47 deputetë të grupit Bardhi-Berisha dhe PL-së letër Kuvendit: Të ndryshohet përbërja e komisionit të Reformës Zgjedhore, s’duam Alibeajn bashkëkryetar

25 Janar 2024, 14:55Politika TEMA
47 deputetë të grupit Bardhi-Berisha dhe PL-së letër

Në një kërkesë drejtuar Kryetares së Kuvendit dhe për dijeni Ambasadorëve të Quint-it dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, 43 deputetët e grupimit Bardhi-Berisha, 3 deputetët e Partisë së Lirisë dhe deputeti i PD Agron Shehaj, i kanë kërkuar Kryetares së Kuvendit të procedojë me ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.


47 deputetët e opozitës, të cilët së bashku me 7 deputetët e Grupit Parlamentar për Demokraci dhe Integrim që kanë caktuar Shpëtim Idrizin si anëtarë të tyre, përbëjnë shumicën absolute të deputetëve të opozitës, kanë theksuar se përveç faktit që Shqipëria ka detyrimin ndërkombëtar për reflektimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, nga ana tjetër Kuvendi ka detyrimin për të reflektuar edhe 3 vendime të Gjykatës Kushtetuese, që lidhen kryesisht me formulën ligjore të përllogaritjes së mandateve për deputet, si dhe votën e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Në një letër të gjatë deputetët e opozitës kanë shpjeguar në detaje sesi puna e Komisionit të Posacëm të Reformës Zgjedhore u bllokua për rreth 2 vite nga bashkëkryetarët aktual.

“Për shkak se në 18 muaj Komisioni i Posaçëm zhvilloi vetëm dy mbledhje inaguruese dhe nuk përmbushi përgjegjësinë e ngarkuar nga Kuvendi dhe as afatet e kalendarit të punës që kishte miratuar vetë, në 14 Maj 2023, në Shqipëri u zhvilluan zgjedhje pa asnjë ndryshim ligjor dhe pa adresuar asnjë nga Rekomandimet e OSBE-ODIHR të vitit 2021”- thuhet në shkresë.


Deputetët nënshkrues shprehen se kanë analizuar situatën që në muajin Shtator 2023 dhe kanë konstatuar se asnjë përfaqësues i mazhorancës dhe opozitës, roli udhëheqës i përket bashkëkryetarëve, nuk kishin kërkuar asnjëherë zyrtarisht mbledhjen e Komisionit, nuk kishin patur asnjë reagim apo nuk kishin nxitur asnjë debat publik mbi këtë çështje, nuk kishin informuar asnjëherë Grupin Parlamentar apo vetë Kuvendin për ekzistencën e ndonjë arsyeje objektive për bllokimin e punës në Komision, si dhe drejtuesi i opozitës në Komision nuk kishte zhvilluar asnjë takim, konsultim apo mbledhje me anëtarët e tjerë të opozitës.

“Nga kjo analizë rezultoi e provuar që qartësisht Reforma Zgjedhore po lihej në heshtje, po mbahej qëllimisht e bllokuar, edhe pse koha po kalonte dhe zgjedhjet e ardhshme ishin afër”-shkruajnë deputetët.


“Është e drejtë e trupës që ka mandatuar përfaqësuesit që të rishoh rolin e tyre, si dhe t’i mbajë përgjegjës kur cënohen interesat politike apo kur shpërdorohet besimi i dhënë. Në këtë kuptim, koha e mjaftueshme prej 22 muajsh për të ushtruar përgjegjësinë e ngarkuar dhe mungesa e progresit në këtë çështje, e bën të domosdoshëm ndryshimin e përbërjes së Komisionit” – thuhet më tej në shkresën drejtuar Kryetares së Kuvendit.


Më tej deputetët shprehen se nëse deputetët e PD-së së kryesuar nga Basha shprehin vullnetin të përfaqësohen me një anëtar në komisionin e Reformës Zgjedhore, atëherë do të tërheqin një anëtar nga propozimi i tyre për të mundësuar caktimin e përfaqësuesit të kolegëve të tyre.  

7 Komente

  1. D
    Dde

    Hani mut....Alibeaj po te doni...ne mos pirdhuni me non graten...rrace bastardesh...rrofte luli qe Sales ja nguli..

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alibeu eshte n/kryetar i PD po ju ?

      C'lidhje keni ju me z. Alibeaj ? ky i perkete nje force politike PD ndersa ju jeni deputet por nuk jeni parti .

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokrati me mend ne koke

        Hani mut hani.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pensionisti i Porcelanit

          Vetm zgjedhjet e parakohshme parlamentare me kodin e ri zgjedhor, ku deputetet te zgjidhen direkt nga populli, do t'i qerojne keta grindavece injorante nga skena politike.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eri nga Shkodra

            Vazhdon sulmi i paprincipte i komunisteve te Foltores (nevojtores) ndaj ish te perndjekurve politikë qe kane vuajtur nga komunistet e PD-së. Turp. Kjo eshte nje hakmarrje e ndyre ndaj nje njeriu i cili pati meriten e pashoqe qe bashke edhe me ejkon e ndonje tjeter, u qendroi besnik parimeve demokratike te studenteve te dhjetorit qe kerkonin nje Shqiperi euroatlantike, ne miqesi te fortë me SHBA. Megjithëse i ri, nuk u thye para shantazheve te Berishës e bandës së tij dhe nuk u tremb edhe ndaj kercenimeve per likuidim fizik. Prandaj deputetet e te djathtes por edhe ata te te majtes mos te pranojne te futen në pazare te ndyra. Turp te kene te djathtët duke ditur se Alibeaj ka qënë minister drejtesie ne kohen e PD. Lulzim Bashen do e keshilloja te ketë respekt te madh per Alibeajn, Bejkon e qendrestaret e tjere dhe te marre shenbull nga që dresa e tyre dhe te mos fleri nën dafina. Boll më. Nuk ka kohe për rehati.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sokoli

              O shpellar te qelbur! Alibeaj eshte perfaqesuesi ligjor I PD dhe as pjerdh per ca zvarranike qe ushqehen prej nje kufome

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mediu

                Kur e levdojne jete hoxhen Ali se si me vjen per te dhj. !!!?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje