"PD do të marrë po aq mandate sa në 1997", Qafoku: Nëse del parashikimi i Ramës atëherë do të…

9 Shtator 2024, 09:40Politika TEMA
"PD do të marrë po aq mandate sa në 1997", Qafoku:

Analisti Roland Qafoku duke komentuar Asamblenë Kombëtare të PS-së tha se i kishte bërë përshtypje deklarata apo parashikimi i kryeministrit Edi Rama se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, PD nuk do të marrë më shumë deputetë se ato të vitit 1997.

Qafoku tha në rubrikën “Opinion” në News24 se në zgjedhjet e 1997, PD mori 25 deputetë dhe nëse ky parashikim rezulton i saktë, atëherë do të kemi një varrosje të kësaj politike.

Qafoku tha se zakonisht Kryeministrit i dalin parashikimet.

“Do të ishte një katastrofë jo vetëm për PD-në, por për të gjithë Shqipërinë politike.

Ajo që ne shikojmë është se në PD nuk është se ka ndonjë frymë që do të fitojë zgjedhjet, përkundrazi atje ka një problem me votën, drejtuesit më të rëndësishëm nuk janë votuar, por janë vendosur me procedura statutore”, tha Qafoku.

 

9 Komente

  1. E
    ENTSOE

    Katastrofe per Shqiperine!!??? O qafok ju rrini ne mes, SE ke hall te hash ne te dy krahet, jeni edhe te kastruar qysh ne diktatura! Per Shqiperine PD e Berishes eshte ajo katastrofe dhe humbja e saj do te jete prosperity per vendin, por zaten ti ushtri ke studiuar dhe deri Tek konformiteti dhe interesi arrin.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Turp per shtypin pro-rus qe mbizoteron ne Shqiperi

      Keshtu i duhet thene ketyre lesh gazetareve. Si nuk dalin disa gazetare te pasqyrojne drejt realitetin. Mendon Qafoku se me Ameriken dhe Angline kunder do fitoje 10-15 deputete nongrata? Pse i ofendon shqiptaret gazetaria e kazanit?! Nese PD fiton 25 deputete do ishte turp per shqiptaret ndaj Perendimit. Keshtu i duhet folur popullit more gazetare plehra sahanlepires. Kazani i shtypit eshte shume i ndotur.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sali kërrma

      Pse o Qafok do të ishte katastrofë pët të gjithë Shqipërinë ? A do të pranoje ti të udhëhiqte Paloka ?

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pooooo

        Qafoku po, ai nje cope buke thate do.

        Përgjigjjuni
      2. F
        Franci

        Do të ishte katastrofë për të gjithë Shqipërinë politike- thotë Qafoku. Përkundrazi Roland ndoshta mund të ishte një agim i ri për të djathtën shqiptare pasi mund të krijohej një e djathtë e re e vërtetë. Pasi ajo që ka përfaqësuar të djathtën shqiptare deri tani, pra PD në fakt më shumë ka qenë e majtë , si parti marksist leniniste e drejtuar nga një komunist i thekur.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drejt e ka Franci

          Bravo Franc!

          Përgjigjjuni
        2. D
          Dardani i Ri

          Ky z. Qafoku e lidh fatin e Shqipërisë me atë të PD e cila, ka degjeneruar në një bandë salafistësh. Qafok, ia ke futur kot fare. Edhe nëse shuhet komplet PD (në fakt është shuar) Shqipëria dhe shoqëria shqiptare, nuk pësojnë asnjë humbje. Do të ndodhte e kundërta.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dritan

            Ja dhe Qafoku nje urith i sistemit te tv news i cili kerkon te rrembeje diçka nga leket e incerneratoreve dhe me vrap te shkoj ne shtepi. Kaq e ka logjiken ky car i vogel. Nuk e kuptoj Ymerin se si merret me kete. Si mund te deklarosh, qe Rames i dalin gjithmone parashikimet? Ku boterisht ai eshte i njohur si hajdut dhe skizofren, dhe ne terren per fushate, do te nxjerre Gonxhen Damianin Lalin... mjafton kjo pergjigje per te kuptuar sa gomar eshte kapter Qafoku.

            Përgjigjjuni
            1. f
              flesh

              Foku! Nuk eshte tragjedi per politiken. Eshte zhvillim, eshte ndryshim raportesh> vertete PD do marri 25 deputet ( qe sot duken pa vlera), por sondazhet thone se po rriten parti te treta, si Qorri, E.Zeneli dhe ndoshta nje pjese edhe partia e L. Bashes ( e reja)! Praaa opozita do kete nr. te ri dhe optimist per te ardhmen. Le te shpresojme se keto parti do te forcohen dhe behen nje alternative e re, konkuruese.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje