Rama: PD ka në krye një tufë delirantësh, pas zgjedhjeve do klithin “na vodhi”

11 Prill 2025, 19:30Politika TEMA
Rama: PD ka në krye një tufë delirantësh, pas zgjedhjeve do

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë ndaj opozitës dhe liderit të PD-së Sali Berisha, gjatë një takimi me gratë dhe vajzat socialiste në Tiranë.

Rama u shpreh se ata kanë në krye një tufë delirantësh që klithin gjithë ditën madhështore. Por sipas tij pasi të mbarojnë zgjedhjet do vijojnë me avazin se Rama i vodhi sërish dhe na mashtroi.

"Si mundet seriozisht, një njeri normal që ka minimumi respektin për veten e vet, si mund ta marri seriozisht dhe ti japi votën një force politike që e quam veten Aleanca Madhështore. Jam i habitur. Madhështore? Jemi madhështore dhe slogani bëj Peqinin madhështor, Vlora, Shkodra Madhështore.

Për Shqipërinë madhështore. Këtë lloj fushate e prodhon vetëm një çmendinë. Aty njëri thotë jam Napoleon Bonaparti, tjetri Gjon Kastrioti. Si del njeriu nga shtëpia, vishet, me burrat e kam, rregullohet shkon atje dhe hedh votën në një kënetë kaq madhështore dhe kthehet krenar dhe thotë sot mbaroi epoka e Edvin Kristaq Rama.

Si ka mundësi? I ka Shqipëria kaq budallenj që ta bëjnë këtë. Kanë në krye një tufë delirantësh por a janë kaq budallenj që i shkojnë prapa. Është rruga e tyre. Premtime madhështore. Do dalin në darkë do thonë ik ik, madhështore do dalin me burija pastaj fillojnë klithmat për një vjedhje madhështore deri për zgjedhjet e tjera", tha ai.

2 Komente

  1. N
    Na vodhen zgjedhjet , masaker elektorale

    Gallate si perhere ..U vodhen zgjedhjet , Masaker elektorale , Bandat , Nuk njohim zgjedhjet , Narkoshteti , Sorros , Vucici , Rregjimi , U blen u shiten , Dosja 123456..... Si gjithmone ne fitojme po na i vjedhin...

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dursakja

      Njeriu i Zi në 1997mori serbë për të shtypur Vlorën tani merr amerikanë të paguar me miliarda lekë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje