“Flamuri jonë në radhët e atyre të BE”, Rama nga Berati: Do të angazhojmë edhe mësuesit pensionistë në shkolla

9 Shtator 2024, 12:30Politika TEMA
“Flamuri jonë në radhët e atyre të BE”, Rama nga

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berat, në shkollën “Babë Dudë Karbunara”, një prej 25 shkollave të reja të ndërtuara në mbarë vendin.

Në fjalën e tij në këtë aktivitetin e organizuar në këtë shkollë, kreu i qeverisë dha lajmin për mundësinë e punësimit me kohë të pjesshme të mësuesve pensionistë, për t’i thënë më shumë krahë pune tregut.

“Kemi shumë mësues në pension që mund t’i ftojmë të angazhohen me orare të reduktuara në përkujdesje të veçantë që ka të bëjë me mbikëqyrjen e lehtësinë që mund të ketë procesi i punës me nxënësit profesionalë në ndërmarrje si pjesë e sistemit dual që ne po thellojmë dhe që është një domosdoshmëri për t’i dhënë më shpejt krahë pune tregut.

Domosdoshmëria për të bërë të mundur që sot në kushtet kur ekonomia po fiton kapacitete gjithëpërfshirës dhe rritja nuk lexohet mes shifrave, por nuk ndjehet drejtpërdrejt në buxhetet familjare, që të përfshijë edhe pensionstë.

Për këtë arsye jemi duke punuar intensivisht mbi të dhënat kuptimplota që të mundësojnë të fillojmë integrimin e pensionistëve në hapësirën e kësaj rritjeje në mënyrë që edhe pensionistë të ndjejnë drejt Shqipërisë 2030, atë që është plotësisht e ndjeshme në xhepin e mësuesve që sot e kanë pagën mesatare 950 euro. Në pagë në nivele të përparuara dhe krijon premisa për të kërkuar më shumë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e investimit në shkollën “Babë Dudë Karbunara” si pjesë e projektit kombëtar për arsimin e Shqipërisë 2030.

“Bindja ime është se ne e kemi energjinë, kemi kurajën, kemi eksperiencën, por mbi të gjitha kemi edhe dëshirën e jashtëzakonshme që duke i bërë gjërat më mirë, ta çojmë në një nivel tjetër jo vetëm arsimin, por Shqipërinë e cila në 2030-ën duhet të vendosë flamurin kuq e zi të Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe flamurin për të cilin luftoi edhe Babë Dudë Karbunara dhe të gjithë patriotët e tjerë, aty në oborrin e familjes europiane, në të njëjtën radhë, në të njëjtën gjatësi shtize dhe me të njëjtat të drejta me flamujt e tjerë të shteteve anëtare të Bashkimit Europian.

Dhe natyrisht, për të bërë këtë, na duhet që të kemi një Shqipëri ku funksionon ligji edhe drejtësia, ku ekonomia është gjithëpërfshirëse dhe ku të gjithë kanë pjesën e tyre në rritjen ekonomike, jo thjesht si kontribut, por edhe si përfitim, dhe ku arsimi, shëndetësia, shkenca janë të atilla në nivel ku nuk i ndan më një hendek aq i thellë dhe aq i errët sa ai që i ndante kur ne morëm këtë detyrë”, shtoi Rama. 

9 Komente

  1. p
    parti-edver

    Vec diabolik duhet te jete dhe goxha i trashe ky rob, qe del si debil dhe brumbullit vec suksese dhe asnje gabim!

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jepi Edo jepi

      Juve u ka hy nen lekure dhe ju vjen haku Edi. Vetem per kete merite qofte KM deri ne 2040.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mesuesit pensioniste jane vertet profesioniste

      Bravo Rama, mesuesit e pensionuar merritojne rroge me te mire se ata me diploma fallso te mokracise se Saliut.

      Përgjigjjuni
      1. .
        ...

        Jo po parti-sali, e pame dhe e dhjeme nongraten me nje milione vota.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Realisti sy çel

          Ti më lart me pseudonimin “ parti - edver” zemra stërr qe ke të ka verbuar shikimin . Nuk do as përparimin e vëndit as edhe veten tënde, femijët e tu . Shqipëria po përmirësohet navash por me siguri e çdo ditë . Jetë e shëndet Edi Rama k/ ministri më i mirë këto 30 vjet !

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sufllaqja me qepe

            Kam nje mesues dhe mjeshter te elktronikes ketu afer. Riparova dicka te vajzes. E pyeta pse nuk jep dhe pak mesim? Kujdesem per mamane e semure tha. Dikush tja sqaroje idiotit qe kemi KM qe njerezit nuk duan vetem pak leke shtese. Duan shendetesi, nje park ku te shetisin, ndonje aktivitet artistik, rrjete shoqerore e te tjera si keto qe truri i mbushur me beton e hunda me kokaine e ka te veshtire ti kuptoje

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sokoli

              Jam 80 vjec, gjithashtu dhe i semur me probleme te zemres me stena dhe bajpas,po do isha i gatshem te shkoja dhe te jepja mesim femijeve me deshiren me te madhe.... Asnje pensionist,sidomos ata qe kane dal tani afer ne pension ,endjejne veten mire me shendet te mos ngurojne..... Nje inisjative e mire e Ministrise se Arsimit dhe Kryeministrit ..

              Përgjigjjuni
              1. v
                viron

                Duke parë që mësimdhënia është në nivele të ulëta angazhimi i mësuesve pensionistë është një nisëm shumë e mirë bile jo vetëm në arsim por dhe në shumë fusha të tjera angazhimi në punë me kohë të pjesëshme është e mirë si për individin ashtu dhe shtetin.Sot që ditën që ke mbushur moshën të heqin nga puna ndër kohë që ka shum njerëz të aftë që mund të punojnë,kjo nuk ndodh te privati i cili të mban deri sa të jesh në gjendje.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Ton

                  Po cdrejtesi o bablok. Apeli po trajton dosjet e 2016? E imagjinojne dot kete ata shefat e BE. Mjafton kjo per te kuptuar csistem drejtesie kemi.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje