Lulzim Basha: Performanca e Metës ishte mjerane, miqtë e mi në Itali qeshnin me të

29 Prill 2024, 17:18Politika TEMA
Lulzim Basha: Performanca e Metës ishte mjerane, miqtë e mi në

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se ka depozituar në Kuvend dy amendamente që synojnë të lehtësojnë dhe mbështesin punën e institucioneve të reja të drejtësisë si SPAK dh BKH.

Në një deklaratë për mediat, Basha komentoi edhe sulmin me tritol ndaj gjyqtarit Tonin Sterkaj në Shkodër, duke thënë se ky sulm vjen në një moment kur ndaj institucioneve të drejtësisë ka shpëthyer një gjuhë urrejtjeje.

“Akte të tilla duhet të dënohen pa ekuivok nga të gjithë. Duhet të vendosen para drejtësisë të gjithë ata që godasin punonjësit e sistemit gjyqësor. Shpreh keqardhjen e thellë që këto sulme vijnë në një gjuhë urrejtje ndaj sistemit të drejtësisë.

Të ndalen menjëherë sulmet kundër drejtësisë dhe çdo çështje ta trajtojnë brenda organeve të drejtësisë. Dua të bëj një thirrje për të gjithë pa dallim, pavarësisht me raportet që kanë me SPAK, të mbështesin amendamentet e PD, të cilat bëjnë të mundur që SPAK dhe BKH të kenë resurse të mjaftueshme dhe të gjithë kuadrin ligjor.  Korrupsioni i qeveritarëve aktualë është plaga më e madhe dhe pengesë e Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

Nëse deputetët nuk e bëjnë këtë, ekspozohen si kukulla të politikës së vjetër. Iu kërkoj të mbështesin amendamentet pro SPAK”, deklaroi Basha.

I pyetur për sulmet e Ilir Metës ditën e shtunë, Basha tha se ishte në Itali dhe nuk e ndoqi.

“As nuk i pashë fare. Miqtë e mi në Itali qeshën me performancën e mjerueshme. E ka problemin jo thjesht me Lulzim Bashën dhe PD, por me modelin që ne përfaqësojmë”, deklaroi Basha.

6 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    O lulush nuk dua te mbroj meteo por atyre miqeve te tute ketu ne Itali si u paurove,si vrave ,si shite detin,si lobove me rublat ruse ,po per tradhetine me UÇK .si u pasurove se kur studioje ne Holland me parate e Soros me pas kamarier ke punuar. Operazioni qe nuk riciklohesh .

    Përgjigjjuni
    1. t
      tornitorii

      miqte e ketij hahagah miq imagjinare . Ti je njesoj si likja mor mjeran....

      Përgjigjjuni
      1. A
        Artistë janë , s’ke ç’ju thua!

        Njëjt janë , bile dhe shokë e kolegé TENORË të pa aritëshem ARTISTË në fushën e tyre , njéri në interpretimin e HIMNIT , tjetri né interpretimin e kënges te BAFTJARIT e sidomos në ESTRADËN e të shtunës , të kénges “PER TY ATDHE “.

        Përgjigjjuni
      2. d
        dsa

        Ky kari me emerin Lul e mban veten internacionalist se per Shqiperine dhe shqiptaret te gjithe i dine bema ne grabitje, por nuk na tregon se keta "miq" pasi qeshin a e kane pyetur sa eshte ora ?

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkembi

          Meta mut muti eshte, por ti o Lulush ja kalon. Harrove qe e rri love drejtesine e pjerdhur te ketij vendi me nje report mjeku per dhimbje barku? Shume gjera i ke harruar ti Lyrash, por nuk i harron populli i cili pret me durim qe te Sheri besh nga barku e ti paraqitesh drejtesise.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkembi

            Ke te drejte, por edhe ti je nje mut me te. Nje performance keni.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje