“Kush vlerëson SPAK, turpëron fjalën baxhellë”, analisti për deklaratën e fortë të Metës: Uroj të mos e kishte për Monikën

14 Qershor 2024, 09:01Politika TEMA
“Kush vlerëson SPAK, turpëron fjalën baxhellë”,

Analisti Arian Curri komentoi deklaratën e fortë të Ilir Metës dje, kur tha se “nëse ka në këtë sallë nga ata që vlerësojnë SPAK, turpërojnë fjalën baxhellë”.

Ai tha se uron që këtë deklaratë të mos e ketë pasur për të shoqen Monika Kryemadhi, pasi ajo dje deklaroi se nuk pajtohet me të shoqin për sulmet ndaj SPAK.

“Uroj që të mos i jetë dedikuar të shoqes, sepse dje e shoqja kishte vlerësim për SPAK. Unë e besoj se kjo është strategji. Ndarjen nuk janë ndonjë gjë e madhe njëherë, i bëjnë rëndomë për të rregulluar një situatë ose një tjetër.

Besoj se çifti politik janë duke luajtur një tragjedi Shekspiriane që të shpëtojnë veten nga ‘dënimi në opinionin publik”.

Nuk e ke idenë ky popull se sa vdes për këto sherret në shtëpi, a ia dredh më ke ia dredh, ai i ke harxhuar lekët, për çfarë…”, tha ai në studion e Top Story.

“Meta që ka drejtuar këtë vend nuk ka drejtuar dot gruan e tij sesi ka harxhuar lekët. Ata kanë një strategji me njëri-tjetrin kush do ta mbajë përgjegjësinë. Sa më shumë të dalë që Monika ka harxhuar lekët dhe Meta nuk dinte gjë, Meta lehtësohet.

E kanë reale sherrin me njëri-tjetrin apo jo? Se Monika nga ana e saj e merr me të mirë SPAK, Meta e sulmon. Meta e di se për të do kërkohet masë më e rreptë, ndërsa për Monikën mendojnë ata që do merret masë më e lehtë”, tha Curri.

3 Komente

  1. P
    Pensionisti i Porcelanit

    Ky katundari i Cepanit nuk e ka njohur fuqine e "baxhelles" qe do t'i haje koken!

    Përgjigjjuni
    1. u
      u shofshin zagaret

      Çohu Enver nga varri dhe........................

      Përgjigjjuni
      1. c
        ce

        Shikoni kush qendron ne krah te djathte te Nafije dybekut.Kjo eshte sharebajga e haremit te Jales Elone gurikali turikali i leshelise, drandja e mirdites dru me pre.Kjo eshte financierja mafioze e transaksioneve te Nafije dybekut se e ka shoqeruar Nafije dybekun kudo jashte. Nuk ka femer me mafioze ne planet, ta ben kopilin ta le ne preher.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje