Gaz Bardhi i kërkon dorëheqjen Elisa Spiropalit, Ina Zhupa: Nga sot nuk të thërras më kryetare

7 Nëntor 2024, 10:29Politika TEMA
Gaz Bardhi i kërkon dorëheqjen Elisa Spiropalit, Ina Zhupa: Nga sot

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi i ka kërkuar dorëheqjen Elisa Spiropali si kryetare e Kuvendit, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Administrative për shfuqizimin e vendimit për përjashtimin e deputetëve të opozitës.

Bardhi u shpreh se ligjvënësit demokratë u ndaluan të hyjnë në Kuvend duke i bllokuar derën me kangjella hekuri dhe forca sigurie, teksa theksoi se ky vendim ishte në kundërshtim me Kushetetutën.

“Duhet të dorëhiqeni, nuk keni lejuar opozitën të marrë pjesë në seancë në kundërshtim me vendimet e Kushtetueses, I vendosët deputetëve kangjella hekura e forca sigurie. Futët edhe forcat speciale për të ndaluar deputetët të futen brenda në Kuvend

Ti atje lart në majë, që je përfaqësuese e kriminelëve, duhet të dorëhiqesh.

Nxirr Gardën jashtë. Duhet të ndjeni turp bashkë me zonjën e vezëve. Duhet të jepni dorëheqjen. Nuk mund të vazhdosh më të ulesh në atë karrige.

Të dënosh deputetët e opozitës pa ligj, ti heqësh mandatin pa ligji për 30 ditë e bën regjim kriminal që të ka siguruar ty karrigen me rrota që tundesh herë pas here”, tha Bardhi.

Ina Zhupa: Nga sot nuk të thërras më kryetare

Deputetët e Partisë Demokratike i kanë kërkuar kryetares së Kuvendit që të japë dorëheqjen, pasi sipas tyre ka përjashtuar pa asnjë rregull deputetët e PD, për të cilët gjykata vendosi rikthimin në Kuvend.

Deputetja e PD, Ina Zhupa tha se “nuk do ju drejtohemi zonja kryetare, por zonja Spiropali”.

“Nga sot nuk do ju drejtohemi zonja kryetare, por zonja Spiropali, sepse përjashtuat pa ligj dhe pa rregull deputetët e opozitës. Sa fals jeni tani edhe me vendimin e gjykatës”, tha Ina Zhupa, e cila i kërkoi Spiropalit që të dorëhiqet, madje siç tha ajo “duhet të largoheni me turp”.

4 Komente

  1. V
    Votuesi

    Epo na pla by se nuk e thirrje me funksion ti nuk respekton institucion dhe mbi te gjitha vehten

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noci

      Nuk e kuptoj se si nje numur i vogel deputetësh duan te bejne ligjin ne nje parlament me 140 veta dhe ata jane me pak se 40 veta.Dhe vazhdojnë me fjalor te piste dhe kërkesa te paligjshme kur si pjerdh askush.Te pakten te kishin popullin mbrapa por keta nuk kane as familjarët e vet

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje i Moshuar

        Paske mare yrysht te madh moj injorante Zhupa ??? Nuk di se kush te ka vene aty deputete se ti vetem per pastruse Kuvendi dhe ate se ben tamam ??Vaj medet per intelektin tend ??Ajo shprehja jote :Do i djegim kariget e Kuvendit se jane tonat , ne shekuj do jetoje ???? Dhe do permendesh vetem per kete shprehje duke injoruar gjithe PD-ne e vitit 2024 ,na ishte njehere ??? Se e shof qe po fluturon me presh ne B ..... prej vendimit te Gjykates as ti nuk e di se ku e ka hilen ajo Gjykate ???

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Po as zonja Spiropali, thirre me emrin e vertete: Zonja Nafije Dybeku. Te shohim se a do botohet komenti apo do zbatohet urdheri i krye patronazhistit te kesaj fletushke.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje