PD e ndarë edhe në mort

2 Qershor 2022, 12:27Politika TEMA

PD e ndarë edhe në mort

E enjtja e 2 qershorit ishte Ditë Zie kombëtare në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në Gjermani, pas një sëmundje të rëndë.

Ceremonia zyrtare e homazheve vijoi ditën e dytë në mjediset e Presidencës.

Kreu i shtetit Ilir Meta i shoqëruar nga vajza e tij e madhe ishte i pari që hapi siparin e homazheve.

Më pas homazhe zhvilluan Sali Berisha me bashkëshorten, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, dhe gjithë deputetët e Rithemelimit.

Më vonë mberriti Enkelejd Alibeaj që la një shënim të gjatë në librin e kujtimeve, i shoqëruar nga Gazment Bardhi.

Veçmas nderoi figurën e Nishanit, Grida Duma, për të vijuar me Ervin Salianjin e më pas (ndryshe nga PD) në bllok bashkë anëtarë të kabinetit qeveritar kryesuar nga Ogerta Manastirliu, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla për të vijuar me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla e deputete të tjerë të mazhorancës.

Në nderim të figurës së tij kryen homazhe në bllok edhe gjithë presidentet e periudhës se pluralizmit dhe ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Po ashtu edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

2 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    90 % misliman në Shqipëri, votojn për Nano orthodoksin,Rama katoliku dhe dalin në shesh për Meta bektashin.

    Përgjigjjuni
    1. L
      LIria

      Lamtumire o bashkepunetori im besnik ne eliminimin e armikut te rrezikshem te familjes Berisha, tradhtarin dhe spiunin Kosta Trebicka! (Sali Vuk Karaxhich)

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje