Financimet ruse të Monika Kryemadhit, Balla: Dëshmi e ndikimit të Rusisë në rajon, preket siguria kombëtare

4 Prill 2023, 14:00Politika TEMA

Financimet ruse të Monika Kryemadhit, Balla: Dëshmi e ndikimit të

Kreu i grupit parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla tha në një intervistë për Euronews Albania se dokumentet që tregojnë se Monika Kryemadhi ka marrë para nga biznesmenë rusë janë dëshmi e ndikimit të Rusisë në rajon.

Balla u shpreh se nuk bëhet fjalë për akuza të PS por dokumente të publikuara nga media shqiptare dhe ajo evropiane. Sipas tij, derisa jemi përballë transfertave të parave nga Rusia, është një çështje që i përket sigurisë kombëtare.

“Janë dokumente ku Kryemadhi rezulton se është përfituese dividenti nga llogari bankare të kompanive të rusëve të cilët rezulton të jenë jo njerëz të zakonshëm por biznesmenë të lidhur ngushtësisht me Kremlinin në sektor të rëndësishëm si ai i naftës. Kur transferon divident do të thotë që je aksioner.

Kur bëhet fjalë për transferta parash nga Rusia është çështje e sigurisë kombëtare. Vërtetësinë e dokumenteve e verifikon vetëm prokuroria. Në pamje të parë ato dokumente duken origjinale. Nuk bëhet më fjalë ta çojmë ne në SPAK. SPAK i ka vetë dosjet. Koha kur politika vë në lëvizje drejtësinë ka marrë fund”, tha Balla.

3 Komente

  1. B
    Berti

    Hahaha SPAK po tall koqet me ju. Frike ata kane vetem Sali non graden e Ilir Floririn. Juve nuk ju llogarit fare.

    Përgjigjjuni
    1. 2
      2D

      Taulant, argumenti yt për të mos i çuar “JU” denoncime në emër të pavarësisë së gjyqësorit nga politika është mjeran, idiot dhe mban erë frikë ose bashkëpunim. Monika vetë po bën nnamin me denoncime, dhe ajo është deputete dhe politikane. Kushtrtuta detyron çdo qytetar, e jo më një përfaqsues të qytetarëve që e ngroh prapanicën në karrige me paret e qytetarëve, të denoncojë çdo veprim që vjen në kundërshtim me ligjin,,aq më tepër për një çështje kaq të madhe sa paret ruse. Taulant, pse po e fusni kokën në rërë? Pse i shmangeni ti dhe Edi Rama këtij denoncimi? Nuk flas për konsum publik, atë e bëni se jeni mjeshtër. Por ne që ju votojmë duam tu shohim ta denonconi realisht atë familje kryehajdutësh. E kundërta ju bën bashkëfajtorë e bashkëpuntorë.

      Përgjigjjuni
      1. Myzeta

        Z. Balla.... A E MBANI MEND SA VITE KA , QE ESHTE PREKUR SIGURIA KOMBETARE ????? PERSE JENI KAQ TE SHQETESUAR PIKERISHT TANI , DHE I DREJTOHENI "SPAK" NE MENYRE URGJENTE TE MBLEDHE FAKTE DHE TE HETOJE KRYEMADHIN! JUVE JETEN PARLAMENTARE E BENI BASHKE, DHE JA NJIHNI NJERI TJETRIT CDO GJE EDHE VEPRIMET QE AI BEN......PERSE NUK I NGRITET KETO PROBLEME QE CENOJNE SI TRADHETINE KOMBETARE EDHE KORRUPSJONIN ..... PERSE ESHTE "PARLAMENTI" PERSE QUHENI POLETIKAN???? KUSH E MBRON VATANIN DHE POPULLIN ???? SA VITE KA QE ESHTE NGRITUR "SPAK " A I KENI OFRUAR NDONJE FAKT PER KETA POLETIKANE ANTI SHQIPTAR, E TE KORRUPTUAR MADHORE???? PRANDAJ POPULLI E KA HUMBUR BESIMIN NDAJ JUSH DHE PO E VUAN , ATE QE JU E BETE ME KOSHJENCE , duke heshtur ndaj ketyre tradhetareve me "NON GRATA" Ne frontin e pare i cilesuar me "KORRUPSJON MADHOR"

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje