Flamur Noka i zgjidh Kokalarin rivalëve në "Foltore": Pse ka nëntë të rinj më shumë në Këshillin Kombëtar të PD?

2 Qershor 2022, 16:33Politika TEMA

Flamur Noka i zgjidh Kokalarin rivalëve në "Foltore": Pse ka

Si të mos mjaftonte përçarja brenda PD-së, ka nisur përçarja e thellë edhe brenda Foltores ku brezi i ri po luftohet nga brezi i vjetër.

Evi Kokalari ka dalë me një qëndrim publik, në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Foltores.

Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari kërkon llogari se pse FRPD, ka nëntë të rinj më shumë në Këshillin Kombëtar dhe pse po i jepet kaq shumë hapësirë të rinjve. 

Mesa duket, Flamur Noka dhe Arben Imami kanë gjetur përkrahjen e duhur. 

Më poshtë postimi i plotë i Kokalarit:

Ftesë Belind Këlliçit për transparencë.

Vota është e shenjtë dhe duhet mbrojtur me çdo kusht, ndryshe demokracia nuk mbijeton!!

Kuota e pjesëmarrjes të anëtarëve të Forumit Rinor në Këshillin Kombëtar është 15% ose 22 veta. Duke hequr Belindin që është automatikisht i futur si deputet, ngelen 21 veta.

Këtë shifër ma ka konfirmuar vetë Belindi.

Nga një analizë e thjeshtë të listës së fituesve, rezulton se në Këshill kanë hyrë gjithsej 30 anëtarë të Forumit Rinor, domethëne 9 mbi kuotë e kërkuar me statut.

Ftoj Belind Këlliçin, që për hir të trasparencës, të lëshoj një deklaratë të noterizuar që vërteton se këta 9 vetë mbi kuotë, janë futur me votë (dhe nëse është votë e lobuar s'ka problem për momentin), dhe nuk janë përzgjedhur nga Belindi vetë për të plotësuar, tejkaluar apo manipuluar zgjedhjet nëpërmjet kuotës që mbrohet me statut të Partisë.

Logjikisht, nëse kemi 9 veta mbi kuotë, kjo do të thotë që të gjithë, pra 30 të rinjtë, janë futur me meritokraci.

Kjo trasparencë, është mëse e nevojshme përpara zgjedhjeve të së Premtes, sepse ky është një informacion që duhet ta disponoj çdo anëtar i Kryesisë që ka të drejtë vote nesër.

E falenderoj paraprakisht!

1 Komente

  1. Zgjedhje më të mira , një mut kanë për t’u bërë n

    Ama dhe ju të Temës , kërkoni transparencë e ndershmëri në shtëpinë e HAJDUTËVE (të votës)!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje