
Analisti Mustafa Nano shpreh besimin se Edi Rama e ka në kokë një emër në President, por ndoshta jo që t’i imponohet Partisë Socialiste.
Ai tha se në diskutime mund të ketë dhe emra të tjerë që mund ti duken atraktivë.
“Një emër e ka dhe me shumë gjasë do jetë ai që do bëhet President dhe jo propozime të tjera. Ku dhe po të ketë emra, do jenë emra që ata mendojnë se Ramës do t’i pëlqejnë, nuk besoj se do të kemi propozime të çuditshme.
Është e njëjta situatë si me PD, Berisha ndoshta nuk kishte emër. Nuk e dimë nëse Rama ka një emër, po spekulojmë, por një emër mendoj se do e ketë si favoriti kryesor. Me Berishën ka ndodhur e njëjta gjë.
Berisha e ka pasur një emër, si rasti i analistit Artan Hoxha, pastaj nxori një tjetër, janë parti që funksionojnë njëlloj. Kushtetuta u jep mundësinë që të takohen në tre raunde. Nuk janë pak.
Këtë herë 3 raundet u dogjën se opozita ka hallin e saj. Duke qenë se ka më shumë se një kryetar opozite, nuk mund të ketë takim me Ramën”, tha Nano.
Lidhur me mundësinë që socialistët të shkojnë edhe me dy emra kandidatësh në seancë, Nano deklaroi se nuk kanë pse ta bëjnë vetëm nëse mendojnë se janë dy që janë njëlloj me të njëjtat kredenciale.
Ai e cilësoi si skenar teorik jo praktik dhe se nuk kanë pse të rrezikojnë dhe të shkojnë me dy kandidatë.
“Rama dhe të tjerët nuk e dinë se kush do të votojë për kë. Unë besoj se të shtunën do të kemi emrin e Presidentit, në raundin e katërt. Raund të pestë nuk do të ketë.
Mundësinë që Rama të çojë për President një emër nga e djathta, Nano nuk e përjashtoi, madje tha se do të ishte mirë të bënte këtë lloj surprize, dhe ai ka mundësinë që të surprizojë.
Jo vetëm të vendosë një njeri që i ka përkitur opozitës së sotme, por të ketë një lloj integriteti, edhe sikur të jetë i Partisë Socialiste. E ka në dorë të na befasojë, e ka shansin ti bëjë publikut shqiptar një surprizë të mirë.
Ka fjalë se mund të jetë një kandidat i opozitës, të cilin opozita nuk do e pranoj, sepse do kandidat të saj.
Presidenti i ri kushdo që të jetë, sa të japë të paktën ca prova, do të jetë armiku i opozitës”, tha ai.
Emrat e qarkulluar në media si kandidat të mundshëm për president, nga Ardian Dvorani, Majlinda Bregu, Leka Zogu, Përparim Kalo, ai veçoi zonjën Bregu, për të cilën tha se mund të trazojë opozitën për ca kohë.
Ndërsa për Leka Zogun e përjashtoi, duke e cilësuar si personazh që nuk e njeh njeri dhe se në kokën e tij ka monarkinë, teksa për Ardian Dvoranin e përjashtoi totalisht.
I pyetur nëse personalisht ka një personazh të preferuar, Nano foli për një numër njerëzish që mund ta bënin shumë mirë punën e presidentit, madje edhe brenda klasës politike.
“Do vija prapë Alfred Moisiun, ai mbahet akoma. Ka dhënë prova. Majlinda Bregu është personazh që mund të shkonte shumë mirë.
Edhe Mimi Kodhelin e shoh shumë të përshtatshme, ka dhe kandidatura nga opozita që të jenë të përshtatshme”, tha ai.
Ish-presidentin e ndjerë Bujar Nishani, ai e cilësoi si shumë institucional dhe të kujdesshëm dhe se në terma moral ka qenë njeri i paqortueshëm, nuk është përfolur asnjëherë:
“Nuk e ka përdorur presidencën për qoka të veta, mund të jetë përdorur politikisht nga Berisha, ka bërë lojëra opozitare, por i ka bërë me kujdes.
Kohët e fundit për shkak të situatës së krijuar në PD, ngriti pak tonet por i mbajti në nivele civile. Në këtë kuptim mendoj se duhet ti hiqet kapelja.
Si personazh politik, ishte me profil të dobët, të ulët, nuk doli nga korniza. Nuk kishte personalitet të fortë, pro në tërësinë e vetë ishte një personazh pozitiv i politikës shqiptare”.
Shaban Sinani Gjeni nje si ky; mbase edhe kete!
Nje afghan nga shengjini nuk do te ishte keq pse jo dhe nje Mujahedeen mga ata te laprakes ku do te gezonte edhe mbeshtetjen amerikone...... gezuar ramazonin.
