Deputetët e Rithemelimit bllokuan sërish seancën plenare, Lapardhaja: Duan të hyjnë në pazare me Ramën! S’ka situatë më komode se kjo për qeverinë

25 Janar 2024, 14:19Politika TEMA
Deputetët e Rithemelimit bllokuan sërish seancën plenare,

Analisti Namir Lapardhaja komentoi seancën plenare të ditës së sotme e cila zgjati rreth 12 minuta për shkak të veprimeve penguese të deputetëve të Rithemelimit, të cilët bënë të pamundura diskutimet mbi projektligjet që u miratuan.


Lapardhaja tha se me këtë metodë që po ndjekin deputetët e Rithemelimit dhe Gazment Bardhit, qeveria është në situatën më komode. Sipas tij, grupimi politik i Bardhit dhe Rithemelimit nuk kanë asnjë synim për Reformën Zgjedhore por për të bërë pazare me qeverinë.

“Nuk ka situatë më komode për mazhorancën sesa ajo e krijuar në Kuvend dhe në jetën politike. Është një grupim që nuk ka asnjë lloj pikësynimi politik por qoftë ai që është mbyllur në katin e 8 qoftë këta që u bien bilbilave, kanë pazare të tjera.

Tani është e qartë sepse e kanë artikuluar, nuk u intereson një Reformë Zgjedhore por u intereson të kenë bashkëkryetarin e reformës. U itnereson të futen në Pazar me qeverinë e Edi Ramës, jo Reforma në vetvete”- tha Lapardhaja në një lidhje skype për “Sot Live në Shqipëri” . 

Më tej analisti tha se një pjesë e madhe e deputetëve të Rithemelimit kanë probleme me drejtësinë dhe po përpiqen të shpëtojnë çfarë të munden. Por sipas tij, me paraqitjen e Berishës në SPAK për t’u marrë në pyetje, tashmë nuk do ketë më të paprekshëm nga drejtësia.

Në seancën plenare të ditës së sotme që zgjati rreth 12 minuta, u miratuan me 73 vota pro 4 projektligje të mazhorancës ndërsa u rrëzua projektligji i propozuar nga 3 deputetë të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, Petrit Vasili dhe Monika Kryemadhi. 

2 Komente

  1. M
    Me 200 petrita jomunisto lule ....

    Lodhen kot lavjersat , Rama njeh per opozite PD dhe nuk ka nevoje per pislliqe te tilla . Te mos kuptoshe rolin e opozites do te thote te mos njohesh demokracin . Vlera e opozites eshte e barabarte me poziten diferenca eshte e vogel , keta gogole komunist berrishian po na kujtojne enveristet e 1991 te neveritshem te shikosh Babalen Vokshin Balonen Tabaku haaaa kenaqesi per kampin mazhoritar

    Përgjigjjuni
    1. z
      zalli

      bravo znj,Metalia je shum e guximshme,trime,pasi fitove bashkin e Lezhes me Pashk Hajdutin Doktor,(dihet),po kerkon te shpetosh demokracine,nga kush!Lezha ju dha dermen dhe nuk ke sy e faqe te dalesh para qytetarve te saj,helbete atje ne Tirane nuk te njohin .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje