Gazetari: Injoranca e Ilir Metës në shembullin e Stalinit

29 Prill 2024, 17:54Politika TEMA
Gazetari: Injoranca e Ilir Metës në shembullin e Stalinit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konventë i pyetur për Kryemadhin, solli si shembull historinë e diktatorit sovjetik, Joseph Stalin teksa tha se as ky i fundit nuk e shpëtoi të birin pasi iu mor peng nga gjermanët.

Meta u shpreh se Stalini nuk e shpëtoi djalin e tij Vasilin sepse nuk kishte fytyrë tu dilte para nënave sovjetike.

“Monika është deputete, askush nuk e ka larguar. Ajo është automatikisht anëtare e Komitetit Drejtues. Në Kryesi, nëse ajo dëshiron të qëndrojë të votohet. Meqë keni hallin e Monikës, nuk dinte Stalini t’i shpëtonte jetën djalit të tij që e morën peng gjermanët? Rregullat e luftës tha nuk ndryshojnë as për Stalinin, mbylleni gojën i tha se nuk ju dhimbset djali im më shumë se ju, unë Vasilin mund ta shpëtoja tha, por mund të humbja luftën dhe s’kisha fytyrë t’i flisja pastaj qindra nënave. Nepotizmi u kthye në problemin më të madh”, tha Meta.

Gazetar, publicisti shqiptar dhe opinionisti i disa emisioneve televizive, Arjan Konomi i ka kujtuar Metës se në të vërtetë nuk është Vasili, por djali i madh i Stalinit, Jakovi ai që u mor peng dhe u la të vdiste.

Konomi shton se Stalini nuk e sakrifikon të birin për ideale të Partisë, si Ilir Meta kërkon të paraqesë "sakrifikimin" e bashkëshortes së tij si në të mirë të Partisë së Lirisë.

Postimi i Konomit

"Injoranca e Ilir Metës në shembullin e Stalinit"

Kam dëgjuar disa herë që Ilir Meta kohët e fundit sjell për t'u mburrur shembullin e Stalinit me djalin e tij, Vasilin. Por në të vërtetë nuk është Vasili, por djali i madh i Stalinit, Jakovi. Por edhe ky fakt, që e ka dëgjuar apo dikush ia ka treguar nuk është i saktë.

Stalini nuk donte që ushtarët sovjetikë të kapeshin rob, dhe kishte dhënë urdhër që të vriteshin në betejë ose të vetëvriteshin. Ndaj dhe urrente të birin, i kapur rob, një urrejtje që i vinte nga përçmimi dhe përbuzja që kishte patur për Jakovin gjatë gjithë jetës, qysh në fëmijërinë e tij.

(Jakovi ishte djali me gruan e parë, i lindur në Gjeorgji, të cilin e ëma e lë foshnjë dhe rritet nga famijarët e saj. Stalini nuk e do kurrë dhe në moshën 14 vjeçare, Jakovi shkon në Moskë pa ditur as gjuhën ruse). I brishtë si natyrë tenton disa herë të vetëvritet.

Stalini nuk e sakrifikon të birin për ideale të Partisë, si Ilir Meta kërkon të paraqesë "sakrifikimin" e bashkëshortes së tij si në të mirë të Partisë së Lirisë. Pas 30 vitesh në politikë e kuptoi nepotizmin?

Dhe sa qesharak fakti që po e sjell si "moralizëm", dhe aq më keq kur e krahason veten me një nga njerëzit më të urryer të historisë së njerëzimit, kriminelin, gjakatarin, persekutorin dhe vrasësin e miliona të pafajshmëve, Stalinin.

Duket se ora i ka mbetur te Ekonomia Politike që ka studiuar në kohën e komunizmit!

28 Komente

  1. S
    Shaqo

    Ky qenka gazekar, s'di asgje nga historia. Krahason Ilir Meten me Stalinin. Cfare trapi, gazetar bryla, me llafe rrugesh, injorante. Turp edhe per Meron qe lejon te tilla nivele, s'mund te pranosh idiotizma se je antikomunist.

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben

      O koqe, po lexoje ore trap deri ne fund kete artikull dhe pastaj beje komentin tend. Nuk eshte gazetari qe po krahason Meten me Stalinin, por ky i fundit po krahason veten me Stalinin qe nuk shpetoi djalin e vet nga nazistet kur u kap rob. Kaq gje besoj se e kupton edhe nje qe ka IQ-ne e nje femije 10 vjecar si puna jote, apo do ndonje spejgim me te mire? O zot, cfare i ke bere ketij kombi duke i dhene kaq shume idjote si puna e ketij Shaqos.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Elia

        Beni me lottt,fjalia e fundit!!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shaqo

          Dukesh qe ke nivelin e gazetarit. E ke lexuar dy tri here dhe prape po ne vend. Lexo titullin, kuptohet gazetari. Duhet te kesh durimin tend qe ta lexosh deri ne fund.

          Përgjigjjuni
        2. .
          ......

          Ne i kemi besuar ndërtimin e demokracisë individëve që shpirtërisht janë armiq të betuar të saj. Ky ka bërë dy pohime që flasin shumë për lidhjen e tij shpirtërore me demokracinë:1- Është mburrur se për simbol të ideve të tij ka romanin " Si u kalit çeliku", modeli i edukimit komunist të komsomolasit sovjetik. 2- Po ashtu, nja dy ditë më parë në një debat, u mburr se ai është "....politikan i shkollës së Ramiz Alisë, Sali Berishës dhe Fatos Nanos....". Që është i shkollës së Ramiz Alisë dhe Sali Berishës e dinim, por askush deri më sot nga politikanët tanë nuk e kish deklaruar me mburrje se i përket shkollës së Ramiz Alisë, përkundrazi, të gjithë janë munduar t'a fshehin. Ky po e pranon hapur. Po ç'përfaqson shkolla e Ramiz Alisë në politikë? Ramiz Alia ka qënë në drejtuesit kryesor të sundimit barbar komunist. Por, sipas RAI-it, për 30 vjet Ramiz Alia ka udhëhequr SIGURIMIN E PARTISË, armën më sekrete në shërbim të diktatorit. Është ai sigurim, një organizëm jashtë ligjor, i cili ndiqte çdo shfaqje sado të vogël kundër sundimit personal të diktatorit Hoxha, ai që zbulonte grupet armiqësorë dhe për të cilin thuhej se "e zbuloi Partia". Ky rrjet spiunësh nuk ka patur lidhje me sigurimin e shtetit, një organ ligjor që operon në çdo shtet. Pikërisht nga ky rrjet është kupola politike jona e këtyre 33 vjetëve, janë pjestarët direkt, ose pjellat e tyre që kanë edhe sot e kësaj dite frenat e shtetit në dorë. Janë të gjithë njerëz të instruktuar nëpër llagëmet e bodrumeve të KQ të PPSH. Të gjithë për model sjellje kanë pabesinë ramizjane, si vegla të betuar të tij.

          Përgjigjjuni
          1. O
            Oketo

            O Shaqooo , injorant je ti, bile edhe ne katror ! Shkrimi I Konomit eshte i sakte dhe i korrespondon te vërtetës !

            Përgjigjjuni
            1. E
              Edi

              Shaqo. Ose ke lexuar vetem titullin ose nuk e ke kuptuar fare fare. Lexoje disa here mbase arrin ta kuptosh. Po se kuptove je car komplet

              Përgjigjjuni
            2. D
              Deda...

              O koqe kandari, Ku ka babe qe s'e do djalin e vet sado të meta të ketë ky... Një prind izraelian në Izrael sot, e urrente të birin se ishte homoseksual. Gjatë një proteste të komunitetit LGBT, ku merrte pjesë dhe i biri, u pershkallezua për keq në perplasje me policine dhe mund të kishte viktima... Baba i harroi të gjitha dhe rendi të shpëtoi te birin duke e përqafuar.. Sa për Stalinin, asgjë s'është bardh e zi... Nga gjuha e urrejtjes, kandari të peshon vetëm nga njëra anë...

              Përgjigjjuni
              1. k
                km

                Iliri Muti eshte nje maskara qe ndyresirat e tij Kerkon ti mbulojne me emrin e Stalinit te madh.Megjithate tregon se Ka mesuar dicka,por qe e perdor jashte kontekstit te saj.Mashtrues hesap.

                Përgjigjjuni
                1. m
                  mustafaj

                  A more pler,,,fut Josif visarinovic,,,stalinin ne nje radh me ilir Rexhep koktiganin ,,,,,stalini shpetoj boten nga fashizmi ,,o katunar turk ,,,,

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zot na fal cfare ke krijuar !

                    Zot fali !

                    Përgjigjjuni
                    1. "
                      "BOHOTINA"

                      Bukur mire trajtesa...

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Jimi

                        Po cfare do te presesh nga myhypi i Cepanit !

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vlonjati

                          Edhe Jakovi, nuk u mor peng,por u kap rob. Gjermanet kerkuan ta kembenin me Von Paulus, por Stalini u pergjigj: -Nuk kembej nje fieldmarshall me nje kapiten. Jakovi vrau veten duke u hedhur mbi telat e elektrifikuar te kampit ku ndodhej

                          Përgjigjjuni
                          1. b
                            ben

                            Me ne fund nje koment i sakte.

                            Përgjigjjuni
                          2. P
                            Politekonomi

                            Arjan, Ekonomia politike ti mesonte gjerat sakte dhe thelle! Ne kete rast, lajthitja e Ilirit nuk eshte per faj te Ekonomise politike. Ti hape Googel dhe lexove historine e Jakovit te shkrete dhe e shkruajte sikur je njeri i lexuar dhe njeh historine. Dhe ne ato pak rreshta qe shkruan perseri ben gabime! Njerezit te njohin sa di! Ti je shume larg dhe ndaj studentit me te dobet te Ekonomise politike! Nuk njeh as ekuacionin e grades se pare! Nga ajo dege kane dale personalitetet me te spikatura te Shqiperise! Prandaj laj gojen kur te permendesh here tjeter Ekonomine Politike!

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lugu gjat

                              Si mundet një mor i qelbur krahasohet me Stalinin.? O qelbësira kazani, zhdukuni mor nga faqja e dheut

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tirana

                                Gazetar Konomi, turp te kesh per kete perbaltje qe i ben Stalinit! Te pakten te kishe bere te ditur burimin e kesaj shpifjeje te ulet, nese nuk je ti vete.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  T

                                  Bravo vlonjati por tha nuk shkembej nje general me.nje ushtar une .????

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kenge Dukaqote

                                    Likia dhe Cepanin e prezanton se bie ne pwriferi te Moskes . Edhe kar edhe idiot , keni pare ?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Mona

                                      Ja paske dhjerë Like injorantit me emërin e djalit të Stalinit që u zu rob nga gjermanët.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Shaqo qenka thjesht koqe. Lexon nese di te lexoje dhe nuk merr vesh cfare shkruhet. Eshte ne autobuz me nje fjale.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Dauti

                                          Arjan Konomi! Te flasesh per Stalinin duhet ta njohesh si figure historike. Ai e vuajti shume kapjen rob te te birit. Ka shkruajtur Zhukovi per kete. Jane perralla ato qe i propozuan ta nderronin me feldmareshalin Paulus. Gjermanet donin ta perfornin Jakovin per propagande, por ai nuk bashkepunoi me ta. Dhe vrau veten. Stalini shprehej i bindur qe Jakovi nuk do dorezohej. Edhe kete e shkruan Zhukovi. E kush te ka thene ty se Stalinin e urren gjithe bota? Ne Rusine e sotme e nderojne mbi 60% e popullsise. Shumica te rinj. Ti, Arian e ke diturine deri te Big Brodher. Qendro aty!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Shaqo

                                            Je i madh Daut.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. K
                                            Kot fare

                                            Po cjane keto pordhe, mire ai koktuli qe ja ka futur si kau peles po ju cfare po tregoni kush e di me mire historine?Ja dhe qe ne kete rast lemshin e beri sepse qellimi nuk eshte krahasimi por zvarritja fabula per tu bere i besueshem ne filmin e rradhes.Ju kujtoni se nuk perputhet me me Monen?Dale se ka te tjera pjese telenovela e para ishte ndarja Xhensiles me ate katundarin e Bubqit do shikojme te tjera me Braush ee Ted bolesh.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Tironci

                                              Mjafton te shohesh reportazhin e Monikes me gazetaren Sonila Meço nga Vila me 12 hale dhe do e kuptoje çdo Shqiptar se kush jane keta hajdute qe na sakrifikohen kaq shume per Shqiperine.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Shaqo

                                                Vertet lexova titullin dhe kuptova cfare do te kishte shkruar Arjani, e mbyllte me diktatorin....fjale pafund, sikur te ishte nje hic Stalini, per te cilin kane folur me superlativa edhe Churcill e Rusvelt, treshja e madhe qe mundi Hitlerin, dhe komentuesit, te habitur, thone Shaqua... Ju qe keni share Shaqon s'keni kuptuar c'ka thene Shaqo. Nuk duhej absolutisht te merrej gazetari me Stalinin apo Vojo Kushin, por te merrej me cfare eshte dhe cfare ka Ilir Meta qe merr malet. Kuptohet dhe niveli medioker i komentuesve, qe me shume gazetari e kame Stalinin e jo me Ilir Meten.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. 6
                                                  600 vjet nuk u poqe, o shqiptar kokloqe

                                                  o like loqe tere jeten nuk u poqe , por ngele kokloqe.

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje