Gjekmarkaj si Argita: Lironi Berishën! Po mbahet në arrest për llogari të pushtetit

6 Prill 2024, 13:49Politika TEMA

Gjekmarkaj si Argita:  Lironi Berishën! Po mbahet në arrest për

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj gjatë takimit me mbështetësit në Berat tha opozita është e vetmja që mund të ndalë shkretimin e Shqipërisë.

“Bashkëbisedimi me ju është një kënaqësi dhe një shpresë më shumë në momentet ku gjithsecili duhet të marrë vendime të medha per veten, familjen, qytetin dhe vendin.

Nuk na lejohet të rrimë menjanë, nuk duhet të shfaqemi më inaktiv perballë zhvillimeve politike në vend! Indiferenca nuk është alet por armik i çdo aspirate.
Shqiperia nuk qeveriset por sundohet! Shqiperia prej 12 vitesh nuk administrohet por korruptohet dhe vidhet!
Prej 12 vitesh populli zvoglohet ndersa kasta e ushqyer me parane publike rritet.

Monizmi dhe pushteti absolut nese ne nuk reagojme nuk është më iluzion por realitet.
Pushtetet jane perqendruar në menyre piramidale vetm tek nje njeri dhe cka mbetet tek sherbetoret e tij ! Shikoni cfare ndodh me parane publike, skandalet me inceneratoret , vjedhje masive, sterilizimin , 200 milion euro ndersa pensionet e rrogat mbeten mizerabile.
Shikoni sagen e drejtorve qe e kane kthyer shtetin ne bahçen e tyre te veseve. Çfarë bejne ata, parate e investimeve publike i marrin toptan, sade, dhe bejne hotele, makina luksi, llogari bankare!
Ata e duan pushtetin vetem per kaq. Na thone na votoni qe t’ju vjedhim.
PD ka pergjeqesite e veta per të cilat reflekton vazhdimisht.
Ajo ka kaluar një periudhe të veshtire por epike. Sot ajo është me e fortë, më e bashkuar me e vendosur per ndryshim.
Ajo ka dale nga rrethimi dhe eshte ne sulm ne emer te shqiptarve e per ta!
Ne vitin 1990 Pd u shfaq me projektin e lirise e te themelimit, te pluralizmit, Shqiperia si gjithe Europa!
Ne vitin 1992 me shnderrimin e lirise ne demokraci, ne shtet te se drejtes, transformimin e ekonomise socialiste ne ekonomi tregu, hapat e pare ne institucione europiane!
Ne vitin 2005 u rikthye me duar te pastra, ristabilizoi shtetin, shkaterroi bandat, ndertoi infrastukturen moderne, realizoi arritjet histotike futi Shqiperine ne Nato, Shqiperine e levizjes se lire pa viza, viziten e Presidentit Bush, marrveshjen e asocim stabilizimit me BE , rritjen e rrogave per shume kategori!

Po i kujtoj keto per tu thene demokratve e qytetarve se te jesh me Partine Demokratike eshte krenari e pergjeqsi sepse ajo gjithmone e ka nje projekt ne te mire te Shqiperise dhe qytetarve te saj !

Pd ka politikane, ka profesionist ka elita, ka njerez te ndershem te cilat mund ta kthjejne vendin ne shinat e normalitetit, mund ti largoje hajdutet nga qeveria dhe administrata , mund ti kthejne shqiptaret te jetojne me dinjitet ne shtepite e tyre!
PD Mund ta ndale shkretimin e Shqiperise dhe transformimin e demokracise ne atokraci.
Kembana e alarmit ka rënë ! Lideri i Opozites , themeluesi i pluralizmit pa akuze, pa hetim, mbahet ne arrest per llogari te pushtetit!
Persedyti ne keto 34 vjet fati po e sjell qe liria e nje shoqerie te rezonoje me emrin e Sali Berishes.

Shikojeni Qeverine e Edi Rames shihni mistrat e tij me portofol a nuk ju fyejne inteligjencen me paturpesine e tyre, a nuk ju shqetesojne me paaftesine, a nuk ju zemerojne me oreksin qe kane, a nuk jo lodhin me servilizmin e skajshem?
Nuk vine ne parlament, nuk flasin, fshihen , kan frike, mendojne se do harrojme!

Te gjithe ne, shoqeria jone duhet te marre pergjeqsi , nderin e te qenit opozitar ne kohe te veshtira duhet ta shnderrojme ne energji per fitore, ne perpjekje qe te jene sa me te pakte ata qe bien ne fajin e votes per Edi Ramen dhe qeverine e tij kumbare skandalesh!

12 Komente

  1. Z
    Z. GJEKMARKAJ, NDIHMONI PENSIOPNISTET.

    Zoti Gjekmarkaj ! Merruni edhe me ne pensionistet . 2023 krijoi nje sufiçit prej 72 milion lekesh ne sigurimet shoqerore, sepse s’ju dha pension i plote atyre qe dolen vjet ne pension . Kete fond e morri padrejtesisht qeveria, e çoi ku … ajo e di . Duhet tja linte buchetit te pensioneve . Nuk del te mbi jetojme o burr .

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juristi

      Hajde mashtrus, hajde.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokrati i vërte

        Bravo Gjinmarkaj me fjalimin lapidare përpara mijëra e mijëra demokratëve ku nga numërimi i madhë ku nuk nuk kishe mundësi as të pirdhje se të qelpëte era që të dilte nga prapanica pa le pastaj ajo qelbësira që të dilte nga goja duke treguar karakterin tënd prej super servili që për një çilç karrige je i gatshëm ti shesë dhe nënën edhe babënĺ po edhe gruan megjithë fëmilë

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkembi

          Mire e ka. Ose ta gjykojne e denojne, ose ta lirojne. C’eshte kjo drejtesi qe as te qi, as te leshon?

          Përgjigjjuni
          1. K
            Ky anl- ist i pamvarur si Grida Duma

            Haaaa ky eshte e konkuren e me Bardhen ....

            Përgjigjjuni
            1. M
              M

              U doli gon mortadela

              Përgjigjjuni
              1. U
                Ushtari.

                Po mire o gjek ben mire te thuash e te dalesh si burre se po shkoj une ne vend te doktorit e lirojeni ate.O gjek mos u tallni me doktorin e mos kujtoni se duke uleritur keshtu do merni me te mire doktorin qe tju vere ne krye te listave per 2025.Po ca kujton ti i gjek se ka harruar doktori ca ke thene ti me perpara.A mos e di si vetja ti ate.Hajde leshko hajde se per lesh ke ikur e per lesh do vesh.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Ne esfel do ju dergoje sali beu

                  Gjeka, kryetar i foltores e meriton, dhe mot ne zgjedhje nuk merr asnje deputet. Rrangalla me xhel e kollaro nga fshati i tij nuk jane hajer per atdheun. Saliu do ja fute Ketij berllogu edhe gaz bardhoshes.

                  Përgjigjjuni
                  1. r
                    robi

                    A mor Gjekmut sa i peshtire je o servil i felliqur. Po ben thirje per perbindeshin e vicidolit qe te marresh nje vend ne listen e deputeteve, por ske per te hyre ne parlament l mjekercjap qe te vjen era cjap 4 m larg.

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      robi

                      A mor Gjekmut sa i peshtire je o servil i felliqur. Po ben thirje per perbindeshin e vicidolit qe te marresh nje vend ne listen e deputeteve, por ske per te hyre ne parlament l mjekercjap qe te vjen era cjap 4 m larg.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Piloti

                        E thanun thjeshte je nje OTURAK I SHPUAR

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje