Fondet e BE për bujqësinë, Basha : Korrupsioni i qeverisë Rama dëmton fermerët.

16 Nëntor 2024, 13:19Politika TEMA
Fondet e BE për bujqësinë, Basha : Korrupsioni i qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë për bllokimin e fondeve të Bashkimit Europian për bujqësinë, duke theksuar se korrupsioni i qeverisë ka lënë fermerët shqiptarë pa mbështetje, ndërsa vendet fqinje përfitojnë miliona euro.

Në videon e postuar në facebook, Basha shkruan se kryeministri Rama ka përgjegjësi në këtë skandal dhe për paligjshmëritë që ka përfshirë çdo nivel të administratës shtetërore.

Përballë këtij skandali, Basha shkruan se programi i Demokratëve Euroatlantikë për ringjalljen e bujqësisë shqiptare, parashikon 100 milionë euro subvencione për fermerët dhe 50 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës bujqësore. Ai ka premtuar se programi i PD-së do të ndihmojë 150 mijë familje fermere të dalin nga varfëria dhe të rikthejnë mbështetje nga BE.

Shqipëria është e fundit për fondet e bujqësisë, sepse korrupsioni i qeverisë Rama është i pari në Europë.
Paligjshmëria që është ulur këmbëkryq në çdo nivel të qeverisjes, nuk ka kursyer as fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë, e për pasojë fermerët shqiptarë do të marrin Zero mbështetje, për shkak të korrupsionit të qeverisë Rama, ndërkohë fermerët e Serbisë do të përfitojnë 228 milionë euro nga IPARD 3.
Si për çdo aferë që ka prekur qeverinë e tij, Edi Rama i është përgjigjur skandalit me fondet europiane, me propagandë, ndërkohë që Shqipëria është turpëruar përballë partnerëve europianë. Kryeneçësia e kryeministrit për të mos marrë përgjegjësi, teksa skandalet që ndodhin çdo ditë rreth tij dëshmojnë se ose është bashkëfajtor, ose është i paaftë, janë prova se ai nuk mund të qëndrojë më në detyrë.
Shqipëria meriton më shumë, bujqësia shqiptare meriton më shumë dhe me programin tonë, do të ketë më shumë.
Angazhimet tona konkrete për të luftuar korrupsionin dhe siguruar mirëqeverisjen, do të zhbllokojnë fondet që BE-ja ka pezulluar për shkak të korrupsionit të qeverisë aktuale, duke u’a kthyer ato fermerëve.
Në planin tonë bujqësia do mbështetet çdo vit me 100 milionë euro subvencione të drejtpërdrejta, si edhe 50 milionë euro, në zhvillim infrastrukture për fermat dhe zhvillimin rural. Me këtë paketë konkrete, e mirëstudiuar nga ekspertët më të përgatitur vendas e të huaj, përfitojnë rreth 150 mijë familje fermere, të cilat do ndihmohen të dalin nga varfëria ku i ka zhytur qeveria Rama.

11 Komente

  1. S
    Soni

    Ktu ke te drejte...por permend emra zyrtaresh te Azhbr nga te cilet e kemi kte peshqesh. Doli me fakte korrupsioni e asgje nuk po u ndodh.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mblidhe menjen Lul e shko vete ne Spak

      O Lul, ti rri akoma ne Tirane sepse mendon se do shmangesg mundesine qe Spak te te hetoje pasurite e vena me korrupsion ne emer te gruas tende debile shqiptare pa nenshtetesi shqiptare. Porrrrr haku i popullit fukara do te bjere edhe ty mbi koke o edepsez malik klysh i Saliut.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fallxhori

        S'ka Ren akoma squke baxhella?.hapini dosjen e rruges se kombit e shifeni sa i urte behet

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli

          Edhe i dhiere e pa 2 gram tru per te drejtuar prape reklamohet.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mara emigrante ne Itali

            Doli hajduti , vrasesi , anti shqiptar per te kritikuar qeverine ? O trap nuk te pjerdh kush , akoma nuk te ka theritur SPAK-u se pastaj do te dhemb lekura .Plere e shoqerise .

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vas Construction

              Mara gran trojone che sei qui Luli a ragione 100%

              Përgjigjjuni
            2. S
              Shqipetari nga Jugu i Shqiperise

              @@Fondet e Buqesise do tja japim Lul-Hollandez-Bythecit Basha..ketij Bastardi,qe Lehe si kulish sa here ja kerkon Mentori i tij Berisha..ik o kurve..ik ne Hollande..Putane-Hollande njeri i Deshtuar, vemje,nje cope mishe me dy sy...Burre Pushte..me mire me then i paburre...lol

              Përgjigjjuni
              1. T
                Taulanti

                SHKENCE.ARI basha! Edhe Nard Ndoka do t'ja kishte zili "zbulimin" gjigand: "Korrupsioni demton fermeret". Qepe gojen or budall se femijet 5-vjecare kane llogjike me te holle se e jotja.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mara emigrante ne Itali

                  VasConstruction ke nenen tende kurve me patente qe ka pjell nje dobiçsi puna jote dhe çfar te permban pragu i deres more kafshe .

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    SHORESOJME NE EUROATLLANTIKẼT

                    ZOTI BASHA . NA PREMTO RRITJEN E PENSIONEVE . MOS NA ZHGẼNJE.

                    Përgjigjjuni
                    1. Roberto

                      O QYP me Mjut. C'te duhet bujqesia ty a i vrare. Ik dhe kthjeju punes gjekundi se nuk je per gje ti.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje