LaCivita në PD/ Peleshi-opozitës: Keni gjetur një kompani marketingu dhe mbështeteni te shpresa se do ta bëjë të zezën të bardhë

17 Shkurt 2025, 11:43Politika TEMA
LaCivita në PD/ Peleshi-opozitës: Keni gjetur një kompani

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, gjatë seancës në Kuvend është shprehur se opozitës nuk i intereson vota e diasporës, ndërsa theksoi se për ta e rëndësishme është se kanë gjetur një kompani marketingu, duke iu referuar ekipit të Chris LaCivita.

"Asnjë fjalë për diasporën, që do të thotë se vota e Diasporës për ju nuk është as shpëtim, as e rëndësishme. Keni gjetur vetëm një kompani marketingu.

Një parti kaq e rëndësishme të mbështetet tërësisht në një kompani marketingu, që premton ta bëjë të zezën të bardhë.

Nuk ka shpëtim që vjen nga qielli, Shqipëria e së nesërmes do të ndërtohet nga shqiptarët, ju sillni një kompani që nuk e njihte fare Shqipërinë, por do ta bëjë të zezën të bardhë", tha Peleshi. 

 

Lini një Përgjigje