Gazeta e njohur amerikane: Politikani shqiptar nuk mund të hyjë në SHBA për shkak të akuzave për korrupsion. Megjithatë, ekipi i Trumpit po e ndihmon

11 Prill 2025, 21:38Politika TEMA
Gazeta e njohur amerikane: Politikani shqiptar nuk mund të hyjë

Në një artikull të publikuar në HuffPost, gazetarja Amanda Moore hedh dritë mbi përfshirjen e njerëzve të afërt me Donald Trump në fushatën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili është i sanksionuar nga SHBA dhe Britania e Madhe për korrupsion. Edhe pse nuk lejohet që të udhëtojë drejt Uashingtonit, Berisha po merr ndihmë direkte nga strategë dhe këshilltarë të fushatave republikane në përpjekjet e tij për t’u rikthyer në pushtet.

Artikulli i plotë

Sali Berisha është shpallur non-grata nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar për shkak të akuzave për korrupsion e për rrjedhojë nuk lejohet të udhëtojë drejt këtyre vendeve. Megjithatë, fushata e tij presidenciale po mbështetet nga disa prej aleatëve më të afërt të Donald Trumpit.

Një grup gjithnjë e më i madh personazhesh politike të lidhur me Trumpin po ndihmon në fushatën zgjedhore të një politikani shqiptar që është sanksionuar për korrupsion madhor. Sali Berisha, i cili ka quajtur fitoren e Trumpit një “mrekulli”, duket se ka angazhuar disa nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-presidentit në punë konsulence – ndërsa ekipi i tij lë të kuptohet se objektivi përfundimtar është heqja e sanksioneve.

Chris LaCivita, bashkëdrejtues i fushatës së Trump-it për vitin 2024, ishte në Shqipëri në muajin shkurt, si pjesë e një kontrate për të ndihmuar fushatën e Berishës – kandidat për kryeministër që ndodhet nën sanksione amerikane – siç raportoi “The New York Times”. Me të ishte edhe Paul Manafort, i dënuar më herët për mosregjistrim si agjent i huaj në vitin 2018. (Manafort u fal nga Trump në dhjetor të vitit 2020.)

Ndërsa afrohen zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, “HuffPost” ka mësuar se ekipi i LaCivita-s është zgjeruar, duke përfshirë sondazhierin e njohur Tony Fabrizio dhe bashkëpunëtorin e vjetër të Manafort-it, Phil Griffin. Për më tepër, përfaqësues nga organizata “American Conservative Union” – e cila organizon konferencën vjetore CPAC ( Konferenca Vjetore Kryesore e Konservatorëve Amerikanë) – janë takuar së fundmi me Berishën. Takimi rezultoi me planifikimin e një edicioni të CPAC Balkans në fund të prillit, që do të bashkë-organizohet nga partia e Berishës, sipas një postimi të tij në platformën X (dikur Twitter).

Kjo vjen pas përpjekjeve të administratës Trump për të zbutur ndikimin e ligjit mbi Regjistrimin e Agjentëve të Huaj (FARA), duke i hapur rrugën pagesave të majme për lobistët që përfaqësojnë interesa të huaja, pa ndonjë mbikëqyrje domethënëse nga autoritetet amerikane. Regjistrimi në FARA mbetet në teori i detyrueshëm, por nuk ka më ndëshkime penale – ndryshe nga më parë, kur u përdorën për të ndjekur penalisht vetë Manafortin. Administrata gjithashtu ka shpërbërë Task Forcën për Ndikimin e Huaj, që hetonte rastet e lobimit të paregjistruar. Një kontroll në regjistrin e FARA-s të premten në mëngjes tregonte se asnjë nga të përfshirët në fushatën e Berishës nuk është regjistruar për të lobuar në emër të tij.

