Frikë nga rrjedhja e votave? PS shkon vetëm me një kandidat për president në seancë

1 Qershor 2022, 17:56Politika TEMA

Frikë nga rrjedhja e votave? PS shkon vetëm me një kandidat

Socialistët po shkojnë drejt zgjedhjes së presidentit në raundin e katërt të mbyllur hermetikisht dhe pa emra publik deri më tani.

Për emrin, ose emrat që do të kalojnë të gjithë procedurat, përfshirë këtu edhe mbështetjen me firma të të paktën 20 deputetëve duhet pritur paraditja e së shtunës, kur kryeministri Edi Rama ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar socialist.

Mbledhja është caktuar për në orën 10:00, ndërsa në orën 16:00 është thirrur mbledhja e Komisionit të Ligjeve për verifikimin e kandidaturave dhe në 18 votimi në seancën e parashikuar nga Kushtetuta pa debat.

Sa u takon emrave konkretë, nga PS të gjithë heshtin. Megjithatë, burimet pohojnë se lista me 67 kandidatë dhe kandidate që u seleksionuan nga propozimet e grupit parlamentar socialist të 20 prillit është reduktuar në dhjetë emra.

Gjysma e kandidatëve janë njerëz me profil politik, por që përmbushin kushtet që socialistët u kanë vendosur vetes. Pra, nuk janë të angazhuar aktivisht në politikë prej kohësh dhe nuk janë pjesë e grupit parlamentar të partisë.

Gjysma tjetër e kandidatëve janë njerëz që mbërrijnë nga bota akademike, përfshirë këtu të paktën një emër i angazhuar në hartimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi.

Nisur nga numrat, PS mund të çojë për votim në seancë plenare deri në tre emra. Por, gjasat janë që në seancë të shkojë vetëm një i tillë dhe përzgjedhja të bëhet që në mbledhjen e Kryesisë së Partisë, të thirrur për të premten dhe më pas vuloset paraditen e së shtunës në mbledhjen e grupit parlamentar.

Pse do të shkohet vetëm me një emër? PS synon që ta mbyllë kapitullin e presidentit të ri në raundin e katërt, pa rrezikuar që ta çojë atë në raund të fundit. 

Burimet thonë se paraqitja në seancë të dy, ose më shumë kandidaturave mund të krijojë çarje dhe rrjedhje të votave dhe rrjedhimisht asnjëri prej kandidatëve të mos kapë shumicën prej 71 votash që nevojiten për t’u zgjedhur.

Në këtë frymë po diskutohet këto ditë mes socialistëve në parlament dhe në parti për të gjetur emrin përbashkues të grupit, por që gjithsesi fjalën finale për të do ta ketë kryesocialisti Edi Rama.(SI)

42 Komente

  1. S
    Soni

    Jam i sigurt qe kjo qeveri do bej zgjedhjen e duhur per kete post te rendesishem si ai i presidentit.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fake komente

      Nuk ja vlen te lexosh me komentet tek Tema. Kane paguar dike PSja qe te shkruaje fjale te bukura. Shikoni komentet te shkruara nga e njejta dore me emra te ndryshem.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrofshin ppp

        Ashtu them dhe un Qifja eshte i duhuri Kurse veglat folse heshtin sepse jane vetem numra Ky po qe do jet president i gjith shqiptareve por ka nje problem te vogel nuk e vendos as ps por vetem njeri i ps-s Ka shtet ktu e moret vesh konsensual

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tragop

          Ahhhhh moj Soni, qe te Mbeshtes plotesisht.!!!..@@@@ Edhe un ashtu mendoj se Rilidhindja do zgjedh presidentin me te mire...I ka dhen provat(Rilindase) qe Zgjedh me te miret.....Ja Shikoni Ilir Mutin.....a mund te gjendej Hajdut me i mir se Ay per ne Krie te Shtetit????!!!@@@@ Ahhhh moj sony e partise, qe ma ke trurin Sa te Pules....dhe se kupton qe Pirdhurilindja(Ramahudini qe nuk pjerdh njeri ne Ps) do zgjedh nje M*t tjeter ne presidenc, si ilyri

          Përgjigjjuni
        2. l
          loni

          aq me shume te ket propozuar psja aq me shume te sakt do te ket dhe aq me shume do te jen me tamam se ai qe kishim

          Përgjigjjuni
          1. i
            ismail

            me keto titujt qe u ve ndosni lajmeve mo e ndrisni fare,,,, nuk ka lidhje frika fare thjesht ata po mundohen te jene transparente dhe te drejte ne marrjen e ketij vendimi

            Përgjigjjuni
            1. b
              besnik

              eshte teper normale qe te ndodhe kjo shtyrje sepse duan te jene te drejte ne vendimin qe duan te marrin per te miren e te gjithe ne ,,,mendoj se te gjithe jemi ne dijeni se cfare ndodh nese vendimet merren duke u ndikuar nga situata apo dikush

              Përgjigjjuni
              1. S
                Spak Agimi

                Nje pergjigje per kater komentuesit e pare! Injoranca juaj duket shume qarte! As nuk dini te shkruani shqip o gjysemanalfabetet e Sali vrasesit! Cfare injorance!

                Përgjigjjuni
              2. K
                Kleo

                Uroj qe te zgjidhet kandidati i duhur per vendin tone

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Oltion

                  Vetem nje kandidat sepse eshte menduar shume dhe kane vendor me mir qe mos hallakatemi ne disa njerez

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Megi

                    Nuk ka arsye pse partia socialiste te japi emra,mjafto te vije i duhuri

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jorgo papandreus

                      Na keni cmend fare me kete zgjidhjen e presidentit , ishallah shpresojme qe te jete nje zgjidhje e duhur dhe te vije nje president qe te kete cka ti japi Shqiperise vetem nje president si likja mos vije me

                      Përgjigjjuni
                      1. Q
                        Qamili

                        Aty ishte opozita ta kishte zgjedh. Ata jan te paaft te zgjedhin nje kryetar tamam per vete lere pastaj presidentin

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fredi

                          Kemi besim se do behet zgjedhja e duhur per president dhe qe te jete njeri i denje per ate pozicion

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Alida

                            Shpresoj te zgjidhet nje president i denje dhe te bej shume per vendin tone

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Arkimedi

                              Shpresojme te beni zgjedhjen e duhur te vini nje president te denjt per vendin tone kemi besim te zgjedhja e partis socialiste se opozita e ndriti

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Ebi

                                Nje dhe te sakt jo si keta te tjeret qe dergojn 30 veta e asnjerin te sakt

                                Përgjigjjuni
                                1. H
                                  Hiç, po them

                                  Po ku ka me mire se vetem me nje emer? Tamam si ne kohe te qepes, me fal PPSHse. Edhe Ramiz Alia kur do te zgjidhesh president kerkoi nje kandidat tjeter, bedel vertet (ishte i nerumi Namik Dokle, a ju kujtohet) po ama sa per dukje duhesh edhe nje kandidat tjeter. Socialistet e Ripjerdhjes po shkojne drejt perfeksionit me nga nje kandidat per gjithecka, dmth me kandidatin qe i do bytha Edvin Bastardit.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Alban

                                    Per sa kohe qe ata i dhane nje mundesi shume te mire opozites te cilen ata nuk e shfrytezuan tani kane te drejte te bejne cte duan per te zgjedhur nje president te denje

                                    Përgjigjjuni
                                    1. G
                                      Genci

                                      Zgjidhni ke te doni se me i mire dhe me i sakte se likja do jete , dhe shyqyr qe nuk sollen kandidatura ato te pd se ata nuk dine te zgjedhin kryetarin e vet

                                      Përgjigjjuni
                                      1. e
                                        era

                                        Nuk ka te beje frika ketu por pergatitja.Rama dhe ps ne teresi nuk mun te mare vendime te shpejta vetem per te mos vonuar emrn kandidat. Duhet te mendohet mre secili emer para se te vendoset si kandidat.Duhet te jene te gjithe si Rama ne kete aspekt qe vendimet te jene me te mira e me te sigurta.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Alba bega

                                          Avash avash me mir se te zgjedhin nje si ilir meta bejn mir qe e marrim shtruar se nuk u zu karrigja

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Km

                                            Eshte budallallek,percarjen me dashje te shkosh me mbi 1 kandidati.Do te thote te mos e zgjedhjesh me dashje.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Truri i mykur

                                              Edhe kete radhe presidenti do jete nje dordolec si puna e metes per te trembur laraskat. Meta e beri me se miri punen e dordolecit, talli bythen me saliun.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Prisni se akoma nuk keni pare gje.

                                                Turp per qytetaret dhe Shtetin Shqiptar qe te parin e vendit e ka ne dore vetem nje person, Ervin Erdogani.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. N
                                                  Një qytetar

                                                  Rroftë shoku Gramoz Ruçi, presidenti ynë! E kam thënë dhe e përsëris, nëse nuk zgjidhet Gramoz Ruçi, politikisht unë do të isha idioti më i madh. Por po u zgjodh dua t'më njihet merita këtu në forum. Dhe dreqi t'a marrë, mos vini njerëz të shkruajnë komente të turpshme, justifikime mjerane për votimin me një kandidat. Edi Rama është aq frikacak, sa nuk lë gurë e kusur që të shmang një verifikim të shumicës parlamentare. Arriti deri aty, sa për të ruajtur kontrollin e numrave të domosdoshëm për zgjedhjen e Presidentit mbrojti Rakipi Jr. në kulmin e fushatës kundër të shpallurve non-grata. E dinte se i rrezikohej karrigia nëse humbiste shumicën parlamentare. Sidoqoftë kështu veprojnë të tërë politikanët dhe ai s'ka pse vepron ndryshe.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. l
                                                    lisa

                                                    Kur nuk jane akoma te sigurt per emrat qe do te vendosin te kandidoje me mire eshte te vonohet emri ne fund sigurisht qe do te zgjidhet me i miri dhe ai qe e ploteson cdo kusht qe duhet per kete post te rendesishem.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. K
                                                      Klevio

                                                      Ceshte ky budallik frik thot ore ata nuk po nxitohen sepse do japin vendimin e duhur dhe te vi nje president i denjte jo si ilir meta turp

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        Petrit

                                                        1 kandidat disa kandidat, prap ps ben zgjedhjet e duhura dhe kemi besim te plot se sdo na zhgenjejne

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. A
                                                          Anisa

                                                          Jam e bindur qe ne postin e presidentit do te vihet dikush i cili e meriton ate fje dhe do te jape nje kontribut te madh per vendin tone

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. M
                                                            Mandravello

                                                            Po natyrisht. PS . por vecanerisht Rama zgjedh gjithmone Presidente me integritet dhe personalitet, sidomos ky i fundit...

                                                            Përgjigjjuni
                                                          2. B
                                                            Bregdeti

                                                            I Madhi Edi Rama, strateg i Rilindjes, po shkon nga fitorja ne fitore. Bravo ju qofte Z. Kryeminsiter. Pas Skenderbeut, jeni i pari Udheheqes qe lufton dhe mendon vetem e vetem per popullin dhe atdheun, lirine dhe begatine e tij. Populli ju do, populli ju voton, populli ju ndjek. Nje faleminderit te madhe per seriozitetin qe i kushtoni zgjedhjes se Presidentit. Per kete arsye zgjodhet ne krye te procesit Taulant Ballen, njeriun me inteligjent te PS, me te pakompromentueshem dhe me integritet te padiskutueshem. Edhe kur zgjodhet Ilir koklopen, populli prape ju ndoqi dhe ju besoi. Ne fillim hesituam ca , por pastaj e kuptuam qe Likja ishte njeriu i duhur. Koha e vertetoi. Tani, une mendoj se e ke rradhen Fate Mehdiu. Eshte politikan race, me eksperiece . Ka edhe dashnore. Keshtu qe i plotson te gjitha kushtet. Populli te falenderon. Marsh nga ditet e popullit dhe gjithe ketyre budallenjve qe te levdojne me siper.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. P
                                                              Ppsh

                                                              Po keta e zgjodhen liken kush tjeter Mos prisni president per shqiptaret kur votat i ka nje parti e vetme Si ju duket NANO?? Km ka shum konsiderate per te Pastaj pas nanos mos u cudisni se cfar mund te ndodhe... mund te kthehet dhe berisha si km Dhe mos degjoni propaganden e temes 2 vjet e shkreta i zu llapa lesh se do shkarkohej meta pastaj meta fitoi 6-1 . berisha kishte vdekur sipas ps dhe temes por luli flutoroi nga karrikja Ky brez ka mbaruar pushteti mbahet me makinacione nga 200 vjecaret rinia emigron ata qe qendrojne nuk lidhin as breket e veta bejne sikur ndertojne levizje pastaj e shesin per nje drejtori ujsjellsi

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. H
                                                                Hiç, po them

                                                                Wow, cfare vershimi komentesh qe vine era sufllaqe. O Endrush Fuga, po te pakten zgjidh ca qe dine te shkruajne shqipen ashtu si duhet. Apo ke marre ne pune Lymin e Tutit, i ke dhene disa identitete dhe ai i shkreti thote shyqyr qe gjeta pune.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. ELBA

                                                                  Deputetet ne kuvend Do te zgjedhin president Deputete kartonin ngrini Presidentinne zgjedh Edvini

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. K
                                                                    Kimetja

                                                                    E sigurte se rilindja do beje me te miren per shqiptaret. Jo me kot e kemi mbeshtetur.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. X
                                                                      Xiim Kulufi

                                                                      Sa keq qe vdiq Ver Llapa ramet i paste shpirti! Do kishte qene kandidatura ne e pershtatshme per president!

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. E
                                                                        Erions

                                                                        Ben Blushi

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. B
                                                                          Bujar Kanapari

                                                                          Rama ben gjithmone zgjedhjen e duhur. Sic zgjedh ministrat, do te zgjedh dhe nje president te mire, por nuk besoj me te mire se Ilir Meta. Pasi beri kashte e koqe 9 vjet opoziten, keto 2 muajt e fundit, vuri ne loje dhe socialistet, ku secili duhet te propozonte kandidatura me zarfe, bile dhe shoqerine civile. Duke dhene sinjal se presidenti do te jete grua dhe eshte ne kerkim, nuk mbeti grua pa u veteafrua ne televizione, nderkohe, presidentin e ka vendosur qe kur u prish me Meten.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. v
                                                                            vëzhguesi

                                                                            Sipas burimeve të besueshme, por të pakonfirmuara zyrtarisht nga Selia e PS, presidenti i ri do të jetë Adrian Dvorani.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. T
                                                                              Taulant

                                                                              Socialistet nuk mund te gabojne 2 here rjesht. Gabuan me ilir meten, keshtu qe ky apo kjo e reja do te kete per se mbari.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. E
                                                                                Ethem Lalaj

                                                                                Për President mendoj: 1.Ina Rama 2.Mimo Kodheli 3.Ardian Dvorani 4.Ermelinda Meksi

                                                                                Përgjigjjuni

                                                                                Lini një Përgjigje