“Fjalën nuk e fitoj me sjellje kafshërore” - Deputeti i PD: I kërkojmë Nikollës kushte normale për zhvillimin e mbledhjeve

25 Janar 2024, 21:30Politika TEMA
“Fjalën nuk e fitoj me sjellje kafshërore” - Deputeti i

Deputeti demokrat, Arbi Agalliu ka deklaruar në emisionin “Real Story” se i kanë dërguar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës një shkresë kërkojnë kushte normale për zhvillimin e mbledhjeve.

Ai ka theksuar se ndryshe nga kolegët e tij, nuk e merr fjalën me sjellje kafshërore dhe duke hipur në tavolina, por me standarde europiane.

Lindita Nikolla kërkon të vendosi rendin dhe të krijojë kushte normale për zhvillimin e aktivitetit, duke i thënë të nderuar kolegë uluni dhe kaq. Unë di të them që në këto muaj që parlamenti nuk ka funksionuar është terreni më i mirë dhe më i përshtatshëm i Edi Ramës për të kaluar çdo gjë që ka dashur. Kemi qene të paktët që kemi zbërthyer buxhetin nga Partia Demokratike, sepse kolegët tanë nuk na lini hapësirë për të folur.

Ne në të gjithë këtë periudhë pas rizgjedhjes së zotit Basha si kryetar, PD ka ecur në tre procese, i pari, procesi i riorganizimit të saj, procesi i programit të PD, ku unë jam sekretari i atij programi, i cili pothuajse është në fund dhe nis pjesa e prezantimit nëpër qarqe. Nga ana tjetër, kemi ecur me denoncime të përditshme.

Parlamenti është i bllokuar dhe nuk funksionon. Ne nuk mund të shkojmë në parlament, të zihemi dhe të marrë fjalën unë. Unë fjalën time e fitoj me standarde europiane dhe jo me sjellje kafshërore, që hipin në tavolina dhe ndezin flakadanë”, tha Agalliu.

4 Komente

  1. A
    Agalliu eshtepioner i nongrates dhe deshtak si Lul

    Deputet Agalliu kerkon kushte normale ne Kuve d, por harron se partia e tij me Lulin ne krye kujton se ne pensionistat e mbyllim dot muajin me pesionet, dhe keta birbo plehra kerkojne te dihmojne pe lufte Kosoven duke i derguar miliona euro per te blere arme. Lerajani ate pune Natos more te papergjegjshem. Duket se jeton mire edhe deputet Agalliu, vegla e Lulit. Bej kujdes djale, ke shume te mesosh akoma. Shyqyr qe ti dhe te tjeret si ty nuk e kane ne dore buxhetin e shtetit. Legen!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rexhina

      Bravo Arbi.Je djal Vlore e djal i fisit te nderuar Agalliu qe si dje edhe sot kane qene e jan fis i punes e i nderit e patriotit.Ata deputet alabak rreth teje dhe te duan te te kuptojn ty nuk munden sepse origjinen e kan nga ferra kurse ti e prinderit e tu vini nga qytetaria ajka qe i dhate emer Vlores.Sukses.

      Përgjigjjuni
      1. k
        km

        Arbi,deklarimet tuaja Jane per te lare mutin me shurren.Kryetarja e kuvendit iu beri dhjete here kerkesen:-uluni te diskutojme per ceshtjen e rendesishme.Zgjedhesit Kane nevoje te degjojne mendimin tuaj".Koleget tuaj nuk u uleni.Ju vertete u ulet por nuk konfirmuat as pjesmarrjen tuaj.Heshtja juaj perpara ketyre qendrimeve antidemokratike antikushtetuese e ligjore,eshte mbeshtetet ne ceshtjeve ketyre felliqesirave deputetet. Ju bej Thirrje:-ose te vini ne binaret e ligjit,te regullores se kuvendit dhe detyrave te deputeteve,ose dorzoni mandate.Ju nuk jeni per deputetet,Jani zorraxhinj frikacake.Me largimin tuaj,KQZ do tiu zevendesoje dhe keta parlamentare do te vijoje normalisht deri ne zgjedhjet e reja.Ja ,Edhe ,Pune viti eshte.Reforma zgjedhoe behet Edhe me mbrapa ,pa' Ju.Mblidhni mendjen,Ju nuk merito i te jeni deputetet.

        Përgjigjjuni
        1. O
          Orikumi

          Ti mitre e ke more djale, po ke bere nje çike gabim, qe je futur ne grup me ata, qe s'te lene te flasesh, nuk te lene te debatosh me argumente, por te detyrojne me dhune t'i degjosh dhe te besh siç duan banditet. Keshtu qe e ke vet ne dore: ose qendro ne grup dhe bindju kerriç mulit apo gardh bazit. Parlamenti do burra, jo çapaçula si puna e legenave te rithemelimrrenimit!...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje