Balla: Diaspora do i japë PS-së 84 mandate, e pamundur vota me dokument të një shteti tjetër

17 Shkurt 2025, 13:16Politika TEMA
Balla: Diaspora do i japë PS-së 84 mandate, e pamundur vota me

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh i bindur se diaspora do i japë Partisë Socialiste 84 mandate deputetësh për të bërë reforma.

Balla ju ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen për zgjedhjet e 11 Majit.

''Emigrantëve ju them se ndërsa keni edhe 2 javë kohë, ju lutem shfrytëzoni këtë kohë për të rritur numrin e bashkëatdhetarëve tanë. Ta votojnë afatin e regjistrimit me regjistrimin e koalicioneve, kandidatëve, për t’i lënë më shumë kohë postës. Ju e keni kuptuar se është e pamundur që dikush të votojë me një dokument të një shteti tjetër.

Është e pamundur në asnjë vend të botës që dikush të votojë me një dokument të një shteti tjetër. Ne jemi një shtet prej vitit 1912, jemi krenarë që kemi bërë hapa dhe përsa i përket integritetit të proceseve zgjedhore. Kemi sanksionuar se në Shqipëri mund të marrësh pjesë në zgjedhje me dokumenta biometrikë. I takon autoritetit që organizon zgjedhjet, të shprehet për këtë çështje.

Një deputete këtu guxoi të hyjë në krahasime përsa i përket takimeve me diasporën. Biem dakord se takime si ato në Athinë, në Milano, në SHBA, apo në Londër ju nuk i bëni dot. Ju nuk e bëni dot në Tiranë një takim si këto. Ajo që duam ne nga diaspora nuk është të kemi mandatet për të qeverisur, por të kemi 84 mandate për të bërë reforma që të mos mbetemi peng i votave ttuja. Diaspora do i japë PS-së 84 mandate për të bërë reforma'', tha Balla.

3 Komente

  1. M
    Mblidh mendjet Taulant, duam RTSh per emigrantet

    Nje mut 84 vota o Balla, nese kucedra Rama nuk leshon sinjalin e RTSh per emigrantet!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Titi

      Ti keto dit je ne burg o legen

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loje rame berishe

        O BALLA PALLA PSE ME KOSHIENCE I LINI ALIBI SALISE PER HUMBJEN E 11 MAJIT? APO QE TE MBAJE PD DERISA AI TE VDESE DHE ATEHERE KISMET VINI NDONJE KRYETAR PD QE TJU MBULOJE POSHTERSITE DHE ZULLUMET? HUMBNI PUSHTET PER PAK DINJITET SE JENI BERE BLOZE E KAFSHE!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje