Analisti Mentor Nazarko thotë se Lulzim Basha ka zgjedhur qëllimisht që të mos përplaset me deputetët e Foltores që mbështesin Sali Berishën, apo edhe që të mos bëhet shumicë mes demokratëve.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se nëse Basha do të kishte si qëllim që të kishte shumicën në Partinë Demokratike, do të ishte më aktiv dhe do të distancohej në mënyrë reale nga berishizmi.
Sipas Nazarkos, Basha kërkron të ruajë pozicionin e privilegjuar që ka për shkak se është alternativa reale, që ka edhe vulën e partisë.
“Në kushtet kur kjo përplasje brenda demokratëve nuk po prodhon një iniciativë të re, një cilësi të re, një marrëveshje të re mes tyre, atëherë mund të kemi mbajtje të status quo-së, ose ndryshime të vogla që shumica do t’i kalojë me votat e veta. Pra, unë nuk po shoh zgjidhje dhe as propozime të kësaj pjese të demokratëve që të sjellin cilësi ose zhvillime të reja përpara. Kam frikë, se në tërësinë e sjelljeve të veta, partia e zotit Basha, duket sikur është e interesuar për të pasur një Parti Demokratike që të ketë një përqindje të vogël bllokuese në zgjedhjet e ardhshme.
Mua më duket sikur ka një zgjedhje të qëllimshme të zotit Basha, që të mos hyjë në përplasje me pjesën tjetër, ose të mos tentojë që të arrijë të bëhet shumicë brenda demokratëve. Po të kishte një qëllim të tillë, do të ishte më pro aktive, do të kishte më prani mediatikisht, do të kishte distancim real nga berishizmi. Unë nuk e shoh këtë.
Qëllimi real i sjelljes së kësaj pjese të demokratëve, është që të ruajnë pozicionin e privilegjuar që kanë për shkak se janë alternativa reale, alternativa e vulës. Mendoj se ky është qëllimi real i Partisë Demokratike të zotit Basha. Pala tjetër kërkon ta prishë status quo-në. Partia e zotit Berisha ku edhe Bardhi i është bashkuar, synon ta prishë status quo-në dhe të jetë edhe faktor legal”, theksoi ai.
Basha e njeh shume ma mire se kushdo psikologjine e militatizmit te PD. Ai po punon mire te mbeshtetesit e tij votues e antare te partise, po i le kohen e duhur te idjotizuarve mbas berishizmit qe te vet konsumohen, i ka nxjerr ne shesh deputetet e berishes qe sillen si adolishent te dehur ka shmangur shtypin pro rames qe nuk lejne rast pa na treguar se cicerojne me zell vetem per shefin e qeverise,dhe i qete po pret rezultatin e kesaj inteligjente politike. Koha do tregoje qe ai do jete i sukseshem ne kete mutsihane politike qe kemi ne.
Amani ore shyqyr qe dolĺi nje nga vellezerit Nanzarko , se na kishte marre malli se e verteta e nje cope keto jane dhe Ersekare dhe perfaqesojne sipas marangozit Shpetim Faik Bej Konicen , pamvarsisht se jane fshatare te varfer morracake.....keshtu e quajne veten
Amani ore shyqyr qe dolĺi nje nga vellezerit Nanzarko , se na kishte marre malli se e verteta e nje cope keto jane dhe Ersekare dhe perfaqesojne sipas marangozit Shpetim Faik Bej Konicen , pamvarsisht se jane fshatare te varfer morracake.....keshtu e quajne veten
Ky Nazarko duhet hetuar nga SPAK, per ca afera te tmerrshme me nje grup njerezish qe kam patur rastin ti shof vete, diku ne nje zyre te bulevardi perballe kryeministrise, bashke me ca te tjere, qe benin premtime per perfitime tenderash dhe ne kembim u zhvasnin leket ne moment. Shume shpejt do dalin edhe emrat. E dinim burre te mire por eshte kellire.