Gazment Bardhi ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për krizën e Partisë Demokratike, e cila duket se nuk ka fund.
Analisti Neritan Sejamini, i tha Sekretarit të Përgjithshëm të PD, se kjo parti tashmë është ndarë dhe se po humbasin kohë duke gënjyer veten, ndaj duhet të vendosin ose të krijojnë një parti të re ose të bashkohen me grupin e Sali Berishës.
Neritan Sejamini: PD është sot e ndarë de facto. Nuk duhet të gënjeni veten. Ka një shprehje, parimi i parë është mos gënje veten dhe vetja ëhtë njeriu më i thjeshtë për t’u gënjyer. Basha do të marrë emrin dhe vulën, Berisha ka shumicën e partisë.
Ju ku do të jeni? Do të bëni parti të re apo do të bashkoheni me zotin Berisha? Çdo përpjekje që ju bëni, me këtë gjuhën e bashkimit, përdorni fjalë pa kuptim, do të bashkohemi, do të gjejmë bashkimin…
Ose e njeh ose nuk e njeh zotin Berisha. Ndryshe, mund të bëni parti tjetër, siç ka zoti Meta. Ju ose bëni parti të re, ose me zotin Berisha. Sa më shpejt ta bëni zgjidhjen, aq më shumë energji i kurseni vetes dhe Shqipërisë. PD ishte e bashkuar dhe i humbi zgjedhjet, jo më kështu.
Asnjë analizë mbi PD nuk mund të jetë e duhura, nëse nuk nis që nga prilli 2021, kur PD vendosi të zgjedhë sërish Lulzim Bashën unanimisht, pas humbjes së tretë, pa asnjë kundërshti. Kur ti jepni përgjigje kësaj, gjërat do të jenë më të qarta.
Ne nisemi nga disa dogma sikur PD është parti e madhe ku kanë funksionuar rregullat. Këto janë copa letrash, që çdo kryetar partie i ka grisur.
Thelbi është ky, PD ka të ardhme, kjo e reja, vetëm nëse modernizohet, nëse bëhet demokratike. Kjo është beteja që duhet të bëni edhe me zotin Berisha, ti thoni bashkohem me ty, por me këto kushte, për të krijuar një PD. Të tjerat jaën humbje kohe për PD-në dhe Shqipërinë.
Gazment Bardhi: Bie dakord me një pjesë të analizës që bën Neritani. Ka nevojë për një projekt dhe strategji të re, por duke ruajtur ato ndasi individuale. Në këtë moment, pa patur mundësi që të gjejmë gjuhën përçcështje që na bëjnë bashkë, nuk mund të rinisim debatin për partinë. Kjo do ta vështirësonte gjetjen e një zgjidhje. Deri në 5 shtator, nuk komunikonim fare me njëri tjetrin.
Ndoshta i gabuar,por ne menyren se si Sejamini "komunikon" me Bardhin,duket nje "fryme" pro Berish'iste ! Pse ? Ne te gjitha keto diskutime qe behen,po anashkalohet "thelbi" .Si mundet qe edhe "analistet" nuk permendin dhe nuk perpiqen te "zgjojne" publikun,apo mbeshtetesit e Berishes,se cfare do te thote te jesh "Persona non Grata" nga dy fuqite me te medha Boterore dhe te Perendimit !? Si mundet te imagjinohet qe Shqiperia te drejtohet nga nje Non Grata ?! Si mundet te imagjinohet qe nje vend anetar i NATO's dhe Kandidat per ne BE,te drejtohet nga nje Non Grata ?! Si mundet te imagjinohet nje takim apo (ta banalizojme) Foto me shterngim duarsh te nje Non Grata me Presidentin e SHBA'se,Kryeministrin Britanik,apo me lideret e vendeve te BE'se.......... Nje pergjigje e aresyeshme e ketyre pyetjeve e lidhur me "Statusin" aktual dhe perfundimtar te Berishes,i jep fund ketyre diskutimeve !! Therritini mendjes dhe "ballafaqohuni" vetem me kete fakt,te qenit "Non Grata"... Media eshte e para qe duhet te reflektoje ! Lymi Tutit
Sejmeno 1 pyetje. Berisha ka shumicen, basha vulen thua zotrote dhe kjo eshte e vertete. Ajo qe nuk thua eshte se si mund te mbaje vulen e partise 1 mashturs ordiner me 1 mastrolindo, se keta te vules 5 veta jane.
