
Shqipëria ka një objektiv ambicioz për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade.
“Objektivi ynë është i qartë: në vitin 2025 synojmë të hapim të gjithë grup-kapitujt dhe të mbyllim grup-kapitullin e gjashtë, ndërsa deri në fund të vitit 2027, planifikojmë të mbyllim të gjitha negociatat dhe të jemi gati për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. Ky është një qëllim ambicioz, dhe diplomacia do të luajë një rol kyç në realizimin e tij, me komunikim dhe bashkëpunim të ngushtë me shtetet anëtare të BE-së”, tha Igli Hasani, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.
Në vijim të angazhimit të saj në Aleancën Atlantike të Veriut, Shqipëria po përgatitet që pas dy vitesh të bëhet e para në rajon që mirëpret Samitin e NATO-s në kryeqytet.
“Ka nisur bashkëpunimi konkret me NATO-n për organizimin e Samitit të Aleancës në Tiranë në vitin 2027, ku Shqipëria do të jetë vendi i parë që do të presë një ngjarje kaq të rëndësishme në rajon”, shtoi Hasani.
Gjatë një takimi me gazetarët, ministri Hasani nënvizoi edhe nevojën për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, duke dënuar aktet e dhunës dhe të terrorizmit, që janë regjistruar së fundmi.
“Kemi mbështetur gjithmonë dialogun e lehtësuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve dhe arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme paqësore. Ky proces është i domosdoshëm për stabilitetin afatgjatë të rajonit dhe për integrimin e të dyja shteteve në strukturat evropiane. Shqipëria ka luajtur një rol konstruktiv në këtë dialog, duke inkurajuar palët për të shprehur fleksibilitet dhe angazhim të vërtetë për arritjen e një marrëveshjeje që do të respektojë të drejtat e të gjithë qytetarëve dhe do të sigurojë një paqe të qëndrueshme. Kemi ofruar, gjithashtu, mbështetje të vazhdueshme për Kosovën në këtë proces, duke lobuar për mundësitë që ky dialog të përfshijë përfitime të prekshme për të dyja vendet dhe për integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare”, deklaroi ministri.
Angazhimi i Shqipërisë, shtoi Hasani, është të mbrojë të drejtat e shqiptarëve në rajon dhe të promovojë stabilitet e paqe. /vizionplus.tv
Po o Igli po, mire e ke ti, po ate Samit mund ta mirepret Saliu. Ne emer te popullit tand kerkoi Natos te na merr Saliun prej Tirane, mos prit ket nga Rama. Ndryshe ti vet mbaje mire me Saliun se do marresh vehten ne qafe me saliun neper kembe.
KETA JANE PLEHRA E DUHEN VARUR! NJERI THOTE ANETARESIM NE 2027 KY KARI THOTE NE 2030! HIQINI QAFE KETA MASHTRUES ORDINERE O MILET!!!!!
Kështu na duan, të narkotizuar, të nënshtruar, dhe budallenj me të cilët të tallin karin sa munden dhe ne ti venerojmë, të paaftë të mendojmë me kokën tonë. Shqipëria nuk ka për t'u bërë kurrë pjesë e BEsë ose do të bëhet vetëm në atë formë siç u bë anëtare e NATOs, pa ushtri, pa të drejtë vetëmbrojtje , njësi administrative e shtetit dhe ushtrisë greke. Më shumë mundësi ka projekti i Shqipërisë së Madhe se vazhdimi i egzistencës së Bashkimit Europian, një krijesë impotente dhe absurde që lulëzoi duke parazituar nën sqetullën e Amerikës dhe një zero absolute në gjeopolitikë, ushtri , strategji. E paaftë të mbrojë vetveten, të ketë një gjuhë dhe një politikë përfaqsuese si zë i vetëm, dëshmoi edhe me Ukrainën një kotësi ekzistenciale historike. Demagogë, impotentë dhe të korruptuar, përbëjnë vetëm një kleb bythecësh, ologarkësh, pseudo fashistësh, bankierësh dhe plutokratësh , të prirur vetëm për t'u trashur. Hyrja në BE dhe rrënimi i BEsë do të ketë për Shqipërinë të njëjtat pasoja dramatike si rrënimi i perandorisë Osmane. Shqipëria duhet të luftojë dhe të krijojë një rrugë tjetër për veten, në pritje të rrënimit të një perandorie që po jep shpirt, për t'i çuar kufijtë e saj në dyert e Athinës.
O Edi Rama, ku e gjete ket teveqel ushtrie? Ky osht 'druvar pre Lume, bre', ene e ma veten per diplomat, e osht ene 'πονηρός όπως είμαι', ene e ma veten per t'qute, bre.