Berisha, kreu i Partisë Demokratike të djathtë në Shqipëri, është nën sanksione nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar prej disa vitesh. Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli atë dhe familjen e tij “persona non grata” në maj të vitit 2021 për “përfshirje në korrupsion të rëndë”. Në korrik 2022, Mbretëria e Bashkuar e ndaloi hyrjen e tij në vend për “arsye kriminaliteti dhe korrupsioni”, duke deklaruar se prania e tij “nuk ishte në të mirë të publikut”. Në vjeshtën e kaluar, Berisha u akuzua zyrtarisht për korrupsion, lidhur me një skemë ku dhëndri i tij kishte përfituar leje ndërtimi për apartamente në Tiranë, nga të cilat dyshohet se ka përfituar miliona euro. Berisha u vendos në arrest shtëpie pasi refuzoi të respektonte masat e vendosura nga gjykata, duke deklaruar se është viktimë e përndjekjes politike.

Ai ka shprehur më herët shpresën se një administratë e re e Trump-it do të shfuqizonte sanksionet ndaj tij. Ditën e inaugurimit presidencial në SHBA, Berisha u tha mediave shqiptare se zgjedhja e Trump-it ishte një “mrekulli” dhe se do t’i kërkonte të hiqte vendimin që e shpallte atë “non grata”.

Në një intervistë të dhënë më 27 janar, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, u pyet nëse Trump do të hiqte sanksionet ndaj Berishës. Në deklaratën e dhënë për “HuffPost”, ajo u përgjigj: “Sanksionet ndaj zotit Berisha, unë besoj – ashtu siç e shoh – do të hiqen. Do të hiqen, por jo vetëm për z. Berisha; do të hiqen si bllok. Do të përfshijnë edhe persona të tjerë.”

Por më 5 shkurt, sipas një raportimi në “Albanian Times”, Berisha deklaroi në një konferencë për shtyp se nuk kishte më shpresë që Trump do të ndërhynte për të hequr ndalimin e tij të udhëtimit. Ai këmbënguli se nuk kishte ndërmarrë asnjë përpjekje lobimi për të dalë nga lista e personave të padëshiruar.

Më 10 shkurt, LaCivita dhe Manafort mbërritën në Shqipëri për t’u takuar me ekipin e fushatës së Berishës. LaCivita deklaroi për “The New York Times” se nuk ishte aty për të lobuar, por vetëm për të ofruar këshillim për fushatën.

Po atë ditë, Belind Këlliçi, një drejtues i Partisë Demokratike, ndau një transmetim të drejtpërdrejtë të konferencës me LaCivitan, duke shkruar: “Përshëndetje të gjithë atyre që shqetësohen për sanksionin.”

Rreth një javë më vonë, “Euronews Albania” publikoi një video ku thuhej se drejtues të Partisë Demokratike sugjeronin se ndikimi i LaCivitas mbi Trumpin do të ndihmonte në heqjen e sanksioneve.

Në janar, “The New York Times” raportoi se LaCivita, Manafort dhe Fabrizio po kërkonin kontrata konsulence me parti të djathta në vende të ndryshme.

Muajin e kaluar, një politikan shqiptar konservator dhe aleat i ngushtë i Berishës publikoi një video me LaCivitan në Uashington, në platformën Threads. Ai pretendoi se kishte zhvilluar një takim me LaCivita-n dhe Griffin-in, dhe publikoi një foto me ta në Facebook. Ai tha se të dy po punonin me Fabrizion. Megjithëse kjo nuk u raportua në mediat amerikane, media shqiptare raportoi për përfshirjen e Fabrizio-s që në shkurt.

Fabrizio ka një histori të gjatë bashkëpunimi me Manafortin. Para se të ftohej në fushatën e Trumpit më 2016, firma e tij kishte punuar për Manafortin në Ukrainë gjatë viteve 2012–2013. Ai ishte gjithashtu pronari i fshehur i një kompanie që mori rreth 19 milionë dollarë nga një “super PAC” ( komitet politik në SHBA që mund të mbledhë dhe shpenzojë fonde pa kufizime për të ndikuar zgjedhjet, por pa bashkëpunuar drejtpërdrejt me kandidatët) që Manaforti ndihmoi të ngrinte gjatë fushatës së 2016-ës.

Pas zgjedhjeve të 2024-ës, Fabrizio dhe LaCivita u angazhuan si këshilltarë të lartë për “Building America’s Future”, një organizatë e financuar nga Elon Musk.

Griffin ka një bashkëpunim shumëvjeçar me Manafortin, që prej vitit 2004, kur punonte në firmën “Davis Manafort Partners”. Ai ka qenë përgjegjës për klientët ukrainas dhe rekrutoi më pas Konstantin Kilimnik – i cili u bë njeriu i besuar i Manafortit në Ukrainë. Sipas një raporti të vitit 2020 nga Komisioni i Inteligjencës i Senatit Amerikan, Kilimnik shërbeu “si kanal komunikimi me shërbimet ruse të inteligjencës, të cilat me shumë gjasë kërkuan të përfitonin nga qasja e Manafort-it për të nxjerrë informacion mbi fushatën elektorale”.

Griffin është aktualisht në Shqipëri, në kuadër të përgatitjes së nisjes zyrtare të fushatës së Partisë Demokratike, e planifikuar për të premten në mbrëmje. Më herët gjatë javës, Garo postoi një foto me Griffin-in dhe Alfred Lela-n, drejtorin e komunikimit për shtyp të partisë. Në shkurt, “Washington Examiner” botoi një artikull të Lelës ku i bënte thirrje Sekretarit të Shtetit Marco Rubio të rishqyrtonte sanksionet ndaj Berishës. (Lela ka jetuar në Boston në vitet 2000 dhe në biografinë e tij thuhet se është shtetas amerikan.)

Së fundmi, Këlliçi ka pretenduar se sanksionet ndaj Berishës janë hequr. Ky pretendim duket i pabazë, dhe as Partia Demokratike e Shqipërisë dhe as Departamenti Amerikan i Shtetit nuk janë përgjigjur për të konfirmuar nëse sanksionet janë ende në fuqi.

Pavarësisht deklaratës së Berishës se CPAC Balkans do të mbahet këtë muaj, aktiviteti ende nuk ka një faqe funksionale në internet dhe nuk ofron informacion për datat. CPAC ka synuar të mbajë evente në vende me qeveri të djathta që përputhen me vijën e Trump-it. Një konferencë e bashkë-organizuar me partinë e Berishës do të përbënte një mbështetje të heshtur për kandidaturën e tij. I pyetur për takimin me Berishën dhe nëse ngjarja do të zhvillohet sipas planit, një zëdhënës i CPAC tha: “CPAC po zhvillon takime me liderë në të gjithë botën dhe planifikon të zgjerohet në më shumë vende gjatë vitit. Ne po synojmë një CPAC në Ballkan si një thirrje për politika të arsyeshme dhe një sfidë ndaj globalistëve.”

LaCivita, Fabrizio, Manafort, Griffin dhe Berisha nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment.

Por të enjten në mbrëmje, LaCivita postoi dy herë në X për Shqipërinë. Në një postim me një video të një bufi, ai shkroi: “Kush është ‘bufi’ dhe kush është miu …#Albania”

Ky koment lidhet me debatin mes Berishës dhe kryeministrit Edi Rama. Rama e ka quajtur Berishën “buf kënete”, dhe ky i fundit e ka përqafuar nofkën, duke sjellë një statujë bufi në konferencën për shtyp. Rama gjithashtu ka shprehur simpati për Trumpin dhe ka lidhur kontrata me dhëndrin e tij, Jared Kushner. Të dyja partitë – ajo e Berishës dhe ajo e Ramës – janë hetuar nga SPAK-u, struktura shqiptare kundër korrupsionit, e mbështetur nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar. Që nga ardhja në pushtet e Trumpit, SPAK-u dhe ambasada amerikane nuk kanë dhënë shumë informacion mbi këtë bashkëpunim, dhe disa raportime në Shqipëri kanë sugjeruar se përfaqësuesit amerikanë të përfshirë në këtë program janë larguar për një periudhë të shkurtër nga vendi.

Në një tjetër postim, LaCivita ndau një artikull që e përshkruante si “sherifin që është kthyer në qytet”. Artikulli ishte botuar në një faqe informative që i përket djalit të Berishës.

Ekipi i Berishës ka njoftuar se LaCivita do të jetë i pranishëm në nisjen zyrtare të fushatës. Mediat shqiptare e kanë transmetuar mbërritjen e tij në vend të premten në mëngjes.

31 Komente

  1. V
    Vari leshte!!!!

    PALLE mund te lindesh ose te behesh ne cdo moshe, dhe ke specifikimet e tua sipas situates, por te jesh PALLE e perjetshme si ky shpellari Sale Berisha, dhe per me teper te jesh palle ne moshe tejet te madhe sic eshe ai, dhe te thuash pallavra te medha sic thote ky shpellari, dhe te pretendosh qe do udheheqesh kete vend mbasi e ke bere lemsh e li per 30 e kusur vjet, kjo ska ku te shkoj.

    Përgjigjjuni
    1. e
      edi

      E keqja eshte se ky palla qe ti ofendon sot te ka drejtuar per 13 vjet mirepo ti mbetesh po palle se tani drejtohesh nga nje palle tjeter qe quhet Rama !

      Përgjigjjuni
      1. s
        saleh Kerma = haMuti i gjithe BIO

        dhe kte e njohin te gjithe.salehu ,lindi si kakardhiqe BIO ne ferrat e vicidolit dhe gjate rruges se tij ne vite u transformua ne nji MUT BIO ANTISHQIPTARE

        Përgjigjjuni
      2. Aqifi nga Himara

        Ekipi i Trapit haha Kta jane politikanet me kusare qe ka nxjerre Amerike.Per leke te shesin e te blejne sa hap e mbyll syte. Jane si ekip qe menaxhon bastet. Kushedi sa ka marre dhe ai barrkderri se kot s'ka ardhur nga Amerika. Leket qe marri partite nga shteti dmth nga taksapaguesit shkojne per qoka sa andej ketej

        Përgjigjjuni
        1. N
          N

          Ne Shqiperi personi La Civita eshte kthyer ne qesharak,asnje ndikim ne opinionin shqiptar dhe votuesit.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cen Durimmodhi

            Do votoj per Sali Berishen per here te pare. Ja pime lengun Edi Rames.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Trump trap

              Do u haje parate ca la vita ca la pordha dhe pastj do zhduket per ne USA, ska shanc Saliu te fitoj zgjedhjet nje ne nje milion ….

              Përgjigjjuni
              1. l
                landi

                Mire eshte te vinte Trapi njehere tek Saliu...megjithese tani s ka kinez e europian qe te duroj e ta degjoje me !

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aron

                  Kush pjerdh, nje mut madheshtor do te marr bashke me Latifin.

                  Përgjigjjuni
                  1. v
                    vlonjati

                    Aron me vjen keq qe po te ofendoj por nga komenti dukesh qe je nje injorant perderisa fjalet e Rame matufit te duken si fjalet e perendise dhe i permend vend e pa vend.

                    Përgjigjjuni
                  2. s
                    sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                    po sali krimineli. eshte. non grada. edhe. ne shqiperi. po. sali kerma. duhet te ishte. kalbur. ne burk me koh me pare po ne shqiperi nuk ka. pasur. asnjeher. drejtesi. per kete. kerm sali halene. po. ishalla. i erdhi. fundi. dhe nuk e ze 11 mai. kete kriminel. te betuar

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Juarasi

                      Ha nje mut te madhē tsni or krimineli Non Grata , bashke me Garon ,Keriçin ,Bslliun , e sidomos ajo e shpelara Edit

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dajti

                        La Civita duke mos e njohur situaten ne Shqiperi me shume duket ne rolin e kllounit se sa ne rolin menaxherit te fushates.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Muc Xhepa (i riu)

                          vellezer te dashur shqiptare,,,, nuk po e ndihmon , nuk eshte ndihme , LaCivita eshte perbindesh , "ndihma" e LaCivites. eshte dollari , (d.m.th. milionat) , ai nuk pordhi per Trampin, ju me shkruani po ndihmon Berishen , o koqet e kandarit te Temes se Mero Bazkes, te jeni te sigurt qe Berisha edhe Mehdi hajduti ja kane mbushur mire,po mira ama xhepat me miliona dollare , te jeni te sigurt per kete.

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fjala

                            Shume je munduar te shkruash per nje kryekriminel shqiptar qe ndihomet nga amerikane te paskrupillt dhe qe jane pro krimit vetem te grumbullojne para qe qefinin ta kene me euro dhe dollare dhe jo cope te bardhe. Lulezojne kriminelat dhe hajdutat ne demokracine liberale .

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Trump 2028!!!

                              Chris do ta ndihmoje PD dhe shpresoj tja dali mbane. Gjithsesi Shqiperia ka qene dhe do te jete nen influencen Turke dhe Trump nuk e ka problem kete. Ai eshte mik me Erdogan dhe e respekton sferat e tij te influences qe me shkaterrimin e Europistanit do te konsolidohen. Afrika e Veriut dhe Ballkani do jene grupim me udheheqes Turqine. Berisha ka gabuar me qendrimin ndaj Erdogan dhe do ta paguaje kete gabim fatkeqesisht. Soroisti Rama apo ata qe e keshillojne Kane qene largpames. Kjo eshte e verteta pa patur asnje simpati per Socialistet dhe duke patur nje cold head. Rama do jete fleksibel. Ne fund Shqiperia eshte shume e vogel.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                E...

                                Eshte non grata edhe ne Shqiperi....populli e do ne burg!

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vigjilenca

                                  Me sa duket Trampi si dhe Amerika gjithnjë luan me dy porta, për ta bërë Amerikën e para dhe Shqipërinë për ta lënë në mjerim, me "burra shteti"malokë të shpellave që ta çojnë drejt degjenerimit dhe prapambetjes. Me sa duket ikën në Amerikë burrat e shtetit?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Liqeni

                                    Bukur! Bukur!Bukur! Sa po na ndihmon Evropi! Sa prapa na paska lane Diktatori, Armiku i Kombit! Mirenjohje LaCivites dhe Ekipit te Tij qe lane ne Amerike cdo angazhim qe Ne te fitojme!...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Lacivita KOKÈ BOLJA

                                      Lacivita i futi KARIN me gjithè BOLE nè BYTHÈ Belind Kèlliçit KRYE MASHTRUES , KRYEHAJDUT dhe KRYE KRIMINEL , qè VJEDH dhe GRABIT edhe kur èshtè nè OPOZITÈ ! TULLACI FANTOMAS Lacivita po kénaqet me BYTHÈZINJÈ dhe PIÇKA tè PeDe-rave duke ju RRASUR KARIN nè GOJÈ dhe nè PIDH gjithè PeDe-rave dhe ESKORTAVE nè PDnè e SHQUPIT KRIMINAL !

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        PD- Prostituta e Derrit

                                        PD e Berishës po bën fushatë me flamurin e VorioEpirit, mjafton të shohësh fotografinë e Berishës me LaCivitën

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Linza

                                          Kjo eshte nje gazete qe per çdo artikull qe boton si mbeshtetje merr honorare shume te majme. Grupi i amerikaneve qe keshillojne SB jane mercenare me pagese. Leket do ja marrin, rezultati me i keq se i Bashes ne 2021-in. Mjere leket e shqiptareve ku shkojne! Vetem per kete duhet votuar PS-ja ne 11 Maj.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Saliu

                                            Saliu po e shijon sa s'ka me shume kete sekelldine e madhe qe emri LaCivita ka shkaktuar nga stani Rilindja ku ca si Bazo Mero perdite i ze diarreja e bohen per serum sa here ja degjojne emrin.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. e
                                              edmond( koder rreshen)

                                              Fushata e tij Presidenciale .... ! Ta shkruash artikullin ne 21: 38 Alkoli dhe pergjumja ndikojn ne cilesin dhe kualitenin e punes !

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Liri

                                                Me nje vend normal ku vidhesh perdite ne taksa e rritje cmimesh e djathta sduhet te kishte nevoje fare per keshilltar te huaj.por meqe jemi popull mazokist dhe na pelqen te na trajtojn si dele.ndaj ka ardhur ky.dhe ishalla e bind ket popull debil qe ke 12 vjet qe genjehesh,vidhesh,keqtrajtohesh,tallesh.dhe pse me duketbe veshtire sepse nje person qe genjehet per 12 vjet pse duhet t3 mbushet mend sot.ndaj ti qe voto prap kte qeveri ma zi ta befte

                                                Përgjigjjuni
                                                1. O
                                                  O popull dele...

                                                  Mjer o pull ku u katandiset ! Jeni bo si tavolin bixhozi ku kush hudh pare ka te drejten te lef ,te kafshoj ,tju heq breket e tju sevirei mutin per hallv Bajrami ! Skan faj, qe kur ky lugati Vicidolit hudh paret qe ju ka vjedh me pru para jush ksi far plenash me vul amerike qe te gelltisni sapunin per djath !Kjo "rrot e kackavallit"qe u votu pri deleve "cilsore"amerikone po corbos miq e armiq e sdo me dit a thu se ra prej Qielli e po lu me pushtetin qe futi ne dor e po tall gjith Boten sikur me i pas kurva te bordellos se vet ! Ska bes e as ekuiliber e po i gju pares se ate e ka mik ! Knej maloku Vicidolit me vulen e "non grates"prej Amerikes e pa pik turpi po vijn anej ne mbeshtetje te "non grates"sejmen te pagum ! Car te besosh e kuj ti besosh ma ! Hapni syt o popull e hiqni qafe kta hajdut e kriminel 40 vjecar e injoroni kto LOBIME gangsteresh se do ju kushtoj shtrejt

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. a
                                                    alibaba me 40 hajdutet

                                                    E kujt duhet me i besu o ti popull qe nuk je dele ? Duhet me i besu Rames qe per te fituar simpatine e Trump i fali Sazani dhendrit qe vlen miljona e miljona si nje investitor strategjik ku populli shqiptar nuk fiton asgje !? Edhe ti qe shkruan besoj se e ben ne saje te ndonje pagese.

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. U
                                                    USA

                                                    Edi Rama do e shkerdhej fare Salih non graten ne 11 maj,si gjithmone Vetem perpara Shqiperi!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. U
                                                      USA

                                                      Edi Rama do e shkerdhej fare Salih non graten ne 11 maj,si gjithmone Vetem perpara Shqiperi!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Tony

                                                        Quhet : Making Money: si rruhet fare Trumpit dhe grupit te tij per ideologji , kush je a po sje , Ukrains , Shqipetare apo Kinez. Tani po pagove ne rregull je me Trumpin dhe miqte e tij . E Kam edhe nga lagjia ket Krisin , te gjithe femijet e tij jan ne administraten e Trumpit .

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. D
                                                          Demokrati idealist

                                                          Doja ta pyesja atë patriotin që shkruan me emrin vlonjati se sa deputet merr PD në Vlorë e Sarandë ?Ja them unë 2 deputet,ndërsa 9 i merr PS-ja. Ndërsa përsa i përket ardhjes së Chris Lacivita-s shqiptarët nuk e rruajnë fare për të;nuk e llogarisin fare se çfarë thotë ky mercenar i paguar ardhur nga Amerika.Këtij i interesojnë vetëm money(parat) dhe nuk i plas fare për PD e sali malokun.Edhe vet Trapi(Trump) të vij në Shqipëri e të bëj fushatë për plakun Mere Fizi shqiptarët do ta injoronin dhe do t’i kthenin bythën sali çeçenit.Për saliun ka vetëm humbje të pashmangëshme dhe turpëruese.

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje