PD çel fushatën me këngën e Rocky Balboas

11 Prill 2025, 19:49Politika TEMA
PD çel fushatën me këngën e Rocky Balboas

Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale në një miting të organizuar në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Kreu i kësaj force politike dhe pretendenti për të rimarrë pushtetin në zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha ka mbërritur në miting i shoqëruar nga menaxheri i fushates Chris LaCivita, të cilin e ka kontraktuar për t’i organizuar strategjinë që shpreson ta çojë drejt fitores.

Kolona zanore që ka shoqëruar Berishën dhe mesa duket do shoqërojë të gjithë fushatën e koalicionit “Shqipëria Madhështore”, ishte kënga e famshme e filmit Rocky Balboa, Survivor – Eye of thë tiger.

Më pas, mitingu është çelur me himnin kombëtar, të interpretuar nga këngëtari Renis Gjoka, si dhe ka vijuar me prezantimin e të gjithë kandidatëve për deputetë nga ky koalicion.

5 Komente

  1. G
    Gjyshi tregone peralla

    Keshilltari ne tribune haaaa e pa pare , humore komunist

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sass

      Do tu qim ty bashke me amerikan o non grata

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        hahahaha krejt karagjoza. Prezantojne keshilltarin sikur te jete ai kandidati. Vetem nje bande si PD mund te beje traplliqe te tilla, kaq keq kane ngel.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dështimi në 11 maj

          Politika është përballje e fuqisë së ideve për të fituar dhe jo idesë se kush ka më shumë forcë fiton si në një ring. Kështu që kënga është zgjedhur gabim dhe këtu tregon që LaCivita nuk është mjeshtër. E dyta, një opozitë që do të rrëzojë një "narkoregjim" siç e quan Berisha, nuk bën protesta me karrige (rreth 6000 të tilla thuhej në media) kur simpatizantët do mund të ulen, se i bie që po vijnë për të parë një show, apo një shfaqje të kuruar nga ana vizuale dhe jo një gjë genuine, spontane dhe një revoltë apo premtim për përmbysje. Nuk përmbyset regjimi ulur në karrige. Dhe ky është gabimi I dytë që tregon ose që LaCivita nuk është fare ekspert ose nuk i ka këshilluar asgjë PD por thjesht ka vajtur si figurant për përmirësim imazhi të Saliut mqs është NonGrata, pra është paguar thjesht për imazh që gjasme Saliun e përkrahin në SHBA, se humbja është e sigurtë. Por duke tentuar të përmirësojë imazhin e Saliut, mund të përkeqësojë imazhin e vet si konsulent LaCivita. Këta kujtojnë se në Shqipëri ata që votojnë janë budallenj dhe fasada është gjithshka kurse thelbi asgjë. Në 11 maj do shohin dështimin e gjithë kësaj.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Ceceni maloqeri,,

            Se kupton shpellari qe shqiptari kur shikoni keshtu ngjarjesh,,,,ta fut me keq akoma,ta ngul aq thelle sa do te dhembi per te gjitha keto 35 vjetet o sali,,,kete here do ta ndjesh deri ne gryke pyken qe do te fusin shqiptaret me 11 maj

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje