
Nga Ylli Pata
Ka disa ditë që deputetë të LSI-së, por edhe media pranë saj, i kanë dhënë zë një deklarate të Ilir Metës, i cili, ka replikuar me ministrin e jashtëm grek Nikos Dendias, në lidhje me çështjen e kufijve detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Siç dhe pritej, këto deklarata u amplifikuan në mediat turke në gjuhën shqipe: Anadolu Ajansi dhe TRT.
Niko Dendias, ministri i Jashtëm i Greqisë, paz vizitës që zhvilloi në Tiranë një javë më parë, deklaroi për mediat greke, se nisja proceduriale e betejës mes Tiranës dhe Athinës në gjykatën e Hagës për çështjen e detit, pritet që të nisë pas zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës, i cili duhet t’i japë plotfuqinë delegacionit shqiptar që do të përgatisë dokumentet për gjyq.
Kaq ka mjaftuar që Meta të marrë rolin e një të mënjanuari në çështje, e LSI ta bëjë çështje të fortë.
Petrit Vasili, deklaroi sot se “nuk ka asnjë dyshim që Rama është tradhtar, e që po zgjedh një president të tijin që t’i japë detin Greqisë”. Sipas Vasilit, në Hagë është e favorizuar Athina, e sulmoi përveç Ramës, edhe shoqërinë ligjore të gruas së Tony Blair, që është pajtuar nga qeveria shqiptare për të mbrojtur çështjen.
Sulmi ndaj ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe familjes së tij, është bërë një refren prej kur Edi Rama është zgjedhur kryeministër, e ka zgjedhur që të këshillohet prej një prej njerëzve më influentë në politikën botërore.
Këtyre sulmeve, Blair nuk i është përgjigjur asnjëherë, duke i injoruar totalisht, megjithatë logjika akuzuese është krejt pa krye. Një politikan që ka bërë shumë kur ishte në pushtet për të çliruar shqiptarët nga zgjedha e Millosheviçit, pra të çliruar Kosovën, e natyrisht që ka shtyrë para relacionet e Britanisë së Madhe me Shqipërinë, përse do të duhet të mbajë anën e Athinës, kur tashmë është fakt publik që ai është jo vetëm një këshilltar i qeverisë shqiptare, por edhe avokat publik i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?
“Për para”, është akuza! E në fakt këtu e tjerrin të gjithë mllefin politik ndaj të gjithë politikanëve të njohur europianë që kanë qenë të angazhuar me Shqipërinë. “Janë blerë”. Po si mund të blihen figura të tilla, që kanë një reputacion dhe aktivitet të pacënueshëm, jo në vendet e tyre, por edhe në arenën ndërkombëtare. Si mund të blihen njerëz të tillë që në profesionin e tyre janë autoritete, edhe pse nuk janë më në qeveri.
Cherie Blair, konsiderohet jo vetëm një nga avokatet më të mira në Britaninë e Madhe, por edhe në të gjithë botën. Grupi i ekspertëve ligjorë që janë partner në shoqërinë e tyre, punojnë me qeveri, kompani, subjekte, individë, e që në të shumtën e herës janë fitues.
Opozita shqiptare në këtë rast, me logjikë në kokë, duhet ta përshendeste faktin që për një çështje të rëndësishme, është pajtuar një grup juristësh që kanë edhe përvojë pozitive me çështjen shqiptare.
Përse nga inati i Ramës duhet të sulmohet familja Blair, siç ndodhi me familjen Clinton gjatë fushatës me Donald Trump, thjesht për të marrë simpatinë e miliarderit nga Nju Jorku që të rrësonin Edi Ramën?
E gjithë kjo fushatë rezultoi e kotë, pasi Donald Trump u bë më shumë mik me Edi Ramën seç kanë qenë Clinton-ët. Ku shkoi gjithë ai mllef e fushatë balte, që në fund të fundit turpëroi shqiptarët, duke i nxjerrë mosmirënjohës për atë që ajo familje bëri për shqiptarët?
Ndërkaq, në lidhje me problemin me Greqinë, është e vërtetë që deklarata e ministrit Dendias pas vizitës në Tiranë ishte mjaft serioze. Ai deklaroi hapur që “Shqipëria nuk duhet të hapë çështje që nuk ekzistojnë”, duke nënkuptuar çështjen çame, e duke e shkëmbyer këtë me “gatishmërinë” për të hequr ligjin e luftës.
Është natyrisht një çështje e rëndësishme, që politika shqiptare nuk u mor fare gjatë vizitës së Dendiasit. Si mazhoranca, por edhe opozita. Tashmë është vërtetuar se përplasja dhe akuzat e sulmet apo përçarja për një çështje të caktuar, vetëm e dobëson faktorin shqiptar.
A nëse realisht ka fakte se qeveria aktuale, vërtetë po i jep koncensione Athinës në lidhje me detin, natyrisht që duhet të diskutohen madje shumë.
Në vitin 2009, kur i firmos marrëveshja ndërmjet qeverisë së Sali Berishës dhe asaj të Kostas Karamanlis për çështjen e detit, ishin pikërisht intelektualët që dhanë alarmin për cënim të integritetit territorial të Shqipërisë e jo politika.
Opozita shqiptare, përkatësisht Partia Socialiste, hyri në lojë kur çështja ishte bërë publike në media dhe disa takime të ekspertëve, historianëve dhe itnelektualëve. Që nga koloneli Myslym Pashaj, profesor Pëllumb Xhufi e mjaft intelektualë të tjerë që ngritën çështjen në forume publike, madje duke paguar edhe salla hotelesh e shpenzime për të sensibilizuar çështjen. E çështja u ngrit me argumente, aspak me akuza se kush është tradhëtari. Në fund, opozita, bëri realisht detyrën, duke e kontestuar marrëveshjen Tiranë-Athinë në Gjykatën Kushtetuese, e cila e rrëzoi.
Ne sot jemi në një kohë kur as qeveria shqiptare e as ajo greke nuk janë dakord për të arritur një marrëveshje për kufirin detar. Nuk janë dakord, pasi çështja që palët përplasën është pikërisht ajo kleçka e “ishullit barketa” përballë Ksamilit, ku dhe nisi sherri. E ku thuhet se ka rezerva të konsiderueshme gazi natyror.
Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, e ka bërë të qartë këtë çështje, disa erë, e ndaj u vendos që kontesti mund të shkojë në Hagë. E cila si logjikë, mund të vendosë një vijë të mesme të barazlarguar, pasi bëhet fjalë me fakte dhe argumente. Sipas procedurës, delegacioni shqiptar do të mbrojë çështjen pikërisht duke ju referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese shqiptare, i cili është precedent juridik i patjetërsueshëm që nuk mund të anashkalohet nga Gjykata Ndërkombëtare. Madje do t’i referohet, pasi vendimi në fjalë ka të shteruara argumentet juridike dhe hartografike. Këtu nuk ka dilemë. Por në fund, materiali që do shkojë në Hagë, do të marrë plotfuqinë e Presidentit dhe do të miratohet në Parlament. Pasi përndryshe nuk është ligjore.
Po përse e bën Ilir Meta, gjithë këtë zhurmë antigreke? Për të pasur një kauzë politike pas lagimit nga presidenca, që sipas gjasave nuk do të jetë aq shumë i lavdishëm.
Ilir Meta, në vitin 2016, kur në në Athinë qeveriste Alexis Tsipras, i cili në fillim pati marrëdhënie të kontraktuara me Edi Ramën, shkoi në Athinë si kryetar Parlamenti dhe mbajti anën e shkrirjes së akujve me Greqinë. Madje për këtë zell, Meta edhe u dekorua nga homologu i tij grek, Nikolaos Voutsis me “Medaljen e Artë të Parlamentit të Greqisë”.
Ndërkaq si President, ka dekoruar ambasadoren e Greqisë në Tiranë, e cila është kritikuar shpesh nga publiku shqiptar për qëndrimet e saj pro qarqeve ekstremiste progreke në Shqipëri.
Por gjithsesi ka një zhvillim krejt të ri në të gjithë këtë panoramë, ku kemi një relacion më të afërt të një qeverie të majtë të Tiranës me një qeverie të djathtë të Athinës, marrëdhënie që shikohet nga relacionet e afërta të Edi Ramës me homologun Qirjakos Micotaqis.
Kryeministri grek, para dy javësh u prit në një protokoll super në Uashington, jo vetëm nga Presidenti Biden, por edhe mbajti një fjalim në Kongresin Amerikan. Ngjarje shumë e rëndësishme për politikën europiane dhe atë të Ballkanit. E cila nuk ndodhi kot së koti, por pasi qeveria aktuale greke preu të gjithë lidhjet e hershme me Moskën dhe Pekinin, që kishin mbetur që nga koha e krizës së 2008-s.
Pra, si në Athinë, ashtu edhe në Tiranë janë dy aleatë tepër të ngushtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky fakt është risia që duhet të diskutohet, por që ka irrituar Ilir Metën…
TemA
Po cfare "aleati ngushte" o toc kuklle....akoma me kto idiotsira.....shiko cfare ka perfituar Greqia nga SHBA dhe cfare Shqiperia....keto 30 vjet e fundit...se per vitet e para 90 as qe behet fjale....vetem qe greket shkojn pa viza ne SHBAdhe shqiptaret presin llotarin si afganet...i thote te gjitha....nuk po flasim per te tjerat se nuk ja vlen..apo kujton ti o "tyte"se greket i bejn shantazh e presion shqiptareve ne ceshtjet e tyre delikate pa...miratimin e heshtur....te SHBA....qenke koqe fare.....Greqia eshte miku per vepra....kurse Shqiperia "miku"per fjale te bukra....jane fakte qe nuk mund ti injorojm ne shqiptaret sa do qe genjejm vete per "aleat te ngusht"...
SI GJITHMON KJO BIBA LLAP KOT E LEPIN CKA VJELL I GJATI TONI BLER ESHTE NJENGA ARKITEKTET E MASHTRIMIT NE LUFTEN NDAJ IRAKUT SE GJIJASADAMI KA PERDOR ARME KIMIKE E GJITHE BOTA TANIE DI E DYTA QE ANGLIA NUK PJERDH PER NE PERPARA GREQISE QE E KRIJOI VETE RAMA NA PREU NE BESE QE COI NE HAGE CESHTJEN E DETIT VETEM BUDALLENJTE SHPRESOJNE NE DREJTESINE E SAJ DETIN E KEMI HUMBUR VETEM SOVRANI MUND TA SHPETOJ SA NUK ESHTE VONE SI PUNA E CAKORRIT TE RAMUTIT TE KOSOVES
Në Shqipëri është e modës, kushdo politikan, parti politike, gazetar, analist, historian dhe ç'do tjetër sharlatan nuk mund të jetë patriot e të fitojë tifozllëk në qoftëse nuk lëshon vrerin ndaj Greqisë "armike" dhe sigurisht të cilësojë kundërshtarët politik si tradhtarë për çdo marrëveshje bashkëpunimi me vendin fqinj!!! Inferior dhe qesharakër!
Politikanet tane hajdute jane hipokrit.Kerkojne pronat e camevve dhe na mohuan pronat tona.
Eshte me se e sigurt qe koklopa president lutet ne vetvete qe Shqiperia te humbase gjyqin me helenet ne Hage kurdo qe te behet ......jo me kot por eshte i vetmi jo president dhe perfaqesues i politikes shqiptare , por ivetmi shtetas shqiptar qe eshte dekoruar me medaljen me te rendesishme nga Parlamenti Helen .....dicka ka bere qe u dekorua, pasi helenet nuk bejne asnje veprim pozitiv po nuk moren ate qe duan .....nga interesi jane pothuajse ne nje nivel me hebrenjfe ....vec helenet e bejne dhe e tregojne hapur .... Ne te njejten llogore ndodhet dhe Salia ne merdheniet me Serbet dhe Serbine , ezhte e mundur Salia te jete kundra serbeve???? Gjall ne bot ......qe te dy fytyrat e peshtira jane peng te lobit serbohelen ne USA.....sherbetore te zellte dhe mercenare te tyre ...kjo eshte e gjith e verteta ......
Keni bere nje analize vetem e vetem se Petrit Vasili hapi gojen dhe nxori mut nga goja ????? Nek e din shqiptaret se kush eshte Toni Bler dhe kush zagari Vasili ???? Petrit Vasili nuk ishte ai kantidati qe u preferua nga 350 votues ne zgjedjet e fundit ?? Dhe dihet boterisht se si dhe nga u fut ne Parlament , u fut nga dritarja dhe nga Kryemadhi ....dhe ju prisni te flas normal???? Petrit Vasili te flas normal?? Eshte e mundur ??? Plera te jet me llogjiken ???
O Pate....nuk ke nivel per kto analiza....vertet mendon se Pashai e rrezoi vendimin? Ja futi Berisha Greqise...I mori po per Naton dhe MSA dhe gishtin....meqe ra llafi ky Pashai ku eshte?
Greqis i ka ngelur vetëm emri, pasi ishujt, hotelet, rrogat, bazat ushtarake., i kanë shtet tjera që i kanë dhën lek borxh për të jetuar si kosova.