Analistët Preç Zogaj dhe Mentor Nazarko komentuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV fushatën e 11 majit që po mbyllet. Ndërsa Zogaj tha se ajo ishte e njëjtë me të mëpërshmet, Nazarko u shpreh se risi është përfshirja e partive të reja.
Preç Zogaj: Kjo fushatë ishte një dejavu, një gjë e parë disa herë. Fushata e dy partive të mëdha ishte një gjë që e kishim parë disa herë. Një gjë për ta hequr qafe, që nuk ke si ja bën.
Rama është bërë protagonist që në 1998, ministër ishte , por Berisha 30 e ca vjet. Të njëjta fjalë, grimasa, mënyra komunikimi.
Ky lloj komportimi, sikur gjenialitet të jetë, bëhet monoton.
Mentor Nazarko: Është dominuar fushata nga dy personazhe, që shoqërojnë jetët tonë prej disa dekadash. Si risi është përfshirja e partive të reja. Demokracia shqiptare funksionon, me gjithë skepticizmin tënd, funksionon sepse partitë e reja po rriten në përqindjen e preferencën që ka populli për to. Kjo e ndikon sadopak ofertën programore të partive të vjetra. Ka patur edhe një dimension të ndërkombëtarizimit, për shkak të përfshirjes së konsultentit amerikan për opozitën, apo Bashkimit europian si slogan dhe ofertë e PS.
Ishte i pranishëm edhe SPAK. Këto ishin disa elementë që e karakterizuan”.
Wow, çfarë analize dhe thënjesh brilante nga Preçi! O Preç, të ka kaluar koha edhe ty, jo vetëm Salihut nga Viçidoli.
Dakort jam me mendimet e te dy ish keshilltareve te rinovuar , te ish presidentit me te poshter ne historise e vendit , per zhvillimin e fushates elektorale. Nazarko thote qe risi ishin partite e reja ! Po kush ishte e reja , partia e Dashit , partia e Lulit apo e Agronit ? Edhe partia e Qorrit , Tikut dhe e atij profesorit tropojan , ( nuk me kujtohet emeri ) nuk jane me te reja , pasi kane konkuruar edhe ne fushata te tjera . Risia dhe çudia ne kete fushate , ishte qe te gjitha sondazhet per te katerten here , e nxjerrin fituese PS-ne dhe me rritje, ne krahasim me fushaten e kaluar . Kjo tregon se me rikthimin e Berishes ne politike , demokratet nuk duan te hane me bar dhe po e braktisin partine e tij . E keqja e tyre eshte se kane humbur orientimin dhe nuk po gjejne dot nje lider te sakte , me ide te reja qe ti prije drejt fitores . Ne keto kushte votojne disa kryetare te rinj ne moshe , por te edukuar me ideologjine berishiste . Nqse opozita nuk behet e besueshme per kete milet , Ramen do ta mbaje gjate ne pushtet , veprim qe nuk eshte ne te mire te demokracise .