Protesta e opozitës, Martin Leka: Pa njerëz, fjalimi i Berishës si në mbledhje partie! E pamundur që ti hiqet non grata

9 Shkurt 2025, 09:22Politika TEMA
Protesta e opozitës, Martin Leka: Pa njerëz, fjalimi i Berishës

‘Protestë pa frymë dhe pa njerëz’, kështu e ka cilësuar gazetari dhe analisti Martin Leka, protestën e opozitës të mbajtur pasditen e djeshme para Kryeministrisë.

I ftuar në një lidhje skype në Report Tv, ai u shpreh se kjo protestë tregoi se Berisha si ka numrat për të ardhur në pushtet.

"Duke patë realitetin, pamjet me dronë tregonin për përkrahësit që ishin sot. Ishte protestë pa frymë dhe pa dinamikë, pa njerëz dhe nuk ngjalli asnjë lloj ndjesie dhe opozitarizmi, ndërkohë që jemi afër zgjedhjeve të 11 majit.

Opozita e Sali Berishës tregoi se nuk është e gatshme dhe nuk i ka numrat për të ardhur në pushtet dhe këtë e di vet edhe Sali Berisha", tha ai.

Fjalimin e Berishën në protestë, ai e cilësoi si një fjalim në një forum partie.

"Fjalimi i Berisha i ngjante një fjalimi të zakonshëm në një mbledhje forumi partie dhe jo një miting, ku treguar forcë dhe vizion për të ardhmen e PD, në fillimin bëri apologjinë e arresti të vet dhe më pas apologjinë e fjalimit të Ramës dhe më pas bëri disa apologji të tjerë ta fjalimeve të njohura tashmë dhe fjalimi përfundoi me ato që opozita i ka thënë çdo ditë dhe në këto 8 vite të pushtetit të Ramës, i cili e ka të sigurt edhe mandatin tjetër", tha ai.

Gazetari u ndal edhe tek non grata e Berishës nga SHBA, ku tha se edhe pas ardhjes së Trump në pushtet është e pamundur që të hiqet.

"Berisha në Shqipëri është nën hetim ndërkohë që janë mbyllur hetimet për korrupsion gjatë qeverisjes së tij, Kjo ardhja e Trump në pushtet që mund ti hiqet non grata, ka shumë pak mundësi që të ndodh. Votat nuk ti jep as Trump as amerikanët, por ti japin shqiptarët.

Berisha do të mbetet në opozitë edhe pas zgjedhje dhe ai do me pas vetëm monopolin e opozitës, ai edhe pas humbjeve nuk do të jap dorëheqjen, me alibinë se zgjedhjet u vodhën nga Rama", tha ai.

Lidhur me fjalimin e Metës, i cili u bë pjesë e protestës përmes një mesazhi zanor nga burgu Leka tha se nuk kishte asgjë të re.

"Fjalimi i Metës nuk kishte ndonjë gjë të re në ndryshim nga fjalimet skematike të Berishës të dëgjuara herë pas herë, kishte disa nuanca ku dallohej që ishte një lloj fjalimi programatik ku fliste për bujqësinë dhe për gjëra të tjera", tha ai.

7 Komente

  1. c
    c

    Eshte e habitshme se si keta gazetare te oborrit kane gjithe kete urrejtje ndaj popullit opozitar.Keta e dine se nese humb zgjedhjet Berisha, ai si person nuk hmb ndonje gje se rrogen e depudetit e merr sidoqofte, por populli opozitar mbetet nen thundren e ketij pushteti ,populli opozitar mbetet i huaj ne vendin e vet, populli opozitar vuan gjithe padrejtesiste e pushtetit,pensionistet mbeten pa rritje pensioni, fshatrat e qytetet do vazhdojne te shkretohen, korrupsioni qeveritar do te shumefishohet. A e dine keta gazetare qe nqs nuk do kete opozite as keta nuk i paguan pushteti se ska nevoje per shkrimet e tyre?

    Përgjigjjuni
    1. L
      Li

      Se kan fain gazetaret fain e keni ju që mbani kriminelin ne krye. Ka perenduar koha e tij. Sa te keni Saliun shalgjati mbret. Derri sa te kuptoni si funksionon Zaho kryeminister.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sotiri

        Po pse o debil, vetem Sali Berisha ka lindur per opozite? Do te dalin te tjere megjithese non grata ben te pa munduren per tu mbyllur gojen partive te tjera qe te ngelet vetem ai me te gjithe ju trushkulurit bedela qe i shkoni pas. Non grata e ka thene vete qe PD nuk duhet te egzistoje kur e hoqen nga grupi parlamentar keshtu qe ky vetem se po ploteson deshiren e tij. Kjo parti terroriste duhet te shkrihet fare.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Titi

        Po keta gazerar jane shpelaresit e trurit te popullit duke i sherbyer regjimit Rama,Keta e mbajne ne pushtet si palaco qe jane se kane 12 vjet vetem per opoziten vlasin,Po si nuk vlasin njehere per shpopullimin,per varferine,per pencionet,per klanet e droges Per korrulsionin galopant per rruget,per ujin etj e etj,por ka 24 vjet ne karrike edi rama vetem duke vjedhur,Por kush eshte ndryshimi mes edi rames dhe enver hoxhes

        Përgjigjjuni
        1. a
          arkitekti i rtsh

          u ngjall ky memec martin leka qe i kish ikur goja nga frika se mos spak merej me te per grabitjet e llftarshme qe ka bo ne rtsh. ky osh ma zi se grabitesi alfred peza, leke bunga, tur zheji, thomo gellci e soj sorollopi i grabitesve qe ka drejtu rtsh. pse i erdhi goja memecit martin leku qi ka nis me dal ne ekrane e televizioneve do me than qi po i vjen dita per ne spak dhe don me u mbrojt. se klsh ka nis nje raport te qepur hata ku eshte martin leku kur drejtonte rtsh se mungote gellci qish ne burg per hajni. ska shume nevoj me hetu e gjet prova per martin lekun, shihni pasurite ndiqni paret dhe do befasojni.

          Përgjigjjuni
          1. x
            xhoxhi

            Mendoj se komentet janë pa vlerë për qytetarët e shkretë.Disa mbrojnë Ramën disa Berishën,Kjo është absurde.Ne duhet të themi kush është dhe si duhet të jetë qeverisja dhe jo e bën Berisha dhe nuk e bën Rama.Kështu kemi 34 vjet dhe skemi bërë asgjë.Pamë protestën me 2 apo tre mijë vetë nga gjithë Shqipëria.Me këta do fitojë e djathta?Po nuk dolën në shesh mijra dhe jo nënpunës por njerzit që jetojnë me djersë në pushtet nuk vjen kurrë.Pastaj na thoni kur partia demokratike ka fituar vetëm zgjedhje?Asnjë herë.Edhe në 1992 ja dhanë amrikanët dhe BE-ja dhe këtë e dinë vetë ata që numëronin fletët e votimit...Nga ana tjetër kush nuk e don Ramën në Europë?Të gjithë e duan dhe e respektojnë.Tani gjithë europa don lkryeministër një drogaxhi siç thotë opozita apo duan pushtet për të vjedhur opozita.

            Përgjigjjuni
            1. r
              robi

              Por me syte e Ivi Kasos dje ne pordhesten e deshtuar u shfaq *fitorja * e 11 majit 2025 , po keshtu e kishte pare pordhesten dhe Floriana me buzeqeshjen e shtirur.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje