Shqiptarët i dhanë këtë të mërkurë lamtumirën e fundit shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare, mëngjesin e 1 korrikut.
Në një ceremoni shtetërore të mbajtur në Teatrin e Operas dhe Baletit, krerët më të lartë të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës, personalitete të shquara të kulturës dhe artit në botën shqiptare, miq dhe dashamirës të autorit, por dhe qytetarë të ndryshëm morën pjesë në homazhet e zhvilluara në nderim të shkrimtarit.
Mes të pranishmëve ishin dhe kryeministrat Rama e Kurti, ku krahas vendosjes së buqetave me lule lanë dhe një shënim në librin e lamtumirës për Ismail Kadarenë.
Euronews Albania ka siguruar dhe fotot ekskluzive të mesazheve të lëna prej dy krerëve të qeverive në nderim të shkrimtarit.
Kryeministri Rama zgjodhi një mesazh të shkurtër, ku shkruan: “I the të gjitha, fli i qetë”.
Ndërkohë që mesazhi i lënë nga bashkëshortja e kryeministrit Rama, Linda Rama, ishte: “Ismail! Të privilegjuar të ishim bashkëkohës, të privilegjuar të të lexonim në shqip, Linda Rama”.
Sakaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti la një mesazh më të gjatë në librin e kujtimeve të shkrimtarit. Në mesazhin e tij, Kurit vlerëson maksimalisht figurën e Kadaresë dhe thekson se vepra e tij do të jetojë gjatë.
“Pikëllimi është i thellë sepse admirimi është i lartë. Historia me gjithë mitet, politika me gjithë intrigat, gjuha me gjithë bukurinë, me romanet dhe pozitë e Ismail Kadaresë u bënë dije dhe vetëdije për popullin tonë. Lum ne që e patëm kaq shumë. Vepra e tij do të rrojë gjatë, jo vetëm për ne.
Me mall e mirënjohje, Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës!”- shkruan Kurti.
Po hoxhen qe ti lexonte kuranin a erdhi ne varrim ,,,,apo vetem enveristat ,,,
Rama nuk e ka lexuar. Disident i partise dhe i socializmit me siguri qe "mbyllte hunden" nga era komuniste qe kundermonin. Me pas nuk ka patur kohe. Here poshte urave ne Paris e here ne sherre me Saliun nuk ka gjetur kurre kohen. Por ama ai e di se cfare duhet thene ne raste "solemne". A nuk ka marre edhe ai vete pa asnje merite titullin "Kalores i Lirise" ne France ? Nga kush? Ai qe levdoi Kadarene. Nje tjeter qe nuk ka lexuar nje mut.
Ra ky mort e u pame!
Pooo e saktë..e ka thënë vetë personazhi kryesor I këtij eventi.