Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, nga Kuvendi pyeti deputetët opozitarë se përse nuk e përmendin raportin e DASH për pastrimin e parave.
Sipas tij, raporti në pjesën për Shqipërinë përmend aferën e privatizimit të klubit Partizani nga dhëndri i Berishës.
"Pse jeni bërë si pula të lagura, si ka mundësi që nuk e përmendni raportimin për pastrimin e parave.
Nuk ju dëgjova ta citonit raportin që flet qartazi për dhëndrin e një ish-kryeministri si shembullin e pastrimit të parave që ka fituar 5 milionë euro dhe pastaj të vini këtu e të bëni nga këto skenat si një deputet që kishte marrë në shtëpi fustanin e gruas.
Më ka akuzuar i pari juaj se kam bërë një kallëzim të rremë dhe se e ka marrë DASH dhe e ka sjellë si shembull, dhe po DASH thotë se Sali Berisha akuzuar për korrupsion pasi dhëndri i tij përfitoi 5 milionë dollarë.
Unë kam marrë përsipër baltën që më hidhet prej atij kallëzimi. Ky duhet të jetë një standard politik se kallëzimeve u duhet t'u vëmë emër.
Ju e thoni vetë ajo që ndodhi sot, kur kandidati për kryeministër i asaj që rahmet pastë ka mbetur nga PD del dhe thotë se e di që s'do fitojë kurrë, se do shkrijë SPAK faleminderit shumë, shyqyr që ju kemi", deklaroi Balla.
Zoti Balla . Mos e lere Ballukun te mashtroje . Thote jane bere 25% e punimeve ne rrugen TIRANE-NDROQ, kur eshte hapur vetem 5 km rruge punime . Kur e tera rshte 30 km, si i del hesapi asaj ?
5% ka shtuar vetem( ate qe Ka vjedhur )