Zyrtari i lartë i ambasadës amerikane: SPAK i duhet një vendi me korrupsion si Shqipëria, presim më shumë

25 Janar 2024, 13:37Politika TEMA
Zyrtari i lartë i ambasadës amerikane: SPAK i duhet një vendi me

 Këshilltari ligjor në ambasadën e SHBA David Backman gjatë një takimi në Universitetin e Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, në prani të Altin Dumanit, përgëzoi SPAK, ndërsa tha se i duhet një vendi si Shqipëria, për shkak të korrupsionit.

Backman shprehu se SPAK mund të të bëjë akoma më shumë, ndërsa iu drejtua të rinjve, duke i këshilluar se mund të ngryshojnë kulturën bazike të integritetit.

“SPAK është i mrekullueshëm dhe i duhet shumë një vendi me korrupsion si Shqipëria. SPAK është i rëndësishëm, ndaj edhe e shihni çdo ditë në TV teksa i referohen mediat dhe politikanët. SPAK mund të bëjë akoma diçka më shumë dhe jam i sigurt dhe ne e presim këtë.

Ju të rinjtë mund të ndryshoni kulturën bazike të integritetit sepse SPAK nuk mund ta bëjë i vetëm. Jua them me siguri se SPAK e kanë zili shumë shtete të tjera që nuk e kanë si strukturë. SPAK duhet ruajtur si xhevahir në Shqipëri. Është e vërtetë që SPAK është një institucion i mbingarkuar por me një shoqëri më të mirë situata në vend mund të përmirësohet dhe SPAK mund ta ketë më të lehtë.

Korrupsioni është kudo. Kam shërbyer në Sri Lanka dhe ju them se si atje si në Amerikë, por edhe këtu në Shqipëri ka korrupsion, por çështja është te niveli, burimet, institucionet mbikëqyrëse. Në Amerikë për shkak të kësaj frika është shumë më e madhe për të bërë korrupsion. Sa i përket përqindjes së korrupsionit në Amerikë nga ku vij unë, Sri Lanka ku kam shërbyer apo për tre muajt e fundit që gjendem në Shqipëri ju ftoj të shihni raportet zyrtare”, tha David Backman.

 

2 Komente

  1. L
    Lejlek

    Hajdutet e popullit shqiptar duhet te merren nga ketu dhe te cohen ne Guantanamo te rrethuar me gjemba dhe te mos dalin me .Keta kane frike vetem nga drejtesia Amerikane se nuk pyesin me presione ....

    Përgjigjjuni
    1. L
      Leonardi

      Me duket se je lejlek dhe nga trute e kokes ....o derman , nuk ka ligj ne Shqiperi qe dikush te kryej denimin ne Guantanamo ....ajo eshte propozua per largim si burg nga Administrata Biden , gjithsesi atje shkuan teroristet qe kene bere teror ose vepra penale kundra Shteteve te Bashkuara ....mos u sekelldis per Guantanamon ....kemi Recin fiks fare ...po me sa duket u harxhuam parate kot si bunkeret e Enverit ....se nuk shifet ta vizitoje askush ....

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje