Gjekmarkaj takim me kryebashkiakun e Selanikut: Emigrantët shqiptarë të shërbehen pa pengesa

13 Shkurt 2023, 11:54Politika TEMA

Gjekmarkaj takim me kryebashkiakun e Selanikut: Emigrantët shqiptarë

Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj në një vizitë të zhvilluar në Bashkinë e Selanikut, ka kërkuar nga kryetari i saj që Greqia të lehtëzojë për emigrantët shqiptarë marrjen e shërbimeve administrative, apo edhe t’u njihet çdo kontribut në jetën ekonomike, sociale e kulturore.

Në një postim në rrjetet sociale, në lidhje me takimin që ka pasur me kryebashkiakun e Selanikut Kostantinos Zervas, Gjekmarkaj thotë se ka nënvizuar që “vendosja e një linjeje ajrore Selanik- Tiranë do të mundesonte rritjen e shkembimeve turistike e ekonomike”.

“Po ashtu sipas modelit italian i kerkova vendosjen e një interlekutori a mediatori kulturor shqipëtar në institucionet e qytetit dhe zones do të ishte një tjeter hap lehtesues per orientimin legal të emigrantëve. Integrimi, mundja e çdo paragjykimi e keqgjykimi, përsosja e marrëdhënieve janë i vetmi proces i natyrshem, i vetmi shteg bashkëpunimi që duhet marrë në konsideratë nga dy shoqeritë tona”, shkruan Gjekmarkaj.

Postimi i plotë:

Një pritje miqesore në Bashkinë e Selanikut një qytet me lidhje të gjithëanshme e historike me vendin tonë.

Me Kostantinos Zervas Kryetar i Bashkisë se Selanikut biseduam për shumë tema me interes të perbashket.

Gjeta tek Zervas një bashkëbisedues të vemendshem e mendje hapur për të lehtesuar sa më shumë e shpejt integrimin e shqiptarëve të shumtë që jetojnë e punojnë në shtetin mik grek.

Integrimi, mundja e çdo paragjykimi e keqgjykimi, përsosja e marrëdhënieve janë i vetmi proces i natyrshem, i vetmi shteg bashkëpunimi që duhet marrë në konsideratë nga dy shoqeritë tona. Të qenit gjitonë duhet konsideruar fat dhe asnjherë shkendijë konflikti.

I kerkova Kryetarit Zervas të gjinden mekanizma që emigrantet shqiptare në këtë zonë të sherbehen pa pengesa në zyrat administrative, t’u njihet çdo kontribut në jetën ekonomike, sociale e kulturore si realitet i natyrshem i ketij qyteti.

Shumë prej qytetarve tanë në Selanik janë edhe nënshtetas grekë si të tillë edhe votues.

Vendosja e një linjeje ajrore Selanik- Tiranë do të mundesonte rritjen e shkembimeve turistike e ekonomike. Po ashtu sipas modelit italian i kerkova vendosjen e një interlekutori a mediatori kulturor shqipëtar në institucionet e qytetit dhe zones do të ishte një tjeter hap lehtesues per orientimin legal të emigrantëve.

Kryetari Zervas u shpreh që ështe gjithmonë i gatshem e mikëprites për problemet e komunitetit shqiptar shënjë e dhënë edhe me dy binjakezime perkatesisht me Korçen dhe Durresin.

Duke i uruar suksese të metejshme e ftova të vizitojë Parlamentin e Shqipërisë në çdo rast të pershtatshem për të!

2 Komente

  1. P
    Patrioti Verior

    Po ky shpellari tropojanë Gjekmuti, çfarë kërkon atje? Në emër të kujt flet ai për shqiptarët? Prandaj na urren Europa ne, se kemi të ashtuquajtur përfaqësues të tillë, shpellar.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pal Melyshi

      Shpellari i Saliut Gjokmuti flet ne emer te Saliut te Vicidolit per politiken ebjashteme te Ballkanit Prendimore . Si jae pa turp keta shpellare, kush e ka csktuar..kete Malok qe vjen verdalle turp turp..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje