Gaz Bardhi: Rama ka qenë shumë i mërzitur këto 48 orë, e kam nga burime të sigurta pranë tij

14 Qershor 2024, 10:21Politika TEMA
Gaz Bardhi: Rama ka qenë shumë i mërzitur këto 48 orë,

Gazment Bardhi ka dhënë një intervistë për Çlirim Pekën, për të folur për vulën e PD-së.

Ai tha se njeriu më i mërzitur për marrjen e vulës nga Sali Berisha, ka qenë Edi Rama.

Bardhi tha se këtë ja kanë thënë burime të sigurta pranë Ramës.

“Njeriu më i mërzitur 48 orët e fundit në Shqipëri, pas vendimit të Apelit ka qenë Edi Rama.

Ne nuk kishim vetëm problemin e vulës, ne na ishte vënë në diskutim grupi parlamentar.

Pra, ne na thuhej se ju jeni 50 veta, janë 7 të tjerë dhe grupi parlamentar janë këta, ju 50 do duhet t’u bindeni këtyre të 7-tëve.

Dhe rezistenca jonë bëri që ne të fitojmë legjitimitetin në Kuvend. Dhe më pas erdhi vendimi i Gjykatës së Lartë që e zgjidhi çështjen.

Mua më vinin miq të mi, që ishin me Bashën, se u thoshte Basha, Gjykata e Lartë na e ka dhënë ne, dhe u thoja që mos dëgjoni çfarë thotë Basha.

3 paragrafë janë, dhe GJL e thoshte qartë, Apeli vetëm sa e ekzekutoi”, tha Bardhi.

Normalisht, duhet të mbash të qeshurën, kur dëgjon deklarata të tilla, se Edi Rama është njeriu më i mërzitur në vend, meqë Sali Berisha ka marrë vulën e PD-së.

12 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Kur ka dhe ky burime tê sigurta,!... Po të kishte me dinjitet (kusht për të patur "burime të sigurta" për ndryshe burimet janë burime tip nevojtore, si vetë nevojtari për burime), pra po të ishte ky Ziu me dinjitet nuk do kishte nevojë për aktirë rrëmbythje tip Babale.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Uuuuuu Bardha sa turpe

      Haaa Bardha ( sipas burimeve te mia te pa konfirmuara ) fraza me banale e ster perseritur ne kazanet e mbremjes ... Bardha e ka informacionon nga ? Fevziu Shkullaku Bushati Peka pa shkolle gazetarie , ish sportiste deshtuar e transformuar ne gazekare Sonila silikoni, Lubonja te gjithe keta jane burime te sakta prane Rames dhe ja kane konfirmuar Bardhes uuuuuuuu

      Përgjigjjuni
      1. A
        Adriatik.

        O Bardhoshke,do ta hash qafen e pates ne zgjedhjet e 2025 dhe atehere shikoje merzine e Rames. Nuk i rruhete Rames se kush e mer vulen.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokrati me mend ne koke

          Rama eshte Erdogan tani. NON GRATA nuk vjen kurre ne pushtet. Eshte i kenaqur ne opozite. Do vazhdoje te genjeje budallenjte qe i shkojne mbrapa duke shpresu vende pune. Perfundimisht u rikthyem ne monizem.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dardan

            ... do mundet Shqiponja ne Gjermani

            Përgjigjjuni
            1. F
              Franci

              Gazmenda jepi pergjigje demokrateve perse nuk po mban fjalen kur deklarove publikisht qe “ neqoftese zgjidhet Berisha kryetar i PD une largohem nga politika” !!! Mashtrues qe as nuk skuqesh e as nuk zverdhesh !

              Përgjigjjuni
              1. d
                drejtesia

                Tipiku i llumit kavajs, si plakat qe mblidheshin ne sokak dhe benin biografine e cdo personi qe do kalonte! Ti byth shqyer mos shiko merzitjen e Rames, se jua vuri vulen ne balle, jeni te gjithe jasht loje se kush bashkpunon me non graten do quhet organizate terroriste dhe kjo nuk eshte shaka! Fundi i qershorit po vjen,ska ma asnji titull dhe mbas gjithe presioneve qe po ben edhe nga frengjia,ai do ulet drejt ne katin perdhes te ftohte akull te burgut te lezhes bashke me kriminelin tjeter Meta!

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Maloku

                  po Gazi pse nuk thote qe te gjitha ankesat, kerkesat ne Gjykate kunder Sali Berishes i ka hartuar vete. Hajde se tani do e shohi ky si do haje dru si gomari ne duhan nga Sali Berisha. Ja mban vath ne vesh maloku dhe ka per tja nxjerre n ga hundet. O sa do kenaqemi ne me teatrin e demokrateve te vules.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tutu

                    Supeeerrr…!! Ky eshte nje rast i mire per te gezuar opozita…!!

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fajin e ka Kushtetuesja e nongrates

                      Plehrat e Kushtetueses duan rroga me te larta se Presidenti. Te oresin ku te vije nongrata ne pushtet dhe jua rrit ai rrogat ketyre veglave injorante te ligjit.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Noci

                        U be edhe psikoanalist ky qe edhe si jurist se ka treguar veten.Rama nuk e ka fare hallin e vules se sipas jush ai urdheron gjithçka.Atij per te ndenjur ne pushtet ju i duheni se jeni peme pa kokrra dhe ju mund kollaj

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          sa ndyresi paskemi pasur ?!

                          eh mor VuleHumbur !!!!!!!!!!!!!!!!

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje