
Lulzim Basha nuk i ka votat e duhura për të propozuar ndryshime kushtetuese përmes të cilave do t’u plotësohej dëshira prokurorëve të SPAK që këmbëngulin ripërsëritje të mandatit.
Ndaj, në sugjerimet e grupit parlamentar të PD, Basha ka kërkuar ndryshime në ligj disi larg ambicies së SPAK duke kërkuar që në përfundim të mandatit të tyre nëntë vjeçar, prokurorët e SPAK të emërohet pa konkurrim në prokurorinë e përgjithshme dhe në prokurorinë e apelit
Në kërkesën e dorëzuar në 25 prill, Lulzim Basha propozon që ata të trajtohen në mënyrë të privilegjuar me të njëjtën pagë që paguhen aktualisht dhe me kërkesë të tyre të emërohen edhe kryeprokurorë rrethesh.
Por nuk është kjo pjesa e luanit që kërkojnë prokurorët e SPAK , që që nga dhjetori 2019 që ka hyrë në vitin e pestë të funksionimit
“Pse gjyqtarët dhe ne jo”, u shpreh Dumani në 4 prill.
Kjo megjithatë, nuk ishte një kërkesë e tyre. Propozimi tjetër që sugjeron ndryshime ligjore lidhet me shqetësimin që Altin Dumani raportoi para KLP jo vetëm për letërporositë, por edhe për njohjen e vendimeve penale të huaja nga gjykatat e rretheve, ndonëse bëhet fjalë për shtetas të dënuar jashtë vendit për grupe kriminale. Sikurse ka ndodhur kërkesa për ekstradimin e dy anëtarëve të një grupi kriminal të Call Center-ave, të kërkuar nga Spanja u shqyrtua nga gjykatat e zakonshme duke lënë jashtë gjykatën antikorrupsion dhe SPAK që po kryente hetime.
O karabush do te behesh i mire me propiziatorio idiote te tuat ?Po ku mer veshe ti more i peshtire nga drejtesia ,shko ne SPAK dhe behu i penduar per te keqiat qe i ke bere ketij vendi ,hajdut ,kriminel ,antishqiptar je .
Ik ore njeri i peshtire ik se nuk të shof dot. Flet ti se ç’far duhet per prokuroret. Ti, qe ja hodhe drejtesise me raport mjekesor. Hapu dhe të futet ky i pafytyre se të presim tek SPAK -u kushedi se kur i vjen rradha. SPAK -u me shpejtesin e breshkes.
Ore ky Basha ka kaq kohe qe hedh propozime te ndryshme por a e degjon njeri?? Po loqe mbeti ky i shkrete???Apo lere te thote ndonje perle se nuk ka si e shtyn diten. Ketkon protagonizem por kur se gjeti dot ne krye te partise do e gjej tani qe i ka humbur edhe vula???
Ore trap ! Pas 9 vjeteve mandat , ti do ti bèsh tè pèrjetèshèm ???? Me konkurim dhe pa privilegje , se deri tani kanè shkuar pèr peshk , por4 kanè zènè leshtè...
Po ky galloshja e sërbisë,paraziti,hajduti,produkti madein i shpellës Viçidol,pse e ha meraku kaq shumë,për drejtësinë?Si duke i paska rënë purtha e 21 janarit.