Zëdhënësja për shtyp e PD, Mirela Karabina, shprehet se të gjithë e dinë se Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij janë të korruptuar, madje SPAK është krijuar pikërisht për shkak të korrupsionit të madh në vend, sepse në një vend pa korrupsion nuk do të ishte i nevojshëm.
Reagimi i plotë:
Ne nuk mund të presim të vijnë të tjerët dhe të na mbushin mendjen se Edi Rama është i korruptuar, bashkëpunëtorët e tij janë të lidhur me botën e nëndheshme të krimit dhe qeveria e tij është një ndër më të korruptuarat në Evropë. Ne i dimë të gjitha këto.
Ne e dime që SPAK-u është krijuar pikërisht për shkakun e korrupsionit të madh në vend, sepse në një vend pa korrupsion nuk do të ishte i nevojshëm. Kjo klasë politike 34-vjeçare jo vetëm që është thellësisht e korruptuar dhe punon në të kundërtën e interesit të njerëzve, por shihini se si kacavirren me thonj poshtë ballkonit të njëri-tjetrit apo i hedhin kamerdare shpëtimi të ngjashmëve të tyre sa herë që ndiejnë rrezikun nga drejtësia që i troket te porta.
Ndaj Partia Demokratike është e vendosur në mbështetjen e saj të pakushtëzuar ndaj SPAK-ut, nëpërmjet amendamenteve të saj për t’u votuar si një sinjal i parë që politika e ka seriozisht mbështetjen ndaj drejtësisë dhe si një amanet që në këtë betejë mes të korruptuarëve dhe njerëzve të vjedhur përditë nga korrupsioni i tyre, PD qëndron në anën e njerëzve.
Po moj zonje, por jeni ne anen e njerezve te cilesuar "non grata", te cilesuar nga USA dhe GB... pra beni lloqe Kavaje kot. Njerezit tashme e dijne edhe se Kush e luftoi krijimin e SPAK me te gjitha menyrat,dhe reformes ne drejtesi vazhdon ta quajeni Ramaforme...etj etj. Reforma u be per te hequr xhinxhonet nga drejtesia,qe ju i rifusni nga dritarja, ne politike si perfaqesuesit tuaj...!! Mire te paturpshem, por jene edhe te pa tru.
Mire e ke me komentet per SPAK-un, por nder te paret qe duhet te paraqitet ne SPAK eshte kryekari i juaj Lulushja e Pergjumur qe s’paraqitej ne gjykate dhe prokurori kur therritej per te dhen llogari per rrugen e kombit, 21 Janarin e parat e lobing-ut ne SHBA. Prandaj mos na ca tarraveren me keto zbulimet e fundit qe paskeni bo ju te PDhieres, apo nuk ju shkone pershtat te filloni nga vetja para se te kaloni tek tetjeret. Pai te Kent ber spastrimin ne rradhet e PDhieres pasaj mund te keni goje te flisni per te tjeret. Thuj Lulushes te paraqitet tek SPAK-u e pastaj beheni te besueshem.
E nderuar Mirela! Te korruptuarit kane vetem nji ngjyre? Apo?
Po moj plakushja Karabina kush e coi burrin tend Petrit Karabina ambasador ne Shtetin e Pakistanit , a mund te na e thoni publikisht ....??!!. Me plaka do e riktheni Demokracine ne Shqiperi.!
Po moj plakushja Karabina kush e coi burrin tend Petrit Karabina ambasador ne Shtetin e Pakistanit , a mund te na e thoni publikisht ....??!!. Me plaka do e riktheni Demokracine ne Shqiperi.!
Mirela! Korrupsioni nuk ka ngjyre! Edhe, edhe! Edhe i kuq edhe blu edhe i verdhe! Po ka diferencë na e thoni!