Prec Zogaj- do te ishte nje president me te gjitha cilesite qe duhet te kete nje president civil, i ekuilibruar, me eksperience politike kryesisht djathtas dhe ne qender, aktor negociatash dhe marreveshjesh, i artikuluar si politolog dhe publicist, i kulturuar, asnjehere i perfolur per korrupsion, i pranueshem nga pothuaj i gjithe spektri politik dhe i shoqerise civile me prjashtim te skiftereve berishiane.
Shpresojme te gjejme nje president te mire dhe te denje per popullin shqiptar
Duhet pritur deri te premten në darke, kur mbas mbledhjes se kryesise së PS do deklarohet dhe emri qe do te votohet te shtunen date 4 qershor ora 18.00, ne seancen plenare te Kuvendit. Po gjithsesi me qe jemi tek emri, per situaten aktuale politike, si dhe per precedentet e se kaluares, ai i perfoluri i Majlinda Bregut ben sens per tre arsye: 1.Eshte grua, nje nga preferencat e shprehura publikisht prej Rames 2.Ka qene zedhenese e PD, anetare e kryesise se saj, deputete dhe ministre e integrimit per 8 vjet ne qeverine e Berishes. Pra eshte nje personazh i rendesishemm i opozites se djeshme, e preferuar nga Berisha, duke plotesuar keshtu nje nga kerkesat e kohes te lakuara shpesh per presidentin e ardhshem. 3.Ne postet qe ka patur si ministre integrimi (dy here rrjesht) dhe sot si shefe në nje organizem te rendesishem rajonal, (nderkombetar), do të jete një zgjedhje qe do të mirepritej si nga Uashingtoni ashtu dhe nga Brukseli. Per të tre këto arsye, qe besoj jo se nuk i ka dhe Rama në mendje, ajo do mund te marre, edhe vota nga opozita, duke arritur keshtu te nje president konsensual. Kjo kandidature shume mire mund te ishte propozuar, edhe nga opozita, pavaresisht se në ç'gjendje eshte ajo, boll ta paraqisnin me 20 firma deputetesh te saj, sië e kerkon kushtetuta, dhe jam i sigurt që do ta votonte dhe maxhoranca. Nuk harrojme qe shume kohe më pare ishte Rama qe u thoshte atyre: "Na sillni kandidaturen tuaj që të plotesoje kriteret sa kushtetuese aq dhe të gjithepranuara nga shume faktore, dhe ua votojme". Opozita e humbi kete shans, si shume te tjera me heret ne historine e saj politike te ketyre 10 vjeteve te fundit. Ky ka qenë dhe eshte në fakt dhe qari i Rames, që me kete opozite nuk ka lindur, sic rendom thuhet, "me kemishe", por me xhup. Do qe te hyje ne histori edhe per kete rast, se do thote qe edhe pse i kisha votat te votoja nje president të PS, ju zgjodha një të opozitës. Dhe ka te drejte ta trumbetoje politikisht kete fakt, deri sa te "ngjiret"! Çka shkrova me siper e kam me shume si nje koment/analize, se sa se do të ndodhe 'mot a mot' (fjale per fjale) ashtu.
Jam i sigurt qe zoti rama ka ber nje zgjedhje dhe te duhuren madje si Te gjith vendimet e tjeta qe ka marre
do vere hoxh armandin qe te pellase nga xhamia me 4 rraketa.
Te zgjedhe ke te doje ps se nga pd nuk ja vlen te merret mendim dhe me zgjedhjen qe do behen do jete 100 here me mire se ky qe eshte
Uroj se do zgjidhet president i duhur per vendin tone, duhet te ja lejm ne dore Rames dhe jo fjaleve te te tjereve
Kushdo qe te vendoset nga qeveria jam i sigurt qe do beje nje pune me te mire se ky president qe kemi
Shpresojme qe Kryeminstri Rama te kete ne mendje nje zgjidhje te sakte per president ,ishallah po vihet ne krye nje njeri qe te kete cka ti japi ketij vendi vetem si likja mos jete
Kemi besim qe z Rama pwrderisa e ka vonuar zgjedhjen e presidentit ta bere zgjedhjen e duhur
jam e bindur qe kandidatura qe kane ne mendje do te jete opsion 10fish me i mire se pseudo-presidenti aktual qe qendron ne krye momentalisht. Nje vendim i tille ka peshe goxhha te madhe, edhe e di qe do ti kushtohet vemendja e duhur.
Shyqyr qe po iken Meta iher te shpetojme nga ky hajdut dhe jam i sigurt qe dhe nese e zgjedh Rama presidentin do zgjedhe dike qe te na perfaqesoje denjesisht
Kemi bindje qe rama do bej zgjedhjen me te mire pavarsisht cdo mendimi qe ju keni
O fshatar, Presidente do jete Ermonela Felaj, çupa e Koços pe Beratit te Ballkanit te Hapur. Perse fillon ballkani i Hapur pe berati? Pyet Kumandarin ore.
jam shume i sigurt qe Rama ka per te bere gjen e duhur duke zgjedh presidentin e duhur.
Lereni per nje cast presidentin dhe lexoni komentet! Niveli shume i ulet i mendimeve dhe shqipja e shkruar le shume per te deshiruar! Shume nga ata qe mbaruan Universitetet e Saliut nuk dine te shkruajne shqip! Shkaterimi i shkolles eshte nje nga krimet me te medhenj te Saliut!
Lëreni presidentin për pak dhe lexoni komentet! Niveli shumë i ulët i të menduarit dhe shqipja e shkruar lë për të dëshiruar! Shumë nga ata që kanë mbaruar universitetin e Saliut nuk dinë të shkruajnë shqip! Shkatërrimi i shkollës është një nga krimet më të mëdha të Saliut spak apo aspak shqipja e ka hequr "ë" dhe "ç"nga qarkullimi më vjen keq që dole të korrigjosh të tjerët!?????????
Rama do beje zgjedhjen e duhur dhe jam shum i sigurte qe do vije dikush ne pushtet qe eshte i afte per te mbajtur postin e presidentit
Besoj qe kushdo te jete do jete nje president i denje per ate post. Personalisht do preferoja nje femer si presidente. Mimi Kodheli do ishte nja kandidature mese e denje por edhe Majlinda Bregu mund te konsiderohet
Rama gjithmone ka bere zgjedhjen e duhur dhe jam i sigurt qe dhe kete radhe do beje te duhuren duke zgjedhur nje president per te na perfaqesuar denjesisht????
rama beri Meten president, apo harrove? te befte mire sufllaqja
Besoj se qeveria e ka miremenduar emrin qe do propozoje per postin e presidentit, pasi populli kerkon nje president serioz dhe te denje qe ta kryeje detyren sic duhet
Cilindo emer te zgjedhin do te jete nje njeri qe do ta meritoje ate post sepse ps dhe rama aynojne ne permiresimin e shqiperise dhe bejne me te miren per popullin.
Na lodhi Rama me hipokrizin e tijë.Akoma e mban në syrtar emrin e ri të kreut të shtetit.Na vendosin një të marrë, pastaj konfirmojn gabimin.Të marrë jan ata në PS.
komentamuti pulitik .
Ta theme dhe une nje llaf? Kam frike dhe me ka rene era (asnje nuk e ka menduar kete) se mos ve Rama presidente te motren e ish nuses se djalit Janulles; kot s'u thye ne Shqiperi i ati dhe e ema. Do ishte poshtersi e Rames perfundimisht. Per kandidaturat e tjera ka plot, por faji i dyte i Rames do ti ishte po ti poshtronte socialistet prape sepse eshte e drejta e tyre te zgjedhin presidentin. Ndersa Majlinda ka probleme me Podrinjon ne Vlore pa zgjidhur, mos e fusni ne kurth. Me duket se eshte nje femer qe vetem u perfol ne nje emision si shkarasi diten e marte. Keto jane kuriozitet qe s'ma ndryshojne mendimin; presidenti s'te jep as liri, as drejtesi dhe as parà, jep vetem pasaporta dhe dekorata, gje per te cilat parlamenti duhet nxjerre nje ligj dhe nje komision qe te percaktojne dhenien e dekoratave dhe pasaportave qe nga 1991 e deri me sot dhe ti skadoje ato qe jane dhene per aresye private sepse pasaporta percakton shqiptarine qe ne kerkojme kockat e pellazgeve dhe ilireve e s'po i gjejme dot, jo me te afrikaneve apo indianeve miljardere qe kane autoritet te na blejne ne me gjithe Shqiperine; sepse ska as SPAK e as Kryetar te tij, jane bashkepuntore krimi.
Rama do gjej një President pro serb çfar është edhe vet.Mjer Shqipëria po posht ka rënë.Shoku më i mirë i Ramës njeriu që çdo ditë bën plane anti shqiptare dersa Rama avancon politikat e këtij anti shqiptari të çuajtur Vuçiq.
Kam besim te plote se Edi Rama do propozoje njeriun e duhur per President .Ai tashme e ka pervojen dhe miresine per vendin.Sikure ka bere e po ben gjera shume te mira per vendin do e gjeje njeriun e duhur qe do e nderoje kete vend ne postin e Presidentit.