Po kush i afrohet kesaj ngordhesire per te krijuar parti te re ! Ai e shef qe eshte i mbaruar prandaj ja dha Sales numeroret e vet me gjithe gaztorin e shalqive . Kaq eshte historia e ketij , mos e lodhni kot neper ekrane , se nuk ju jep dot xhevap , i mbaroi fjalori .
Plotesisht dakord me arsyetimin e @Lymit të Tutit! vetem se dua te shtoj se në gjithe kete tollovi brenda PD, sipas meje spikat dhe diçka tjeter, jo vetem tek Bardhi, por te ky eshte disi më e lexueshme. Ky nuk aspiron, si dikush thote, (disa dhe e miklojne e ia shtine në vesh), se do jete kryeministri i ardhshem!!! Ai edhe pse ngazellehet disi, e di shume mire se kjo nuk do ndodhe, se paku jo në te ardhmen e afert. Atehere sipas meje çfare fsheh, në subkoshiencen e tij, ai? Bardhi, i bindur se Basha nuk do kthehej, gje qe veç te tjerave e deshironte, me (ri)kthimin e tij, deshtoj të merrte PD zyrtare. Me që i doli ndryshe, e di se me Bashen nuk do t'i realizohej ambicia e tij, e fshehur, per te qenë kryetar i PD dhe kushedi, i ri eshte, një dite, nese e ka menduar dhe kete, edhe mund t'i buzeqeshte fati per kryeminister?!! Atehere, s'i mbeti gje veç te zbatoje planin e tij 'B'. Të afrohet apo t'i rrije pranë Berishes, të mos i'a pretendoje atij lidershipin në domenin e tij, por me sofizmat dhe sloganet e tij foshnjore, as mish e as peshk, ta shtyje sa ta shtyje deri në zgjedhjet e 2025. Deri atehere, nëse dhe Berisha nuk ka legalizuar një parti te re, Bardhi, duke i çuar atij 23 deputete, me sherbimin e bere ndaj tij, shpreson qe Saliu, i cili pavaresisht se pa parti legale, beson se deri ne zgjedhje, do jete perseri në krye. Si zgjidhje ka Meten në BF e 14 majit, per zgjedhjet lokale, ku paten lista me keshiltare te perbashket. Nga kjo zgjidhje Bardhi me disa nga grupimi antibashe, si Salianji me shoke, e nuhasin se Berisha si do qe te jete, si gjate 32 vjeteve, mbete si magnet per elektoratin e indoktrinuar pëdëist, shto dhe ata qe urrejne Ramen, ndaj dhe supozojne se, duke qenë ne ato lista, do kete aq vota se të ngjyejne gishtin dhe ata. Hëpërhë nuk pretendojne shume, vetem se skuthe qe jane, më mirë pak se asgje. Shumica prej tyre jane te rinj në moshe dhe sigurisht qe Berisha pavaresisht nga rrethanat qe nje dite mund te krijohen nga Zoti apo SPAKU, do largohet. Ata duke mos e anatemuar sot atë, pasketaj ruajne mbeshtetjen e berishisteve. Si fillim kaq u mjafton. Më tej ka Perendia! Ndaj kot reken gazetare e analiste t'i kerkojne Bardhit t'i kundervihet sot e tutje Berishes. Ende pa u kthyer Basha, sa here Berisha e ka ftuar në 'ring', në vitin e fundit, ky e ka bere. I permbledhur ky 'duel", eshte dhen dje në një shkrimin e R.Qafokut, me titull "Ta bejme perseri PD-në të madhe". Gjithsesi në politiken shqiptare sidomos, s'eshte asgje të lepish ate që po vetë e ke peshtyre. Epo, me 'të shkuara te harruara'-ngushellohen! Per keta e nesërmja ka rendesi. Të mbeten në politike, që keshtu ditzinjtë, të mos flaken dhe te mos harrohen. Gjithsesi gjithe arsyetimi i mesiperm vlen nëse ngjarjet nuk do zhvillohen me ndonje skenar tjeter. Çfarë nuk pjell koha, ndaj dhe thuhet se "politika vertetohet kur ndodh!'.