VIDEO/ Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Të kujtohet kur the ‘ma fute’ për Xhejms Trafikantin, mos mbaj shpresa kot

27 Shkurt 2025, 10:58Politika TEMA
VIDEO/ Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Të kujtohet kur the

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri replikoi me kreun e PD-së, Sali Berisha në Kuvend.

Teksa Berisha deklaroi se Damian Gjiknuri duhet të bëhej i penduar për çështjen e McGonigal, deputeti socialist, i kujtoi historinë e Xhejms Trafikant.

“Sali me ty nuk ia vlen të bësh debate të vjetra. Ta kam thënë aty jashtë “të kujtohet Xhejms Trafikani?

Po the, ma fute. Ti je shqetësuar për negociatat që ke bërë përmes përfaqësuesit tënd.

Mos mbaj shpresa te gjera që nuk ke siguri.

Ti mbase je i shqetësuar për negociatat jo të mira që ke bërë me mua nëpërmjet përfaqësuesit tënd, këtë nuk di ta them.

Dhe nuk ia vlen të përdoresh këtë tribunë për të sajuar akuza të tilla se thashë, kompleksi i Xhejms Trafikantit do të përsëritet për herë të dytë”, replikoi Gjiknuri me Berishën.

Berisha përsëriti sot se sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjell Agaçi, është arratisur nga vendi.

Në një fjalim të mbajtur në Parlament, ai se “Rama nuk vjen dot këtu për dy arsye. Së pari, ku është sekretari juaj i përgjithshëm? A keni përgjegjësi para qytetarëve kur sekretari i përgjithshëm ia mbath dhe ju mashtroni dhe thoni se është në spital. Madje thatë edhe se është në intubim. Arratinë do ndiqni të gjithë? Laptopi i tij është në prokurori. Thirreni më mirë të vijë se sa t’ju nxjerrë juve një nga një”.

Berisha iu referua edhe dosjes McGonigal, ku iu drejtua Damian Gjiknurit të bëhet dëshmitar në këtë çështje.

“Damian shko ku të duash, edhe në malin Atos, dëshmitar do thirresh për Edi Ramën. Nuk ke ku të shkosh pa u thirrur. Është akti më flagrant, i korrupsionit. I ka dhënë 225 mijë dollarë nga zyra e tij. Ato nuk ia ke dhënë ti. Nuk e them këtë. Por ti ke dijeni të plotë. Dëshmitarin e ke të sigurt, më mire bëhu ‘pentito’. Prisni kur t’i bjerë tavolinës me kokë tani, jo më me grusht”, tha më tej Berisha.

Teksa në Kuvend diskutohej akti normativ për zgjatjen e afateve të letërnjoftimeve për emigrantët deri në fund të majit, kreu i PD-së, tha se kjo i diskriminon qytetarët.

“Nëse u lëmë 5 ditë afat për tu regjistruar, ky është akt qesharak që do damkosë këtë maxhorancë. Nëse miratojmë këtë akt sot, të shtyjmë edhe 10 ditë më shumë mundësinë e regjistrimit të tyre.

Ju propozoni një akt që i diskriminon shqiptarët. Nëse e zgjasni afatin për shqiptarët që janë jashtë, duhet të jetë i vlefshëm për shqiptarët që janë brenda vendit. Gjë në botë në 11 maj nuk do tu shpëtojë. Po u vjen fundi nga njeriu që nuk guxon të shkelë më në Parlament. Ai është bërë i shkallmuar me një gjuhë që meriton çdo epitet”, deklaroi Berisha.

10 Komente

  1. K
    Kolegu i SPAK -ut

    Me tha i thashë ka qen njoni ke lagjia që i tha atij se kur ma pe tu bo cicin mas pallatit e vk harlliqe të tilla merren me nder politikanët shqiptarë. Çuditërisht PS -ja ka nevojë për Berishën se e ka si gogol dhe bashkëpunëtor si Kodi zgjedhor listat e mbyllura

    Përgjigjjuni
    1. L
      Li

      O qelbesirë tu dogj barku per shqiptaret. Ti i ke vrar i ke djegur dhe akoma nuk i ke kerkuar falje. Vetem vdekja i vjen hakut ketij qeni se SPAK ka mbushur breket qe kur ky mizerje i nxori foton e gruas ne tv.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pu pu pu gagacit i erdhi goja

        E gjeti ate thesin me leke we i vodhen nga shtepia e mamase pas " Zerit te Popullit"? Apo i zevendesoi???

        Përgjigjjuni
        1. N
          Neron

          Spakun e beri Skap te vetin kjo bisha dhe tash sorrollatet sikur ska be asgje dhe sulmon te tjeret.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zaza

            Damiani ortaku maltezit te perla Saliu vjedh ne te gjithe krahet damiano lepihet

            Përgjigjjuni
            1. U
              Ushtari.

              Nje pyetje kam per Spak- un.Ku e gjejevte drejten cdo prokror ne spak qe cdo material me rendesi apo pa rendesi del ne treg te lire si tregu " pazari i Roskovecit" thuhej me perpara .E ca hetimi presim pastaj nga keta lloj prokuroresh.Kjo tregon se keta prokurore o jane me ngjolle te madhe o shiten per pese pare per keto info.I takon drejtuesit te keti institucioni qe prok te tille te vihen ne bangen e te akuzuareve ta pastroje strukturen sa me shpejte.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nua rroku

                Me pelqen ky Gjiknuri gjithnje tall karin me matufin plak qe i kane bolet tek kembet

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Petrit

                  Je i madh fisnik zoti Gjiknuri!

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Noci

                    Ai problemi i 225 mije dollarëve eshte mbyllur nga Gjykata amerikane,se eshte pranuar nga Neza qe ja ka dhene,kurse Gonigal nuk ka raportuar ne FBI.Rama nuk eshte permendur fare.34 vjet qe akuzon te gjithe dhe asnje nuk i ka dale e vertete

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Ermir

                      Damiaaaan! Je i regjistruar duke festuar me hajdutet e votave. Berisha te tha qe do te therrase SPAKu, por te genjeu per arsyen e thirrjes. Do thirresh per vjedhjen e votave, te cilen e quaje "termet, termet". Tani do e shohesh termetin! ????????????

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje