VIDEO/ “Sherifi i ri në qytet” dhe era (e ndotur) e Partisë Demokratike

17 Shkurt 2025, 12:57Politika TEMA
VIDEO/ “Sherifi i ri në qytet” dhe  era (e ndotur) e

Deputetja demokrate Ina Zhupa tha sot në kuvend se “një sherif i ri ka ardhur në qytet”, duke e pasuar me shperhjen “po vjen erë e re ndryshimi dhe është era e opozitës”.

Më heret, kryetari i grupit parlamentar të PS-së Niko Peleshi ishte përpkjekur ti sqarojë se një kompani PR nuk e rregullon dot atë histori trevjeccare dramatike të partisë së tyre. Kjo erë e opozitës i përket një të shkuare shumë të afërt. Është era e gazit lotsjellës në godinën e tyre dhe  rreth e rreth saj, “era e opozitës” që  ndoti selinë, partinë dhe shoqërinë. Sepse shkatërrimi i opozitës është kosto edhe për shoqërinë. 

Opozita e ndarë në më shumë se dy pjesë u shfaq për tri vjet në akuza të skajshme fyerjesh e këcënimesh duke treguar një histori konflikti që nuk ka ndodhur kurrë më parë në asnjë parti politike në Shqipëri.

Ina Zhupa ishte konkretisht pjesë e kësaj historie, e kësaj ere të opozitës që ka ndotur keq politikën dhe opinionin publik për tri vite me radhë. Sot Ina dhe të gjithë Gazmentët e Partisë Demokratike i janë nënshtruar Sali Berishës, për të cilin nuk lanë asnjë akuzë e fyerje pa lëshuar ashtu sikundër ai ndaj tyre.  Këtë histori konflikti Ina Zhupa dhe Gazmentët e PD-së po përpiqen ta shesin si era e re e kombinuar me sherifin e ri në qytet.

 

5 Komente

  1. Z
    Zhupa femer, u pu pu pu pu

    Ina Zhupa eshte modeli si nuk duhet te jete nje femer shqiptare. Zot, jepi fytyren e Mul Nokes kesaj Zhupes.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sillua

      Sherifi i ri është dordomuzi.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loku

        Kjo “Nafija” eshte komplet idjote.

        Përgjigjjuni
        1. U
          U mbars lopa nga Saliu e polli Ina Zhupen

          Kjo eshte dashnorja me e devotshme e berishizmit vrastar.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Doda

            Mo po ajo Tabakja qe do na rrisi ekonomine more aman ku eshte se vdiqem

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje