Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, e nisi me komunat shqiptare, Tuzin e Plavë- Gucinë, vizitën zyrtare dyditore në Malin e Zi, ku iu rezevua një pritje vëllazërore dhe ceremoni festive, theksohet në një njoftim për shtyp të Presidencës, të ardhur për redaksinë e gazeta TemA.
Plava dhe Gucia janë dy zona, ku ndër vite ka pasur shumë tentative asimilimi të shqiptarëve, ndaj nuk ishte e rastësishme që kreu i shtetit kërkon që të ruhet ADN-ja e shqiptarëve, gjuha shqipe.
Në Tuz, ansambli “Besa” e priti Presidentin e Republikës së Shqipërisë me “Vallen e Mejdanit” në sheshin ku ngrihet monumenti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skëndërbeu.
Presidenti Begaj vendosi një kurorë me lule në monumentin e Skënderbeut, të vendosur në këtë shesh më 28 Nëntor të vitit të shkuar për festën e flamurit dhe u përshendet me qytetarët.
Më pas zhvilloi një takim me drejtues të Tuzit dhe përfaqësues politikë të shqiptarëve në institucione, me të cilët diskutoi për forcimin e pozitave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe rajon, si dhe angazhimin e përbashkët për të mirën e tyre. Kreu i Shtetit inkurajoi drejtuesit e Tuzit të vazhdojnë përpjekjet për ruajtjen e identitetit, ndërsa garantoi mbështetjen e Shqipërisë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, duke u shprehur se kjo është një përparësi për institucionet shqiptare.
Edhe në takimin me veprimtarët shqiptarë të Plavës e Gucisë, Presidenti i Republikës, ndërsa u njoh me problematikat që ata hasin, theksoi nevojën e gjetjes së rrugëve për të ruajtur dhe forcuar identitetin shqiptar përballë çdo lloj sfide, siç është emigrimi apo asimilimi i shqiptarëve autoktonë.
Presidenti përgëzoi shqiptarët që kanë ruajtur gjuhën dhe shqiptarinë, si dhe shprehu vullnetin për të ndjekur projektet zhvillimore ndërkufitare që do të ndikonin në ekonominë e këtyre trevave, ndërsa theksoi rëndësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta mes Shqipërisë, Kosovës e Malit të Zi.
Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e këtij takimi për trajtimin e çështjes shqiptare dhe vijimësinë e kontakteve të tilla, në menyrë që komunikimi të institucionalizohet edhe përmes ndërtimit të infrastrukturës lidhëse mes njëri-tjetrit. “Çështja kombëtare, duhet të dominojë mbi çdo interes politik, për faktin se është më e rëndësishme dhe gjithashtu duhet të punojmë fort të mbrojmë gjuhën shqipe”, - u shpreh Presidenti Begaj: “Interesi ynë i përbashkët është që të mbrojmë ADN- në tonë dhe ADN-ja jonë është e lidhur me gjuhën. Ju thatë se askush nuk është i ndalur në shkollë që të mësojë shqip, por duhet që ne të promovojmë më shumë, të trashëgojmë më shumë, të kultivojmë më shumë. Kjo arrihet me kontributin e çdo individi shqiptar që jeton këtu, fëmijë, të rinj, të rritur, pleq të mençur, të cilët duhet të bëhen bashkë për atë që është e rëndësishme për ne”.
Presidenti i Republikës u zotua se një mesazh të tillë do t’i përcjellë edhe homologut të tij, Milatovic, për zhvillimin e këtyre zonave, në menyrë që të rinjtë të gjejnë mundësi pune këtu, që rinia shqiptare të mos ikë në emigrim, por të jetojë në trojet e të parëve.
Presidenti Begaj, premtoi shqiptarëve në Mal të Zi se personalisht dhe si President i Republikës do të jetë në dispozicion të tyre në shërbim të interesave madhore kombëtare dhe gjithashtu i siguroi ata që kanë e do të kenë vëmendjen e shtetit shqiptar.
PERVEC SE GJUHA NUK DUHET TE SHKEPUSE ATE PJESE TE SHQIPETAREVE QE PER DISA ARESYE NUK E PERDORIN GJUHEN SHQIPE.......ASHTU NDODH EDHE ME FENE,,,,,KUSH ESHTE MYSLIMAN DHE KATOLIK ESHTE SHQIPETAR........KA SHUME SHQIPETAR,QE NE TOTAL JANE 70-80 PERQIND E ATYRE QE QUHEN MALAZEZE,,,,,,TE CILET NUK JANE MALAZEZE POR NGA ANA JONE QUHEN TE TILLE,POR SHQIPETARE ORTODOKSE......KESHTU NDODH NE TE GJITHE BALLKANIN,POR JANE SHQIPETARE MORE HAJVANE.........KOHA DO TA VERTETOJE......ME KEQ NDODH ME SERBIT NE KOSOVE,KU NE MOMUNAT E QUAJTURA SERBE,ORTOKSET SHQIPETARE,ALBINDENOVICI PO I PERSEKUTON,NEN EMRIN SERBIT.....POR JANE SHQIPETARE MOR DERR,SI NE GJITHE SERBINE......

Hahahaha verrcqier muslimon brothers me DNA e sullton Muratit..... bisht qeni!
Po si more President ta ruajme gjuhen shqipe ku RTSh nuk lejohet te shihet jashte kufijve shqiptare. Te lutemi, ju si President kujdesuni per kete. Rama ka shume pune, dhe nuk mundet ti jape nje urdher maskarenjve qe drejtojne RTSh.
Shqiperia president ka vetem Moisiun. Trim i ndershem. Te tjeret.....
o Barom o Barom, shnoi gol Egnatia...o Barom..lol
ADN
AND apo ADN??? Gazekarë injorantë.
ADN , jo AND. Jo thjesht gabim njerezor, se gazetat kane editore, pra i pafalshem gabimi