
Analisti Frrok Çupi i ftuar në “Top Talk” foli për hetimin që SPAK duhet t’i bëjë presidentit Ilir Meta, pas akuzave për vrasje.
Çupi tha se lajmi ishte tronditës dhe është një goditje shumë e madhe për themelet e shtetit, duke hedhur dyshime mbi sigurinë e individit.
“Në fakt lajmi ishte jo vetëm tronditës po ishte lajmi i vetëm që ka prodhuar shteti shqiptarë, për shumë kohë. Që ditën që u mor vesh që ndërroi jetë Bujar Nishani, ky është lajmi i vërtetë që ka ndodhur. Domethënë është një goditje kaq shumë e madhe.Ky është një tërmet i madh që tund themelet e drejtësisë, mbi të gjitha tund themelet e shtetit dhe vë dyshime mbi individin”, tha analisti.
Sipas tij fakti që individët janë në trysninë e madhe të ndikimit të lajmit se presidenti i vendit të tyre është vrasës, përbën një problem të madh.
“Individi sot është i pasigurt pas atij lajmi. Pas atij lajmi sot individi është i rrënuar, një individ i cili ndodhet në mëshirë të drejtësisë në mëshirë të SPAK-ut dhe nën trysninë që presidentin dhe kreun e shtetit e ka vrasës. Është një problem i madh”, tha Çupi.
Analisti e konsideron situatën emergjente dhe që kërkon një zgjidhje, duke nisur që nga arrestimi i Ilir Metës dhe nisja e menjëhershme e hetimeve.
“Është emergjencë e domosdoshme që sot brenda ditës ka nevojë të qartësohet . Janë tre aktorë në lojë, ishin dy dhe tanimë është bërë pjesë edhe SPAK. Ka dashur vetë të hyjë në fushë nuk e thirri njeri, hyri në fushë dhe tani ka vënë pikëpyetje dhe dyshime shumë të mëdha mbi veten”, tha Çupi.
“Tani sot, ose presidenti i republikës duhet të vihet nën arrest dhe kjo është e domosdoshme edhe sikur të jetë i pafajshëm, sot edhe nesër derisa të bëhen 72 orë presidenti duhet të jetë në burg. Ky është akti i domosdoshëm që duhet kryer sot me patjetër. Duhet të kishin nisur hetimet”, shtoi më tej ai.
Kujtojmë që gazetari Artan Hoxha ka akuzuar presidentin Ilir Meta për urdhërimin e vrasjes së vëllait të deputetit Ndoka të Lezhës. SPAK ka reaguar duke i hedhur poshtë këto akuza dhe i ka konsideruar të pavërteta.
Nese do te ishte nje si z. Cupi ne krye te spak,mbase....
Skandali imoral që SPAKu mbron Metën eshte nje simtomë e një shoqërie të degjeneruar dhe pa asnjë ide mbi shtetin dhe të drejten. Duhen marrë urgjentisht gjykatës të huaj se me ato te korruptuar përjetësisht nuk mund të bëhet drejtësi dhe ndëshkim. Sikur mos ishin perfaqsuesit ndërkombetar gjatë seancave të vettingut,nga 90 % hajdutë, do kishin dalë 100 % të ndershën si gjatë viteve të kaluara. Shqiptari eshte hajdut,i korruptuar,pa moral dhe urren të drejtën dhe virtytin.
Zoti Cupi ka te drejte.SPAK-ku duhet t'a arrestoi Meten dhe t'a hetoi. Atehere do themi se ne shqiperi ka drejtesi.
Mir e ka cupi spak po prish dosjen ruheni dumanin ka shume te dhena qe do e vrasin bravo Tani nxiri te gjitha se spaku do e vrasi dumanin dhe do varosi dosjen meta dhe te tjer se dihet qe ka porositur dhe zeni po nuk flet njeri se ka frik.
Mero djali, ngarko Frrokun te shkoje e te arrestoje Presidentin por jo ne Presidence. Ta ruaj pa hyre ne Presidence e ta arrestoje. Ti Mero qe merr vesh qe heret nga keto pune, mshifu pas kolonave te Institutit te Historise qe te mos dekonspirohesh.
SPAK do hyje ne histori si mashtrimi me i madh ndaj kombit shqiptar i organizuar me bekimin e pozites dhe opozites.Tani jo vetem kemi kriminelet Berisha e Meta te paprekshem por kemi edhe nje institucion qe eshte ngritur posacerisht per te qene mburoje legale e tyre. Eshte dëmi me i madh qe Edi Rama i ka bere Shqiperise.
Te Lumt Edi Rama.Je vertete kryeministri qe do Shqiperia.
Po c'je duke na than or Frrok, kjo eshte thjesht nje shantazh i ber kundra S'PAK-ut, e dhjeve muhabetin, tani do dail ai Kari-aj if S'PAK-ut e do thot jo vetem politika po nderhyn por edhe gazetari po perpiqet te infuencoj ne punet e S'PAK-ut. Deri sa s'ka kallzime penale, mos i prish gjumin S'PAK-ut.... HAHAHAHA!
Presidenti Ilir Meta do arresyohet diten e 24 Korrikut. Ai sa t'i dorezoi detyren presidentit te ri Bujar Begaj, do largohet duke buzeqeshur,por do t'i ngij buzeqeshja se,sa pa dale te shkallet e presidences,e pret policia dhe do t'a arestoi menjehere..Pra ai nuk do shkoi ne shtepi ku e pret Monika,por ne burg.