Nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku ka komentuar Federatën e pjesshme të opozitës, pa grupin e Bashës, Shpëtim Idrizin e Dashamir Shehi.
Çollaku tha në një interviste për Report Tv se PD është e hapur për t’u bashkuar aspo bashkëpunuar me çdo parti që bën opozitë me Ramën, por kanë disa vija ndarëse.
Mbështetja e pakushtëzuar ndaj SPAK, ruajtja e marrëdhënieve me aleatët si SHBA dhe figurat e pakorruptuara, Çollaku thotë se janë tre parimet që PD nuk i shkel.
“Historia e koalicioneve nuk është një histori e re në Shqipëri. Është në të drejtën e tyre të bashkohen, i përshëndes dhe u uroj suksese kolegëve që zgjedhin një rrugë alternative me tonën për të kontribuar. Ne jemi të hapur dhe të gatshëm për tu bashkuar me çdo front që bën opozitë me Ramën, por jemi të qartë në parimet.
Qëndrime që i kemi bërë publike, marrëdhënie të pakushtëzuar me aleatët, SHBA, jemi në mbështetje të SPAK pa asnjë hezitim.
Ne jemi të kujdesshëm të paraqesim figura që janë të painfektuara nga procese korruptive. Edhe nëse nuk bashkohemi, mund të koordinojmë punën. Dallimet janë pika të politikës parimore”, tha Çollaku për Report Tv.
Çollaku shtoi se shumë shpejt do prezantojën programin për zgjedhjet e 2025 dhe listën e 140 kandidatëve për deputetë.
“Me synim për të bashkuar bazën, jemi në fazën përfundimtare të këtij procesi. Menjëherë do fillojmë dy procese, hapja e fushatës për 2025, do jenë prezantimi i programit të PD dhe shpallja e 140 kandidatëve që do përfaqësojnë PD si deputetë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Çollaku.
Rendesi ka qe deputet nuk del
fix
Kur krimineli Sali e dergonte kete Red Neck ambasador ne Amerike ishte i mire qe kur nuk e futi ne lita per deputet saliu po ai kriminel na doli i keq. Degjoni kete plehre qe ja u lypte stundenteve per t'u dhene note kaluaese, eshte plehre dhe imoral.
Ça thote ky koke shiniku Po ik or dreq se ti deputet s'behesh me harroje ti dhe gjithe grupi yt Keni ngrene e pire qyl me votat e demokrateve te thjeshte . Tani del e thote kundër spakut e SHBA. Kujton se po pjerdh Amerika per ty Pse sju dhjeu bindeni fare meqe e dashke I shume ameriken. Cilin spak ate me ish hetuesit te Enverit me 9 mije € rroge.
Po kush do te bashkohet me nje hic. Zgjedhjet e ardhshme do spastrojne ligavece si ti dhe gjithe grupi i Bashes. Eshte fundi juaj dhe i atyre qe iu mbajne me fondet e shtetit. Bashkimi.kerkon cilesi, gje qe ti nuk e ke. Dhe jo vetem ti. K9ha tregoi se edhe drejtuesit e partickave te vogla duhen mbajtur larg. Se ka filluar te gjallerohet edhe Ngjela, partia e te cilit ka me pak se 1500 vota. PD te beje koalicion me partite qe kane vota, jo me kryetare qe futen ne koalicion me te per nje vend deputeti.