“Garantim i integritetit të politikanëve përmes Vetting-ut” - Basha në Gjirokastër: Prioritet, ndryshimi i sistemit politik

17 Qershor 2023, 20:01Politika TEMA

“Garantim i integritetit të politikanëve përmes

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka realizuar një takim me demokratët e qytetit të Gjirokastrës, ku ka diskutuar rreth situatës në të cilën gjendet PD-ja në këto momente. Basha ka deklaruar se prioritet është ndryshimi i sistemit politik, ndërsa drejtohet sipas tij, nga një klasë e vjetëruar e cila është kthyer në mburojën e interesave të pak njerëzve, e jo të mirëqenies së përbashkët.

“Një bashkëbisedim i përzemërt me miq dhe kontributorë ndër vite të Partisë Demokratike në Gjirokastër. Jam mirënjohës për qëndresën e tyre të çmuar në këtë moment sprove që po kalon familja jonë politike. Falë tyre, Partia Demokratike ka mbetur siç ka lindur, për t’i shërbyer njërëzve dhe jo vetes.

Reflektimi i thellë përgjatë këtij një viti e gjysmë, na ka shenjuar të gjithë ne, dhe sot jemi syhapur e të vetëdijshëm për rrugën përpara nesh, e cila kalon nëpërmjet reformimit të së djathtës dhe mbylljes së hendekut të madh mes shoqërisë dhe politikës.

Ndryshimi i sistemit politik, i braktisur nga qytetarët në 14 maj, është prioritet që ne bashkëndajmë me shumicën dërrmuese të qytetarëve që nuk duan që gjërat të vazhdojnë kështu sic janë, nën hyqmin e një klase të vjetëruar politike, që është bërë mburojë e interesave të pak njerëzve, e jo të mirëqenies së përbashkët.

Parimet dhe vlerat që na bashkojnë janë busulla që na udhëheqë në luftën pakompromis ndaj korrupsionit dhe forcimit të partneritetin tonë me aleatët strategjikë të Shqipërisë, SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe. Ne kemi qëndruar fortë në mbrojtje të vlerave perëndimore, të qartë se ajo që nuk është e mirë për Shqipërinë, nuk mund të jetë e mirë për Partinë Demokratike.

Kjo qëndresë është edhe prova më e madhe e vendosmërisë tonë për të sjellë një ndryshim rrënjësor për vendin duke hapur garën politike përmes: listave të hapura, garantimit të integritetit të politikanëve përmes Vetting-ut, ekuilibrimit të jetës institucionale përmes kufizimit të mandateve të kryeministrit, nxitjes së pjesëmarrjes në jetën e vendit, të atyre që punojnë e sakrifikojnë jashtë kufijëve tanë, përmes garantimit të votës së diasporës”, është shprehur Basha.

5 Komente

  1. L
    LULUSHI VOGEL

    Nese do kete veting politikanesh dhe drejtesi ti duhet te ishe ne burge prej kohesh . Mos i konsidero njerzit per debile

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli

      Pa diskutim duhet vetting: per megavjedhjen e Autostrades Milot-Kukes dhe sidomos per 21 Janarin 2011, per te cilin Lulushi, ne maje te tarraces se Kryeministrise, epror drejtperdrejt i Gardes se Republikes, e urdheroi kete te hapte zjarr luftarak mbi 100.000 protestues, te cilet, parimisht, i vrau te gjithe. Kaq poshte te bjere populli shqiptar qe te qeveriset neser nga ky genocidist?

      Përgjigjjuni
      1. E
        Elbasanlliu i tirones

        Po videon e Lulit me 1 sekretar te kohes se Sales kur do e shfaqni? Saliu ja tund sa here videon, e luli i vocerr ben cfare ti thone!!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Leonardi

          Pupac, grupi qe do organizoje paraqitjen e kandidateve per jryetar te PD -se duhet domosdo te te kerkoje qe ti te japesh shpjegime: 1. Sa para ke perfituar ti dhe gruaja yte nga ato qindra thase me para qe vjehrri yt, kunat i Vehbi Alimuçes i vodhi dhe dalebgadale i fshehu ne Euro-Azi. 2. Si u vodhen 230 milione dollare te rruges se kombut dhe pse nuk pranove te paraquteshe ne Gjykate. 3. Roli yt ne akuzen ndaj UÇK-se, implikjmi me Dik Martin, ludhjet me Fazlliç, 4. Jep tabllone e vrasjeve te 4 protestuesve ne bulevard, kush i shduku pamjet dhe serverat. Ke qene minister i brendshem. Kush urdheroi vrasjen.5. Ne kembim te çfar interesi falet Detin tone pales greke.6. Fol per 4 vilat e blera gjate kohes qe ishe ne opozite. Megjithate do jete fatale qe ti te rikthehesh ne PD, ke bere deme shume, ne ortakeri me Berishen e asgjesuat kete parti. Nuk ke fituar asnje beteje

          Përgjigjjuni
          1. l
            lul bytha

            Lyli mire e ka per veting ne politike , vec kur vjen koha per tu kontrolluar ....shkone ja keput jashte shteteit ose ben te semurin rende ...sic bente deri me sot kur organet e drjtesise kane dashur ta hetojne ....dhe Lyl drasa ne kembe bente te semurin me te tilla metodika o dordoles misri nuk shkohet sot o Lyl palla , o deshtak , o skuth cadrash ...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje