Socialistët kanë qenë kundër kërkesës së Gazment Bardhit për të marrë në pyetje drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi për hijen e dyshimit që është shtuar mbi konkursin për magjistratët e rinj.
Deputeti Toni Gogu e kaloi me batutë ironike, e ndërsa Palrent Ndreca e cilësoi si një kërkesë anti-kushtetuese.
“Forca politike të cilës i përket Bardhi, sa zbardh dielli deri në muzg përpiqet të jetë e shqetësuar për punët e drejtësisë, sa perëndon dielli i marrin magjistratët me libër shpije”, tha Toni Gogu.
“Kërkohen shpjegime për një proces në një institucion të pavarur. Kemi të drejtë të thërrasim institucionet e pavarura por jo për këto procedura, ta lëmë sistemin të vetërregullohet”, u shpreh Ndreca.
Pas hijeve të dyshimit që janë ngritur për provimin e magjistratëve të rinj, Bardhi ka kërkuar që të thirret në Komisionin e Ligjeve, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi.
Ai tha se duhet bërë transparencë, se përse lista e fituesve nga 70 përfundoi me 140. Në fjalën e tij në Komision, Bardhi shtoi se në listën e fistuesve, ishin edhe patronazhistë të PS.
Më mirë patronazhin se sa vrasës si puna tuaj. Kujtoi o idiot ata që gjyku vrasjet e 97, kujto prokurorët dhe gjykatsit e tu për 21 janarin. Kujto o idiot vilën e Saliut, të Mulit, të Ilirit, të...., me sa qetësi i ndërtuan dhe tani me drejtësin e re nuk po i mbrojnë dotë po po vijnë vërdall si pordha nëpër brekë. Pra dhe ata 140 magjistarët e rinj do ecin me gjurmët e drejtësisë së re bile edhe më kosuguent. Ata do të gjykojnë edhe vrasjen e Bardhoshit në Elbasan.
O idiot ne kemi ushtarakët, gjyqtarët prokurorët të pa anshëm në ambjentet e punës po në shtëpi të bëj çfarë të doj e të jet me kë të doj. Ne nuk kemi popullin të papolitizuar. Edhe patronazhisti kavtë drejt të jet me kë ja do qejfi po në ambjentin e punës është i pa politizuar. Pse Shega jote është e papolitizuar???
qenke majmur mire o pastor .....ju vijne embel karriget e pushtetit.......derra majtas djathtas