Gara për bashkinë Elbasan, Gledjan Llatja merr sërish fitoren! Boçi votohet nga 40% e qytetarëve

19 Prill 2023, 22:47Politika TEMA

Gara për bashkinë Elbasan, Gledjan Llatja merr sërish fitoren!

Nëse zgjedhjet për bashkinë e Elbasanit do të mbaheshin sot, kryetari aktual Gledjan Llatja do të merrte sërish fitoren. Kandidati i PS është në garë për bashkinë e Elbasanit vetëm me Luçiano Boçin, kandidatin e koalicionit Berisha-Meta.  Nga sondazhi i institutit Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 49-53% e të pyeturve thonë se do të votonin për Gledjan Llatja ndërsa 36-40% do të votonin për Luçiano Boçin. Një përqindje jo e vogël që mund të çonte në një rezultat të ngushtë mes kandidatëve, 9-13% e të pyeturve nuk mbështesin asnjë prej kandidatëve. 

Nëse zgjedhjet e 14 majit do të mbaheshin sot, Partia Socialiste do të merrte fitoren në bashkinë e Elbasanit, me shumicë të theksuar si forcë politike. Në sondazhin e institutit Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, rezulton se 50-54% e të pyeturve do të votonin për PS dhe 33-36% do të votonin për koalicionin Berisha-Meta.

Për të bërë një krahasim me vitin 2021, PS konfirmohet si forcë fituese në Elbasan ku sipas sondazhit është rritur përqindja e personave që kanë besim tek socialistët. Rënie të ndjeshme pëson PD, votat e të cilëve duket se do i shkojnë koalicionit Berisha-Meta. Nga 40.5% që kishte PD në vitin 2021, sipas të pyeturve nga sondazhi Piepoli, në zgjedhjet e 14 majit do ta votojnë vetëm 7-11% e qytetarëve të Elbasanit.

23 Komente

  1. t
    titi

    E hengri qafen e pates edhe kete radhe kualicioni bashke ham mu...

    Përgjigjjuni
    1. t
      titi

      E hengri qafen e pates edhe kete radhe kualicioni bashke ham mu...

      Përgjigjjuni
      1. t
        titi

        E hengri qafen e pates edhe kete radhe kualicioni bashke ham mu...

        Përgjigjjuni
        1. t
          titi

          E hengri qafen e pates edhe kete radhe kualicioni bashke ham mu...

          Përgjigjjuni
          1. t
            titi

            E hengri qafen e pates edhe kete radhe kualicioni bashke ham mu...

            Përgjigjjuni
            1. l
              luci...ano

              per cka te zgjidhet, e ku ne ellbasan?! a mos eshte uciano, ai rrugaciqe vet i dyte rrahe me grushta gjergj lucen. a eshte luci..ano a ndonje tjeter. a e ka dononcuar gj luca? duhet perzane me gur nga elbasani,. duhet te jete kryetar i ndonje bande atje ne elbasan. a ka emer gangsteri qe e ndihmpoi me rrahe gjergk lucen. elbasani nuk nevoje per baandit nga tirana. gjergj luca mos u tut ku je folper gangon luci..ano

              Përgjigjjuni
              1. a
                altin

                mjafton te degjosh nje interviste cfaredo per kete llatjan dhe e kupton qe ky sdi nga lidhet gomari ,e ka vene partia aty dhe llomotit njesoj si ai i bashkise se shijakut e sa e sa te tjere qe sdine as shkrim as kendim :),e keqja eshte s edhe krahu tjeter ka demagoge dhe mjere njerezit e shkrete .....

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje