Frrok Çupi: Vizita e Cameron në Tiranë, e rëndësishme! Dëshmi se Shqipëria është garanci e sigurisë

21 Maj 2024, 13:41Politika TEMA
Frrok Çupi: Vizita e Cameron në Tiranë, e

Analisti Frrok Çupi e cilëson si shumë të rëndësishme vizitën që Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron do të zhvillojë të mërkurën më 22 maj në Tiranë.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi u shpreh se vizita e Cameron dëshmon se Shqipëria është garanci e sigurisë në rajon.

“Vizita e zotit Cameron është një prej vizitave më të rëndësishme të personaliteteve të botës.

Ai ishte kryeministri i Britanisë së Madhe, është ministër i Jashtëm i asaj qeverie, mos të harrojmë që përfaqëson Anglinë, e cila mban një peshë shumë të madhe në qytetërimin europianist.

Është garanci e paqes në botës dhe sidomos në rajonin tonë. Është qytetërim, anglo saksonia është model shumë i madh për ne dhe për botën.

Kjo është garanci se në çdo gjë që ndodh në rajonin tonë, Shqipëria, Tirana janë garancia e sigurisë”, theksoi ai.

4 Komente

  1. D
    Demokrati idealist

    Ky njeri vjen në Shqipëri për interesat e qeverisë britanike dhe jo për interesat e Shqipërisë.David Cameron kur ishte kryeministër nuk ka qenë aspak miqësor me emigrantët shqiptarë.Ishte ky kryeministër që shkoi vet që në orën 5 të mëngjesit në një shtëpi ku ishin strehuar disa shqiptarë që kishin hyrë ilegalisht në Britanin e Madhe.Ishte ky kryeministër që për hundë propozoi referendumin për daljen e BM nga Bashkimi Europian.Si rezultat i këtij vendimi çmimet e ushqimeve janë rritur 1.5 herë në krahasim me ç’ishin para daljes nga BE. Mendoj se Frroku e ka gabim.

    Përgjigjjuni
    1. k
      koli

      O llapaqen, Camerun erdhi per probleme te trafikut te shqiptareve me Londren...o llapaqen,as titujt e gazetave londineze perpara nisjes nuk lexon o grua rrugesh...

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lili

        O Frrocke, ai ka ardh per trafikun me Angline te ketij regjimi.Nuk eshte nder por qortim.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kazani

          Me thënë të drejtën Frok të lexoj dhe je shumë i mprehtë në gazetari dhe shkrime dhe analiza. Por nuk bie dakord me ty për sa mesipër. Cameron vjen veç për interes të UK. (Dhe kryesisht probleme të emigrimit ose problematikat e emigrantëve Shqiptarë atje). Nuk po i futem faktit të transparencës së qeverisë dhe qeverive Shqiptare se normal nuk kanë ose madje i kamuflojnë me propaganda (deri edhe Gëbelsiane) pasi ju duket vetja pronarë te vendit. Edhe pse axhenda u publikua shumë vonë në këtë rast. Besoj se ka dhe shumë gjëra të tjera nëpër kulisa dhe prapaskena. Cameron vjen me të tjera axhenda. Por jo se AL është garanci e sigurisë në rajon... Dhe kuptohet që qeveria Shqiptare do "uli brekët", dhe ai do premtoj mbështetje dhe siguri ... Do të diskutohet edhe problematikat rajonale por jo ndonjë gjë thelbësore pasi AL nuk është se do t'a pyes kush apo do ti marri njeri dorën apo do ti shpalos kush planet strategjike. Fakti që vjen do përdoret nga këta si fakt mbeshtetje, promocioni apo edhe pse jo dhe mburjeje.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje