimet tani e në vijim, nëse ky komision nuk do të ketë votat e nevojshme, konsensusi për t’ia kaluar cështjen e vlerësimit për pasaportat e huaja, krijon një precedent të rrezikshëm.
Sot që flasim mbi 100 mijë vetë kanë aplikuar për të votuar, nëse do ecim me logjikën që komisioni rregullator do vendosë për cfarë nuk biem dakord ne këtu atëherë kthehemi në një komision prej 5 anëtarësh.
Të mos ndërrmarin hapin aventuresk, t’u heqin të drejtën shtetasve jashtë vendit të regjistruar tashmë për të votuar do ishte një aventure shumë e rrezikshme. Votimi me pasaportë të huaj, teknikisht është i pamundur. Dhe ky është një problem shumë i madh që prek integritetin e sistemit tonë elektoral.
Dikush nesër mund të vi të thotë edhe brenda vendit mund të votohet me pasaportë të huaj. Propozimi mund të shtyjë gjithë procesin në drejtim të paditur, shpresoj që komisioni të mos ndërrmarrë aktin aventuresk dhe tu heq të drejtën e votës emigrantëve”, -u shpreh Majko.
...e ka frike shume armikun e jashtem, se kshu e msoi dulla...LOL
Ç'jane keto budallalleqe !!!!
Nuk e di pse sa here e shoh kete parazit qe po e han qyl prej 30 e kosur vitesh me kujtohet viti 2014 kur u ngrit i pari dhe me ze te larte dhe me nje urrejtje te pashoqe tha BURG,BURG per ata qe s'kishin mundesi te paguanin faturat e energjise elektrike.Dhe u burgosen 38 000 qytetare mes te cileve edhe qindra qytetare qe kishin flijuar shtepine e tyre, tokat e tyre dhe rinine e tyre per te ndertuar hidrocentralet ne kaskaden e Drinit.Ky eshte thjeshte nje vemje e politikes.