Petro Koçi: Në mitingjet e Berishës edhe individë që janë dënuar për dhunimin e simboleve kombëtare, të kalojmë projektligjin kundër këtyre personave

27 Shkurt 2025, 10:34Politika TEMA
Petro Koçi: Në mitingjet e Berishës edhe individë që

Deputeti socialist Petro Koçi foli menjëherë pas kreut të PD-së Sali Berisha, tekas tha se është i nevojshëm një ligj për dekriminalizimin, duke theksuar se nuk mund të pranohen individë dhe organizata që cenojnë sigurinë dhe simbolet kombëtare.

Ai ka rikujtuar mitingun e organizuar nga PD-ja në Athinë, ku ishte i pranishëm edhe një person i dënuar për dhunimin e simboleve kombëtare, siç ishte Mondi Kolila, duke kërkuar kalimin e projektligjit që ka propozuar.

“Kam propozuar një ligj për dekriminalizimin. Ne nuk mund të pranojmë organizata dhe shtetas që cenojnë sigurinë dhe që kanë cenuar simbolet. Interesi kombëtar është mbi të gjitha interesat personale, kombi mbi të gjitha, flamuri mbi të gjitha.

Këtë projektligj e kam propozuar që edhe parti politike të caktuara, që kanë mbetur keq nga këta individë, të shpëtojnë prej tyre.

Sepse janë bërë mitingje në Athinë (i referohet atij të Berishës në fundjavën e kaluar në Greqi), ku kanë marrë pjesë edhe individë të dënuar për dhunim të simboleve kombëtare (prezenca e Mondi Kolilas), ndaj ta kalojmë këtë projektligj”, u shpreh Koçi.

 

1 Komente

  1. K
    Kolegu i SPAK -ut

    I dhimbsen Petros simbolet kombëtare patriot i madh është Edhe listat e hapura që deputetët ti votojë populli direkt janë rrezik kombëtar sipas Petro patriotit . Nuk duhet të zgjedhë populli ato i emëron Saliu dhe Rama

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje