“Bombat” e Shaqir Vukajt që trondisin edhe sot politikën shqiptare

2 Qershor 2022, 10:44Politika TEMA

“Bombat” e Shaqir Vukajt që trondisin edhe sot politikën

Nga Ylli Pata

Ngjarjet tragjike shqiptare të pas rrëzimit të komunizmit vijnë herë pas here në publik në forma të ndryshme. E sa herë vijnë, ato ngjallin interes, polemika e natyrisht përplasje në opinion.

Ka një “traditë” tashmë që në median shqiptare, kur ka një “përvjetor” sillen shikime e opinione për ngjarjet më të rënda.

Fakt është që këto qasje kanë ardhur prej njerëzve që ngjarjet i kanë parë nga këndvështrime të tyre, por që nuk kanë qenë aktorë e protagonistë të rëndësishëm. Në Shqipëri mungon zhanri i memuarëve të protagonistëve të ngjarjeve, çka në Perëndim është rutinë. Ish-kryeministri Italian, Matteo Renzi, që nga ikja prej postit të kryeministrit ka shkruar 3 libra, të cilët janë ngjitur në listën e më të lexuarve në shkallë kombëtare.

Tek ne ka qenë Presidenti Bamir Topi, që i ka sjellë publikut një kontribut të rëndësishëm dokumentar mbi zhvillimet më dramatike në vend. Në një libër mbi presidencën e tij, ku natyrisht hyjnë Gërdeci dhe 21 janari si pika kulminante, dhe mbi zgjedhjet e Tiranës ku ai ka qenë dëshmitar i dorës së parë, Presidenti Topi ka sjellë histori që kanë marrë vlerë potenciale për të zbardhur ngjarjet, të cilat politika i fsheh me manovrat e saj.

Shaqir Vukaj, një diplomat e politikan i rëndësishëm i viteve të para pas rrëzimit të komunizmit, sjell librin e dytë pas atij mbi shënimet nga Moska për çështjen e Kosovës.

Vukaj, ka qenë një protagonist i dorës së parë të zhvillimeve politike pas rrëzimit të komunizmit, ku përveçse deputet në dy legjislatura ka qenë Nënkryetar i Parlamentit të Shqipërisë, ministër i Mbrojtjes, Ministër i Ekonomisë dhe Tregtisë, ambasador në Moskë dhe ambassador në Pragë.

Kryetar i parë i Partisë Socialistë të Shkodrës, pas prillit të tmerrshëm të viit 1991, Shaqir Vukaj ishte njeriu që e futi PS-në në zgjedhjet e 22 marsit 1992 në Shkodër, çka konsiderohej një tabu. Qyteti, ku në fakt lindi e majta shqiptare, pas 2 prillit u kthye në një “tokë e frikshme” për secilin që quhej socialist. Përndryshe ishe pa punë, ose i sulmuar në shoqëri. Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Radio “Shkodra”, apo çdo institucion i qytetit kishte përfafuar “inkuzicionin” e ri- me fjalën e madhe “antikomunizëm”. Shto këtu edhe egërsinë e mazhorancës, që me fjalën e Sali Berishës President gjëmonte: “Shkodra nuk i do socialistët”.

Vukaj ka sjellë në zgjedhjet e 1992, listën më të mirë që PS ndër vite e kanë pasur në qarkun e Shkodrës. Edhe pse s’fituan, kandidatët e Partisë Socialistë për Shkodrën ishin model për të përfshirë trurin e inteligjencën në politikë. Përveç Shaqir Vukajt, që ishte kryetar i PS-së, kandidatë për deputetë të PS në Shkodër  ishin: poeti i madh Frederik Reshpja, i burgosur prej regjimit komunist, futbollisti e trajneri i shquar i kombëtares kuqezi, Medin Zhega, mjeku i talentuar dhe mjaft popullor onkolog në Shkodër, Skënder Zaimaj, por edhe mjaft intelektualë të tjerë.

PD, i fitoi të gjithë deputetët në Shkodër, por të vetmit që u njohën në publikun e gjerë ishin Pjetër Arbnori i cili ishte kryetar Kuvendi dhe Ali Spahia kryetar i grupit parlamentar të PD-së. Të tjerët as i njohu, as i mban mend njeri.

Vukaj nuk qëndroi shumë në Shkodër,  pasi në vitin 1992 u zgjodh nënkryetar i Parlamentit, e kështu qëndroi në Tiranë, por duket se etjen për të treguar të vërtetën e tij, e ka mundur sensi i “rehatisë” që pengon shumë nga politikanët që të rrëfejnë në publik ata ç’kanë parë, dëgjuar apo mendojnë për zhvillimet në vend.

E Shaqir Vukaj, në librin:  “Nga gjakosja e Shkodrës  (Pranverë 1991) tek pergjakja e Shqipërisë (Pranverë 1997)”, nuk lë gjë pa thënë për atë që ai ka parë, dokumentuar dhe regjistruar në shënimet e tij, që i mban në mënyrë permanente.

Një nga ngjarjet më të rëndësishme e dramatike të postkomunizmit shqiptar është 2 prilli 1991, një tragjedi që solli 4 të vrarë, shumë të plagosur, por edhe sot ne nuk dimë kush i vrau, kush urdhëroi vrasjen e tyre dhe si rrodhi realisht ngjarja.

Për 2 prillin kanë folur shumë deri tani, por Shaqir Vukaj në librin e tij jep një pamje krejt të re, krejt të freskët e natyrisht tronditëse. Ai e ka parë 2 prillin nga pak metra dhe e transmeton në mënyrë dinamike, si të jetë një roman “i verdhë” i George Simenon. Ku ka “bomba” që nuk ishin thënë më parë publikisht. Në Shkodër fliteshin natyrisht, por askush nuk ka pasë guximin t’i dokumentojë. Shaqir Vukaj rrëfen si dëshmitar ose si rrëfimtar i të dhënave që i janë transmetuar, të cilat i tregon me burime të “blinduara”.

2 prilli i rrëfyer nga Shaqir Vukaj është krejt ndryshe nga ai që deri më sot na është dhënë nga dëshmitarë apo aktorë afër ngjarjes. Na sjell një panoramë direkte, vertikale të zhvillimeve, por edhe një dimension tjetër të panjohur, atë të armëve kundër policisë nga njerëz të grupit protestues. Shaqir Vukaj, këtë dëshmi, e tregon me një referencë dy burimshme, duke dhënë të gjithë dinamikën.

2 prilli i Shaqir Vukajt nuk është i vagullt, as spekulativ, madje fare akuzues, por rrëfyes deri në detaje i zhvillimeve njerëzore në Shkodër. Madje autori tregon një marrëdhënie të afërt me një nga dëshmorët e 2 prillit, vrasja e të cilit është më shumë se enigmatike-është tejet e dyshimtë. E këtë dyshim, Shaqir Vukaj e rrëfen me referenca preçize.

Përgjakja e Shkodrës vjen në libër me disa dimensione, duke ju kthyer para në kohë, për të ndihmuar kronikën që të vijë tek e vërteta. E në këtë logjikë, Vukaj ka një përfundim që në Shkodër e gjen rëndom: Përgjakja e Shkodrës nuk ishte spontane, por e komanduar dhe e dirigjuar. Nga brenda dhe nga jashtë sipas tij. Edhe për këtë ka mjaft rrëfime e analiza interesante, që natyrisht secili nxjerr përfundimin e vet.

Si parantezë, në takimin e promovimit të librit të Shaqir Vukajt, që u mbajt në Muzeun Kombëtar, foli edhe Tanush Mulleti, një personazh mjaft i njohur në vend, nipi i Qazim Mulletit, i cili ka jetuar shumicën e kohës në Shkodër.

Mulleti, foli me respekt për Shaqir Vukajn, por nuk ndau të njëjtin mendim për 2 prillin 1991, për të cilin dha një këndvështrim ndryshe edhe si protagonist i ngjarjes. E në fakt, kjo është logjika e një botimi, të zgjojë diskutimet që deri tani kanë ardhur nga kënde të ndara; njëri gozhdës e tjetri patkoit.

Por “bombat”e vërteta të Shaqir Vukajt vijnë më pas, pikërisht me tragjedinë e vitit 1997. Është realisht një nga dëshmitë më të plota për këtë kohë të tmerrshme. Që madje ka edhe referenca nga axhanset e mediave më të rëndësishme botërore. Për këtë kohë, Vukaj, ka një ditar preçiz, i cili është panoramë e gjerë e zhvillimeve, jo vetëm nga këndi i ministrit të Mbrojtjes së qeverisë së Pajtimit Kombëtar, por edhe më gjerë.

Ku ka referenca e shifra të frikshme. Një nga to? Njëra përshembull: Mbi 100 miliardë lekë, shifra e dëmeve në ushtrinë shqiptare nga grabitjet e ndodhura gjatë vitit 1997. e padalë deri tani dhe që përbën lajm të madh madje. E që me kursin e kohës shkon tek 670 milionë dollarë amerikanë.

Por natyrisht nuk është e vetmja, pasi ka shumë të dhëna krejt të panjohura mbi zhvillimet e frikshme të asaj kohe, ku Vukaj ka regjistruar edhe zhvillimet në PD edhe në PS, të cilat i jep siç janë shkruar në atë kohë, pra pa logjikën e vonesës në fazë.

Është krejt e pakuptueshme që media kryesore shqiptare e trajtoi këtë libër dëshmi shumë të rëndësishme në pjesën më të vogël të saj. Televizionet kryesore nuk ju afruan, ndërkohë që thërrasin në emisione edhe njerëz mitomanë që nuk kanë ç’tregojnë realisht.

Po a ka dëshmi më të qartë sesa një aktor i dorës së parë; ministër dy herë dhe nënkryetar Parlamenti, i cili është aktual pasi flet edhe për krisjet e lojrat e Sali Berishës me Perëndimin. E është pikërisht atëherë kur SHBA, Britania e Madhe dhe vendet e BE-së i vunë vulën Sali Berishës si një tiran. Që një vit më parë u ngulit me “Non Grata”-n e qeverisë së SHBA. Vendim që realisht ka nisur që në mesin e viteve 90 të shekullit të shkuar, e këtë e tregon qartësisht Shaqir Vukaj….

TemA

 

15 Komente

  1. a
    askush nuk e ble dot te kaluaren e tij

    "Bombat" e kujt, Shaqir Vukajt? Na shkrive gazit or Patoku! Ato jane vecse ca Shashka qe hedh Shaqir Fazllia, qe natyrisht i vjen zor ta thote mbiemrin e tij real sepse e njeh mbare Shkodra qe i biri i kujt eshte.

    1. D
      Dixhitali

      Tani të presim dhe të shofim se çfarë kujtimesh dhe të vërteta do shkruaj Sali Berisha. Ka mundësi që të mos i shkruaj vetë sepse ka ngarkuar Fari Balliun për ti shkruar kujtimet për ish Sekretarin e K.Q. Ramiz Alia dhe për ish Sekretarin e Spitalit të Tiranës Sali Berisha.

      1. "
        "BOHOTINA"

        I kam lexuar shenimet e tij me respekt. Jam dakort me çka thote autori. Por per ngjarjet e 2 prillit ne Shkoder, deri tani, asnje nuk e ka zberthyer siç eshte e verteta. E verteta ne cdo ngjarje eshte nje. Nuk mund te jene dy. "Burrit te shtetit- thote Napoleoni- duhet ta kete zemren ne koke!!!". Une kete thenie e perkthej se burrit te shtetit duhet ti flase zemra dhe jo buzet e xhepi siç ka 32 vjet qe e shohim tek politikanet. Kam qene ne Shkoder ate dite. Kam qene 6 vjet atje. PD i vrau te kater, nga afer nga vet radhet e saj, me rekomandim, per te bere pergjegjese kundershtarin politik, qe akoma quhej Parti e Punes. 3 dite me pare, me 3 mars kishte humbur zgjedhjet PD dhe i sosej durimi te priste 4 vjet dhe duhej kjo masaker per te shpejtuar zgjedhjet e parakohshme, pas nje viti, me 22 mars 1992. Ja nje argument qe provon se ate gjakderdhje e beri PD per te ardhur ne pushtet. Arben Broci ishte me stazhin e inxhinierit ne ndermarrje. Pjetr Arbnori, qe ka patur mos perputhje mendimesh me te, ka pyetur se ku eshte ai trimi i mbledhjeve. Thirreni te vije ketu ku eshte aksioni i vertete. Ka ardhur dhe eshte vrare. Nga ekspertiza qe iu be pas çvarrosjes, rezultoi me goditje nga nga afer me arme me kaliber 9.3 mm. Ushtria dhe policia jone aso kohe nuk kishte arme te tilla, por vetem me kaliber 7.62. Ka plot argumente te tjera. Pas kesaj muret e qytetit u mbushen me parrulla duke ekspozuar emrat e vrasesve si Salihun, Pjetrin... Asgje nuk i shpeton popullit. Kam degjuar me veshet e mi Radio Shkodren duke folur Azem Hajdarin qe ndersente turmat e duke thene se Tirana ra dhe presidenti Alia u kap. Kete ai e mohoi me mbrapa se kishte qene ne Shkoder ate dite dhe e gjithe e "djathta" me ne krye komunistin e devotshem dikur Salih Berisha. Ta leme pastaj ate gjykim aq te poshter me nje gjykates Qazim, servil i pa skrupuj, sherbetor i te keqes qe denoi njerez qe luftonin dite nate te mos behej dem nga huliganet ne njerez dhe ne pasurine e qytetit. Ka dhe plot fakte te tjera. Lexoni dhe librin e oficerit Gjeke qe ndodhet ne Kanada. Ai i afrohet me shume te vertetes. Ka dhe plot fakte te tjera. Po burri keshtu duhet te flase, paster, drejt, te verteten, te mos perdridhet si kulper a ngjale. Ajo ishte nje nga ngjarjet e para te kesaj PD, qe zullumet u trashen aq shume, sa sot e shohim ne kete dite te erret. ate rruge e vazhdoi me thyrjen e embargos te OKB, me ngjarjet e ndyra te vitit te zi 1997, me Gerdecin 2008, me 11 janarin 2011...

        1. Z
          Zef

          Njëra palë pretendon këto që shkruan ti ndersa urdhnat e firmosura thonë tjeter gjë. Të besojmë pretendimet tuaja apo urdhrat dhe dokumentet që janë firmosur????? Gramos Ruçaj “Për të vepruar me forcën e shkopit nuk ka askush arsye të pyes përgjegjësin. Goditni ashpër qysh në fillimet e grumbullimeve. Për të paralizuar ata që nga turmat mund të godasin me armë forcat tona, zini lartësitë dominuese me qitës të përgatitur", shkruhet në urdhrin e brendshëm të 4 prillit 1991 të firmosur nga Gramoz Ruçi, atëherë ministër i brendshëm. Capajev Taci Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë Dega e Punëve të Brendshme Shkodër, 2.4.1991 Informacion (drejtuar) ministrit të Punëve të Brendshme, Gramoz Ruçi, Tiranë Sot në datën 2.4.1991, rreth orës 7.30, në qytetin e Shkodrës, grupe vandalistësh, të organizuar, kanë bërë miting të kundërligjshëm në qytetin e Shkodrës. Fillimisht janë përqendruar rreth selisë së Partisë Demokratike duke thirrur: “Poshtë Partia e Punës”, “Enver-Hitler”, etj. pas kësaj, në mënyrë të organizuar kanë shkruar para ndërtesës së Komitetit të Partisë së Rrethit. Aty të irrituar kanë sulmuar forcat e ruajtjes së rendit me gurë e mjete të tjera të forta. Disa herë u është bërë thirrje të tërhiqeshin dhe të shpërndaheshin, por ato kanë vazhduar të irrituar të sulmojnë Komitetin e Partisë së Rrethit. Rreth orës 12.00, kanë hyrë në Komitetin e Partisë së Rrethit kanë hedhur shishe me benzinë e dinamit, i kanë vënë flakën dhe e kanë djegur përfundimisht. Aty kanë marrë edhe dy automatikë të punonjësve të Policisë dhe pistoletën e shefit të Policisë. Në përpjekje me forcat e rendit (pjesa në fjalë është e dëmtuar në origjinal-shënim), janë vrarë 3 persona dhe plagosur 11 të tjerë, ndërsa nga forcat e degës (pjesë e dëmtuar-shënim) është plagosur rëndë shefi i Policisë Dilaver Papare, zëvendësshefi i Policisë, Gjek Çelaj dhe komandanti i repartit të Policisë Isuf Kulici, ...(dëmtuar-shënim) ndër të cilët 3 janë oficerë dhe 9 policë e ushtarë, si dhe është plagosur e rrahur sekretari i Komitetit të Partisë së Rrethit Xhorxhi Grabova. Siç e theksuam edhe më lart, nga forcat e ruajtjes së rendit, është bërë thirrje për t’u distancuar nga këto veprime, si dhe u është kërkuar ndihmë drejtuesve të Partisë Demokratike, të cilët kanë ardhur me vonesë, por nuk janë dhënë ndihmesën e nevojshme. Elementë të ndryshëm, dezinformonin duke thënë se “ka rënë edhe Tirana”, “shokun Rami e ka arrestuar Xhelil Gjoni”. Kemi mundur të ruajmë me forcat tona që kemi, Radio Shkodrën. Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, Çapajev Taçi Një raport më të specifik përpilon më 8.4.1991 (gjithsesi edhe ky 6 ditë pas ngjarjes, duke lënë shteg për dyshime të tjera) shefi i Policisë së Shkodrës, Gjek Çelaj. Këtu ka një varg arsyesh mbi atë që bëri policia përballë një “turme rreth 20 mijë veta”. Midis të tjerash Çelaj shkruan se “një pjesë e efektivit hapi zjarr pa urdhër në ajër, por pastaj humbi orientimin dhe sjellë si pasojë viktimat dhe disa të plagosur”. Synimi kish qenë të përdoreshin lëndë kimike, por atë ditë mungonte shefi i kimisë. Çelaj ankohej se nuk kishte pasur fare informacion nga Sigurimi. Më 5.5.1991 nga policia e Shkodrës u arratisën në Greqi, 5 policë. Sipas burimeve operative, një polic 28 vjeçar nga Mjeda, ka qëlluar me automatik drejt turmës deri arma ju bllokua. Edhe midis shokëve ai shprehej se kishte vrarë. Polici tjetër 24 vjeçar nga fshati Bogë kishte deklaruar në fshat se kishte qëlluar drejt turmës.

        2. l
          lesh e li

          Je mundu te publikosh librin e tija. Ai ka mendimet dhe kendveshtrimet e veta. Nuk besoj se jep fakte te reja, vecse brenda qendrimit politik te PS. Duhet mbajt shikimi para. Me keto libra jemi mesuar. Nuk ja vlen ti fusesh ne biblioteke.

          1. K
            Komentator Politik ????????

            Rexhep Qosja dhe disa të tjerë që kalojn kohën e tyre me peshkuar fjali interesante, nuk din që wikipedia zëvendeson këtë kategori arsyetuese

            1. T
              TURIEMIGR

              MENDIMI IM KA QENE I BAZUAR NE LLOGJIKEN SE PS. NUK I LEVERDISTE TE KRYENTE VRASJE. JAM I NJE MENDJE ME. BOHETINEN. .PASTAJ HISTORIA E TREGOI SE KUSH ESHTE P.D.SE CFARE ESHTE NE GJENDJE TE BEJE. ME VJEN KEQ PER FAMILJARET E TE VRAREVE ,N.Q.S. E KANE KUPTUAR SE KUSH I BERI VRASJET DHE N.Q.S PO SI KANE JETUAR ME KETE DUKE U PUTHUR ME VRASESIT E FAMILJAREVE TE TYRE?

              1. s
                shtetas shqiptar

                Shkodra dhe shkodranet e dijne mire kush vrau ne 2 prill. Folene nga erdhen ato vrasje, ate Komitetin e PPSH e kthyen ne rrenoje dhe nga ajo kohe nuk i kane dhene e nuk i japin vote Partise vrastare, packa se ka nderru emrin.

                1. L
                  Liqejza

                  Ngjarjet jane treguar ashtu si ja do interesi nje ish pushtetari komunist per te justifikuar pozicionin e vet dhe gjithe Partise se punes sot PS.Refimi i Vukajt ka shume pikepyetje dhe eshte shume subjektiv.Kjo eshte dhe arsyeja qe zoti Pata nxiton ta lavderoje.

                  1. !
                    !!!

                    Pse domosdoshmerisht duhet te jete fajtore vetem njera pale ?

                    1. P
                      Paulin

                      Se kshtu i intereson njeres pale por e verteta fshihet te urdhrat dhe raportimet

                    2. F
                      Florida

                      Sali Ram Shpellari me gjak erdhi ne pushtet dhe me gjak do iki ...

                      1. E
                        Egla

                        Arben Llalla: Jane bomba tymuese tendencioze kunder komshiut tim Saliut te Madherishem.

                        1. B
                          Bomba apo shashka ?!!

                          BOMBA apo SHASHKA , po janë vertet BOMBA , përse e ve ne thonjëza ?!!!

                          1. A
                            Arben

                            NGA ALFONS GRISHAJ/Më 1 prill 1991, demokratët e Shkodrës vërshuan para selisë së PD-së, me lot në sy pyesnin për rezultatet. Dikush ishte dhe i acaruar. “Prapë këta kriminelë!”. U munduam t’i qetësonim. Folën para selisë Kolec Ndoja, Viktor Martini, Azem Hajdari. Azemi ishte shumë i qartë në fjalën e tij... Më kërkuan disa herë që të flisja. Isha shumë i lodhur, kisha netë pa gjumë. Ngarkesa dhe barra më e madhe binte mbi mua, jo vetëm për njohjen e madhe me të rinjtë e Shkodrës, por dhe si një demokrat që nuk njihja kompromise me ish-kastën e kuqe. Është e vërtetë që Dilaveri dhe Gjeka erdhën e kërkuan “bashkëpunim”, për të qetësuar situatën. Por, cila ishte arsyeja e vërtetë? Vetë prania e tyre ngjallte neveri tek demonstruesit. Ata nuk shihnin tek Dilaveri dhe Gjeka figurat e rendit kushtetues, por kukullat e metalta të një rendi antikushtetues dhe ilegjitim, të cilët me serumet e trurëve të tyre të lara i shërbenin një kaste gjakpirëse e delirante që, për 47 vjet kishte burgosur, torturuar e vrarë. Pse duheshin shqetësuar aq shumë këta policë, kur demonstruesit po demonstronin si qytetarë të një bote të lirë? Ata po protestonin për manipulimin e votës së vjedhur dhe ata nuk protestonin për veten e tyre, por për Shqipërinë se, Shkodra nuk ishte Republikë më vete, ashtu siç kërkonin bashibozukët e Sigurimit, që hidhnin parulla serbe: “Shkodra Republikë!”, etj... Pse nuk u shqetësuan këta zotërinj, kur makinat e tyre të policisë dhe të ushtrisë shkonin për të votuar, sa në një zonë në tjetrën për të manipuluar? Në lagjen “Xhabije”, populli gati sa nuk u konfrontua me këta mjeranë, që për të dytën herë donin të votonin. Vetë Sokol Shazi, përfaqësues i Frontit Demokratik, ky një njeri kurajoz dhe i ndershëm, i tha oficerit mustaqemi: “Ju keni votuar dhe njëherë, çfarë doni këtu!?”. Devocioni i tepruar i këtyre zanatlive të pafe, që për ta nëna dhe babai ishte PP-ja, ky devocion katetonik do ta çonte në kolaps shtetin komunist. Gjeka duhet ta dinte se, Shkodra ka qenë fuçi baruti për antikomunizëm. Atje janë zhvilluar dy lëvizje të mëdha antikomuniste ‘45-‘46. Si i kishte harruar Gjeka të gjithë ata priftërinj e hoxhallarë shkodranë, që ishin burgosur e martirizuar? Pra, as Dilaveri dhe as Gjeka, nuk e njihnin historinë antikomuniste të Shkodrës. Ata vinin si diletantë për të nakatosur dhe jo për të qetësuar. Për t’i kujtuar Gjekës, se Dilaveri u plagos më 13 dhjetor, pikërisht se ai nuk e njihte situatën dhe ajo ishte një shenjë e mirë për t’i treguar atij se Shkodra nuk ishte Puka. Më 1 prill kemi ndenjur deri në 10:30 të natës, duke qetësuar demonstruesit para KPP. Kemi qenë disa përfaqësues të PD-së: Unë, Arben Broci, Eduard Perjaku, Kolec Ndoja, Nikolin Thana, Pjetër Arbnori, Artan Broci dhe Eduard Grishaj. Me ne ishte dhe Dilaver Papare. Dilaveri tha: “Se, nëqoftëse nesër mblidhen demonstrues para KPP-së, ne do të veprojmë ndryshe”. “Cila ishte arsyeja që ky njeri që i dridheshin duart duke dredhur cigaren të ishte në atë ankth? Kush e kishte urdhëruar dhe përse!?”. Dy prilli do të ishte përgjigjja më e mirë. Pas shpërndarjes së demonstruesve, shkuam tek selia jonë. Për të nesërmen u caktuan të hapnin zyrën Arben Broci dhe Eduard Grishaj, me ta u bashkuan dhe Frano Gjergji dhe Fatmir Bërdica, përkatësisht anëtarë të Këshillit të PD-së. Përpjekjet e zëvendësministrit Hajredin Shyti, për t’u kapur si i mbyturi pas fijes së kashtës, siç tha në gjyq, që gjoja PD e ka çuar Arben Brocin tek KPP-së Shkodër, i duhet një përgjigje e saktë këtij rrufjani. Tek KPP, nuk ka qenë vetëm Arben Broci, por ka qenë dhe Frano Gjergji, Fatmir Bërdica, Eduard Grishaj, Eduard Përjaku, unë dhe më vonë Ali Spahia dhe Pjetër Arbnori. Jam i bindur se Arben Broci, ishte piketuar që në takimin me Ramiz Alinë. Mbase, ishte i vetmi, në atë takim që e injoroi Presidentin komunist. Shumica e të pranishmëve në atë takim ia dhanë dorën Ramizit, kurse Arben Broci jo. Si mund të harrohej ky injorim që i bëri Arbeni të paprekshmit Ramiz Alia? Shpeshherë Arbeni shprehej: “Këta kriminelë kanë me u vra!”. Meqë rrinim dhe në një lagje ishim më afër njëri-tjetrit. Unë, Arbeni dhe Kujtim Asllani, bisedonim dhe jashtë mbledhjes për problemet e PD-së. Të njëjtën shprehje do ta dëgjoja më vonë prej mikut tim, të paharrueshmit Hajdari, i cili një ditë më tha: “Alfons, kriminelët e Nanos janë duke u përpjekë me më vra dhe kan me e ba. Nëse gjaku im ka me i shërby demokracisë dhe Shqipërisë, ja kisha ba hallall, por nëse jo, do më vinte keq!”. Si nisi 2 prilli filloi me një protestë model të shkollave të mesme “Jordan Misja”, “Oso Kuka” dhe “29 Nëntori”. Kjo protestë mund të krahasohej vetëm me protestat e vendeve të civilizuara botërore. E ardhmja e Shqipërisë kishte zgjedhur një model civilizues për të protestuar. Ishte një krenari dhe habi për këtë organizim ideal. Siç duket këto nxënës kishin menduar ta zbusnin klimën e protestuesve dhe komunistëve. Mbase dora e Zotit po mundohej të çlironte atë atmosferë (megjithëse komunistët nuk besojnë në Zot), të rëndë. Pllakati i kësaj ngjarjeje verbëri?! Ballë për ballë me Çapajev Taçin Gjatë ngjarjes së 2 prillit Blerim Çela, Kolec Ndoja, Agustin Shqalsi dhe unë, shkuam dy herë për t’i kërkuar Çapajev Taçit, që policia mos të qëllonte më me armë, as në ajër dhe as mbi popull. Kërkuam që forcat e policisë të tërhiqeshin brenda objekteve të tyre. Mbi tavolinën e tij kishte një kallashnikov dhe pesë karikatorë me fishekë. Kolec Ndoja e pyeti në mënyrë të ashpër: “Pse e mban këtë automatik dhe këto krëhëra me fishekë mbi tavolinë, për të vrarë!?”. Hyri menjëherë Agustini, që me qetësi shmangu një debat të pangeshëm. Çapajevit i shpjegova situatën, duke i kërkuar maturi dhe mençuri për kërkesën tonë, se për çdo rëndim të situatës, përgjegjësia do të binte mbi të. Ai me një triumfalizëm tha: “Forca të reja po vijnë nga Tirana, për të marrë situatën në dorë!”. U larguam për të vazhduar detyrën tonë... Dezinformimi dhe manipulimi, formë dhe mjet i Sigurimit të Shtetit Kam shkuar shtrat më shtrat tek të plagosurit, duke shënuar emrat e të vrarëve dhe të plagosurve (së bashku me doktor Spahinë dhe doktor Grezdën regjistruam rreth 60 të plagosur që ishin paraqitur për mjekim), të cilët tregonin plagët e tyre. Më vonë lista do të rritej... Atë pasdreke po u jepja intervistë gazetarëve të huaj. Njëkohësisht po komunikoja direkt me Frrok Çupin, i cili shënonte ato çfarë thoja. Emrat e martirëve ia komunikova të saktë, por një spiun i Sigurimit më gjeti “fjetur”, ose më mirë ma hodhi (e shpjegova më lart kisha netë pa gjumë), më tha për Bujar Bishanakun: “Nuk është emri i tij Bujar, por është Ilir Leshanaku”, duke u përbetuar se ishte i afërm i tij. E hëngra nga Sigurimsi për herë të dytë dhe të fundit. I thashë Frrokut të ndryshonte emrin. Shikoni se si shokët e Gjekës nuk luftonin vetëm me pushkë, por dhe me dezinformim. Siç doli dhe më vonë në Parlamentin shqiptar, shkrimi im dhe i Rudolf Markut nuk ishin të saktë... Makina propagandistike e Sigurimit nuk ngurroi që, mbas këtyre vrasjeve të shkruante në muret e Shkodrës se, Arben Brocin e vrau Arbnori. Gënjeshtrat, sajimet, manipulimet, dezinformimet ishin shpeshherë një armë e fuqishme propagandistike në duart e mjeshtrave të Sigurimit. Por, kjo lojë e pabesë nuk eci tek shkodranët demokratë.

                            Lini një Përgjigje