Në një reagim, nënkryetari i PD-së, Roland Bejko, shprehet se “i vetmi person i autorizuar për të folur për Reformën Zgjedhore në emër të Partisë Demokratike është Enkelejd Alibeaj”.
“Ata që nuk janë as anëtarë të PD-së, por qëndrojnë në detyrë falë marrëveshjeve të fshehta Rama-Berisha, të cilat jetësohen nga Lindita Nikolla, nuk mund të flasin në emër të kësaj partie.” – shkruan Bejko.
“Sa herë që disa individë ndryshojnë qëndrim, – shprehet më tej ai, – thjesht lëpijnë atë që kanë pështyrë, por nuk mund të ndryshojnë dot qëndrimin dhe bindjen e thellë të PD-së për një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në përputhje me pritshmëritë e shqiptarëve.”
Bejko duket se ka edhe një akuzë për atë që pretendon për të qenë bashkëkretar i Reformës në drejtësi, duke u shprehur se “njeriu që merrej me punët e pista për llogari të familjes Berisha, nuk mund të jetë pengmarrës i interesit të qytetarëve për lista të hapura, Shqipëria një zonë elektorale, votim dhe numërim elektronik dhe vota e diasporës”.
“Halli me drejtësinë dhe frika nga vota e qytetarëve që këta individë kanë, nuk mund të bëhet pengesë për t’u dhënë shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur vetë deputetët e tyre dhe diasporës të drejtën e mohuar për të votuar.”– përfundon Bejko reagimin e tij.
Roland ik se je gabim, ju me duket jeni me Ramen. Boll se edhe juve ju njohin tashme. Shume prej jush, mbase jo ju kane qene sherbetore dhe te bindur ndaj Sali Berishe e kane perfituar pafundesisht. Keta jane te pabesueshem. Shikoni portalet se çfar shkruajne per nje pjese tuajen. U bene demokrate ata. Pika, vetem per perfitime. Po te shkruaj me sinqeritet.
Me shume respekt per zotin Bejko, me qe kam votuar per te ne zgjedhjet e fundit, besoj se kam te drejte ti jap edhe nje kshille: Njeriu duhet te flase per te zene vend fjala e jo qesim, sepse ne fund te fundit, ne votuesit tuaj nuk jemi vetem per te ngrene fasule. Rama mund te kete me mijra probleme, por problemi me serjoz i vendit jeni ju qe po e ndihmoni Ramen ne menyre te shkelqyer. Problem te madh ka PD me kryevandalin non grata, por jo me te vogel e keni edhe ju me Bashen, i cili eshte i zhytur ne pislliqe
Lol o kokesynet.