Ju te majtet bete nje zgjedhje te zgjuar historike me Edin, por kjo nuk do te thote se Edi mund te bej nje zgjedhje te zgjuar ne presidence. Edi dhe Ilirin tu vere perpara do tua argumentoj mjeshterisht se sa shume ka ndryshuar keto dy muaj. Nuk u duhen as filozof as profesor as politikan ne presidenca. Ne kete moment nuk ka nevoj per nje te tille. Keni problemin me madhor kombetar, kufirin detar, qe jehona do ndihet nder shekuj dhe mos gaboni. Vini nje jurist te spikatur dhe ndihmoni kombit dhe veten. Emrin e tij mos e mbani si cimcakiz ne goje por VOTOJENI.
Rama di te zgjedhe , Meten , Tahirin , Terin , etj.. di te zgjedhe , i hongret byreqet .
Me ne fund rradha e Rames te zgjelli
E fituam edhe çmimin “Joan Ganz Cooney Global Leadership Award” të Sesame Workshop. Nuk kemi nevojë për President fare.
Asnjë kandidaturë nuk kalon pa miratimin e Ramës: PS-ja është parti delesh, si gjithë të tjerat... Por obsesioni i tij manjakal kundrejt imazhit dhe njëkohësisht propagandës, sugjeron që të ketë zgjedhur një figurë që, në një farë mënyre, i përket spektrit politik të djathtë: kjo do të mundësonte një përforcim të mëtejshëm të imazhit të vet dhe të Shqipërisë, duke futur madje në grackë një opozitë të shkallmuar e krejt të trullosur. Njihet përkushtimi i tij, prej fasade, për të promovuar me ngulm figura politike femërore. Bregu mund të ishte një kandidate ideale, por përvoja e saj institucionale mbetet gjithsesi e kufizuar, në shumë aspekte. Njihet po ashtu edhe përkushtimi i tij, prej fasade, për ta pasqyruar Shqiperinë si pjesë historike dhe fiziologjike të traditës kulturore europiane. Ky aspekt, për të cilin Rama shpenzohet pa masë, do të bënte të mundur përzgjedhjen e një presidenti me prejardhje nga Veriu e mundësisht katolike. Zef Mazi e Sandër Lleshaj i gëzojnë të gjitha atributet por, pikërisht për të mos e çmendur më tej e për të mos i lënë asnjë shteg ankimi kësaj opozite, do të fitonte kandidatura e Mazit. Në këtë prizëm, Zef Mazi do të kishte përparësi ndaj Majlinda Bregut; konjukturat e mirëfillta (gjeo)politike dhe intuita e një lideri të ekuilibruar, do të shpinin në këtë drejtim. Por ne dimë dhe që lideri vizionar Rama, i ka disa - madje shumë - probleme ekuilibri: kur psh mburret në Romë që në Shqipëri nuk kemi sindikata të vërteta, apo kur bën të pamundurën për të zgjedhur President të Republikës një vjedhës të certifikuar të pasurisë së Shtetit. Pavarësisht konsideratës së veçantë ndaj Dvoranit - duke nënvizuar se një jurist i afirmuar do të ishte kandidatura më mirë e peshuar për një kryetar shteti - mund të thuhet se zgjedhja e tij do të rindizte polemika ende të pashuara: do t'i shndërronte çakenjtë në hiena dhe do t'i vinte vulën përshtypjes se kjo zgjedhje nuk do të kryhej në emër të bashkëpunimit për të mirën, por thjesht të hakmarrjes. Lideri lipset të bëjë shumë kujdes.
Nuk është momenti për suprizë! Rama duhet të korigjoj rastin Meta.
Pajtohem qindperqind me zotin Nano se surpriza per te cilin kemi folur mund te je- te MOISIU President i Repiblikes ! Kjo per- zgjedhje do te ishte jo vetem gjeniale por edhe surprize per cdo shqiptar ! A. Moisiu gjate gjithe kesaj kohe ka patur vleresime maksimale nga sondazhet qe jane nder- marre duke e konsideruar ate si me te mi- rin President qe ka patur Shqiperia ne keto 30 vjet …….!!!!
Pajtohem qindperqind me zotin Nano se surpriza per te cilin kemi folur mund te je- te MOISIU President i Repiblikes ! Kjo per- zgjedhje do te ishte jo vetem gjeniale por edhe surprize per cdo shqiptar ! A. Moisiu gjate gjithe kesaj kohe ka patur vleresime maksimale nga sondazhet qe jane nder- marre duke e konsideruar ate si me te mi- rin President qe ka patur Shqiperia ne keto 30 vjet …….!!!!
Nuk e di sa eshte e vertete, por kam degjuar se Metes ju eshte afruar kandidimi, por qe nuk ka pranuar.