“Pushteti i drejtësisë ishte marrë peng”, Spiropali: Opozita në mëngjes kërkon drejtësi nga SPAK, në darkë dalin poshtë ballkonit të Berishës

21 Maj 2024, 10:33Politika TEMA
“Pushteti i drejtësisë ishte marrë peng”, Spiropali:

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, foli për Prokurorinë e Posaçme, duke e quajtur si diçka të re në histori.


“Është një gjë e re në historinë tonë që njerëz me pushtet të paraqiten apo të japin shpjegime në dyert e institucioneve të drejtësisë. Pushteti i drejtësisë, ishte i marrë peng, me gjykatës e prokurë të korruptuar”, tha Spiropali  në “Zona Zero”. 

Ministrja nuk la pa përmendur as qëndrimin e një pjese të opozitës për të cilët thotë se “në një anë kërkojnë që SPAK të bëjë arrestime dhe në darkë dalin poshtë ballkonit të Berishës, si mund të qëndrojnë këto dy fakte bashkë?”.

“Nuk do gjeni një deklaratë të kryeministrit ose funksionari të PS që të vërë një diskutim një vendim të SPAK, nga ana tjetër ka një shumësi zërash, njëri në maj të paraleleve, tjetri në ballkon që janë në luftë të hapur me drejtësinë.

Kemi besim që këto institucione, kanë dhënë shembuj se si mund të luftohet pandëshkueshmëria dhe të jepet drejtësi. Secili duhet të jetë i barabartë para ligjit”, shton ministrja.

4 Komente

  1. Z
    Ziu

    Po sot ska drejtesi fare...sepse nje gjyq divorci sot do vite te behet. Dikur mbyllej per 1 muaj. Imagjino te tjerat.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cubi

      Mir e ke ti mi goce,por s'kanë faj ata se nga krahu i tyre s'ka mar askënd spaku. Edhe ata kur ishin në maj kan vjedhur që i kanë nxjerrë ujin e zi. Megjithatë po rrim me shpresë se do bëjn ndonjë pun ky spaku.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Adriatik.

        Turp,ankohet SPAK se Berisha ka shkelur masen e sigurise.Kujt ja kerkojne kete godoshe kete.A nuk kane fuqi keta prokurore te ndalojne veprime te tilla.A ka police te godina e vulhumburit Sali.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Votoni opoziten .!Do tju rrise pensionet .

          Mos e votoni kete,kjo ka vota plot . S’ka nevoj per votat tuaja. As per votat e profesionisteve te lire te as te pensionisteve .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje